"Mollët e kalbura nuk do përcaktojnë komunitetin tonë"/ Rama për BBC: Deklaratat e Braverman për shqiptarët j...
Aktualitet
Precizion maksimal! Vrasës me pagesë ekzekutuan Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin
14 Nëntor 2021, 08:34Nga DOSJA
TIRANË- Janë dashur 6 persona që të heqin “qafe” Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin! Hetuesit e çështjes, të cilët kanë nisur nga puna për të zbardhur atentatin e djeshëm në Astir, janë të bindur se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëorganizuar deri në detaje. Pasi kishin pritur momentin që Mihasi të kthehej në Shqipëri, autorët ishin vënë në ndjekje të tij gjatë lëvizjeve në Tiranë.
Në një nga pikat më të afërta për të dalë nga kryeqyteti, ata kanë zbrazur armët e tyre mbi mjetin “Audi”. E është pikërisht precizioni ai që i tradhëton, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dorë të stërvitur, pra një grup vrasësish me pagesë. Paraprakisht brenda mjetit të bardhë të djegur në Thumanë, mendohet se kanë qenë të paktën 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar. Ndërsa në Thumanë, të tjerë i kanë vënë flakën makinës së përdorur për krimin, e kanë larguar shokët nga vendi i ngjarjes, për t’i shpëtuar gjurmëve të Policisë. Deri më tanj janë shoqëruar 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.
Armët e gjetura në mjet gjithashtu ishin pa asnjë të dhënë të vlefshme, pasi numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që për shkak të zjarrit ato janë shkrumbuar tërësisht. Megjithatë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i bëhet edhe eksperiza. E gjithë ngjarja pritet që të zbardhet nga kamerat e sigurisë, të cilat mund të kenë kapur ndonjë detaj nga autorët.
TIRANË– Erigers Mihasi është një nga dy viktimat e atentatit të djeshëm në zonën e Astirit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit “Audi”, ku i ndjer...
TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar nga atentati në Astir, ku mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Dy të rinjtë u qëlluan dje me armë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë, duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për të ulur korru...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhj...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas SHMU, në të gjithë zonën e Mesdheut do t...
ELBASAN– Policia e Shtetit ka ngritur postoblloqe në disa qytete të vendit, menjëherë pas vrasjes së dyfishtë në Astir të Erigers Mihasit e Armando Dumani...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri orët e fundit janë regjistruar tre viktima dhe 587 të infektuar nga Covid-19. Ndërkohë iu ka bërë ...