LIVE UPDATES
Aktualitet

Prej 5 vitesh punonte si pompist/ Infermieri Qazim që shkoi për ndihmë në Itali, tani punon në ambulancë fshati. Ministria

21 Korrik 2020, 14:21 Nga DOSJA
Prej 5 vitesh punonte si pompist/ Infermieri Qazim që shkoi për

A ju kujtohet Qazim Ismaili, i cili prej 5 vitesh punonte si pompist në një karburant, pranë shtëpisë së tij në Vorë, por që u pranua si vullnetar nga qeveria shqiptare, për të ndihmuar në vijën e parë mjekët dhe infermierët italianë, atëherë kur spitalet ishin dëng me pacientë në fund të muajit mars në Itali?

Ai ishte licencuar për infermier në vitin 2017, por nuk mundi ta ushtrojë profesionin.
Ismaili është baba i tre fëmijëve. Ai iu bashkua stafit të vullnetarëve prej 30 mjekësh e infermierësh dhe u shoqërua në Rinas, nga vetë kryeministri Rama, me një fjalim prekës për popullin italian.

Megjithëse u duk groteske, sesi dërgohet infermier një njeri që nuk ka punuar si i tillë, Qazimi shkoi në Itali dhe ndihmoi mjekët italianë për të përballuar pandeminë e egër në veri të fqinjëve. Paçka të gjithave, çfarë u tha e qesëndisën, besoj se të gjithë e keni menduar se pas kthimit ai dhe infermierët e tjerë do ishin një ndihmë e madhe dhe për shkak të përvojës së fituar, për mjekët shqiptarë në vijën e parë të frontit në Shqipëri.

Po a e dini se ku është Qazim Ismaili sot? Gazeta “Si” ka siguruar foto ekskluzive të tij duke punuar, jo në vijën e parë, (për qëllimin me të cilën edhe duhej të ishte dërguar në Itali), por në një fshat, në qendrën Shëndetësore Prezë, ambulanca Afmetaq.

Ai do të punojë aty si zëvendësinfermier deri në tetor 2020.

Tani që rastet me të infektuar janë shumëfishuar, edhe vdekjet gjithashtu, u hapën sërish spitalet COVID. Më shumë pacientë priten dhe më shumë mjekë, infermierë dhe personel ndihmës kërkohet. Ne e kemi pyetur posaçërisht Ministrinë e Shëndetësisë a janë futur në veprim infermierët e ardhur nga Italia, por si gjithnjë asnjë përgjigje megjithëse flitet për strategji që përfshinë jo vetëm mjete, por edhe personel.

… Sot Shqipëria nuk është në të njëjtën situatë si Italia në fund të muajit mars, por gjendja duket tepër serioze.

Qeveria po diskuton të hapë edhe dy spitale të tjera Covid-19, ndërsa nevoja për kapacitetet mjekësore nuk po plotësohet me të njëjtin ritëm…

… Deri para nisjes për Itali, Qazim Ismaili ishte një nga 6000 infermierët e papunë, një shifër që nisur nga rasti i tij, u detyrua ta japë publikisht në media Blerina Duka, Presidente e Urdhrit të Infermierit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se do të hapë dy spitale të reja për shkak të situatës serioze në vend nga pandemia, por ajo nuk jep përgjigje se a është gati (përpos aparaturave të fundit) edhe me staf mjekësor për të përballuar këtë krizë?

A ka Ministria e Shëndetësisë sot një plan konkret për kapacitetin mjekësor që duhet shtuar? A po bën ajo trajnime në staf? Ku janë infermierët që shkuan në Itali për të marrë eksperiencë, apo kanë përfunduar si Qazim Ismaili nëpër cepa komunash? Por për rikuperimin e stafeve mjekësore (kryesisht ata tek Infektivi që punojnë pa orar) nga lodhja dhe stresi?

E pyetur nga gazeta “Si” për të gjitha sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë përgjigje. Ministria e Shëndetësisë nuk ka përgjigje as për ata mijëra infermierë të papunë se pse nuk i vë në punë tani kur duhet? Ajo nuk ka asnjë përgjigje as për stafin që po shtrydhet tek Infektivi, me personel të shndërruar në një gjendje jonatyrale, dendur me serume rreth e qark e njerëz të sëmurë, duke u përpjekur të mos infektojnë mendjen.
Sot stafi mjekësor i vijës së parë kundër Covid-19 nuk ka më as hapësirën fizike për të qenë mendësisht i lirë.

Pse? Sepse situata është e ngarkuar. Sepse nuk ka përgjigje se kush duhet t’i zëvendësojë.
Sepse autoritetet, ose ata që janë caktuar për këtë punë, nuk po angazhohen (me aq sa duket publikisht) as për ata që i çuan me aq bujë të madhe për t’i kualifikuar në Itali në kulmin e pandemisë. Sepse nuk kanë nevojë më as për Qazim Ismailin.

Por nuk shkohet në këtë situatë me lexime raportesh të përkthyera në Google, apo me deklarata sporadike ekspertësh se çfarë thonë sot nuk thonë nesër…

“Askush nuk fiton dot e vetme. Sot jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne”, ishte kjo fjala e Ramës para mjekëve në fund të muajit mars.

As Shqipëria nuk fiton dot e vetme, mesa duket ajo ka nevojë tani edhe për Qazimin… të paktën ai ka parë vetë se çdo të thotë pandemi COVID-i, më shumë se çdokush tjetër.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi qazim ismaili koronavirusi ne shqiperi qazim ismaili


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj