LIVE UPDATES
Politike

Prençi sulmon Manjën: O i degjeneruar, shkatërrove familjen e shefit të policisë, ke frikë të shkosh në shtëpi

22 Qershor 2019, 06:49 Nga DOSJA
Prençi sulmon Manjën: O i degjeneruar, shkatërrove familjen e

Tiranë- Ish-drejtuesi i lartë i Policinë së Shtetit Shemsi Prençi kanë reaguar ashpër ndaj deputetit socialist Ulsi Manjës.  Ai shprehet ndaj deputetit se është është mashtrues dhe ordiner dhe përmend edhe përgjimet e “Bild”.

Teksa e quan të degjeneruar Shemsi shprehet ndaj Manjës se ka futur në kurth kreun e komisariatit të Dibrës Robert Agën, të cilit më pas i është shkatërruar jeta dhe familja.

“E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik droge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin)”, shkruan mes të tjerave Prençi.

Ai thekson më tej se ish-deputeti ka nuk guxon të shkojë në shtëpinë e tij dhe se ka treguar që është jurist i dobët.

“Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde. E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.”, shprehet ish-drejtuesi i policisë. 

Reagimi i plotë i Shemsi Prençit:

Shumë i degjeneruari Ulsi ! Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e verteta vonon por nuk harron!

Në fakt ashtu ndodhi. .

Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” Gjerman Bild tregoj publikisht surratin ( se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë.

Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilose tek lideri duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde.

Po po Ulsi , të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agen, duke i thënë se : “e kishe për poste më të larta” e duke ia kaluar topin Xhemalit.

E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik droge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin).

Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim ,pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordiner.

Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibres, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar koopetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.

Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë…….! ( mirë ti bëhet).

Tani me Dibren ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpuren atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershem në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).

Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde.

Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furres” ku do piqje Presidentin e Republikes?!

E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.

Turp, turp, turp. Pra nuk je gjë tjeter vetem se një trap mashtrues ordiner. Suksese në jetë!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike prenci sulmon manjën shemsi prenci ulsi manja prenci sulmon manjën shemsi prenci ulsi manja

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit