LIVE UPDATES
Editorial

Prangat e pushtetit

21 Dhjetor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Prangat e pushtetit

Dikur një i afërmi im P. Kavo me profesion mësues, u arrestua pasi u shpreh se ishte e padrejtë që fshatarët (kooperativistët) edhe pse e prodhonin vetë grurin, ishin të privuar dhe duhet të hanin vetëm bukë misri, ndërsa qytetarët ishin të privilegjuar dhe konsumonin bukë gruri.

Megjithë shfajsimet e Petros, gjyqtari e dënoi me tetë vite burg pasi sipas tij ishte e pafalshme për një mësues të stimulonte “armiqësinë” midis fshatarësisë kooperativiste dhe klasës punëtore. Por edhe i shkreti Petro që bëri tetë vite burg për një fjalë goje, u tmerrua kur pa që artistë e intelektualë u tërhoqën zvarrë dhe u dhunuan në stacionet policore pasi po stimulonin “armiqësinë” ndërmjet policisë dhe publikut, duke filmuar e pastaj shpërndarë në rrjetet sociale “zdrugimin” që policia jonë shembullore i’u bën qytetarëve.

Sociologu Ergys Mërtiri dhe arkitekti Astrit Seranaj provuan arrestimin e dhunshëm vetëm se po filmonin dhunën policore, ndërsa për koreografin Donald Martini meqënëse përdor shumë këmbët në artin e tij të kërcimit, Policia i’u përgjigj po me këmbë duke demostruar artin e karatesë. Pyetja që lind teksa shohim këto veprime tejet të dhunshme madje dhe të dënueshme penalisht është: Ku e gjejnë kurajon këta halabak me uniforma policie të ushtrojnë dhunë? Ku e gjen kurajon një inspektor krimesh që për dhunën e ushtruar brenda ambienteve të komisariatit të gënjejë duke thënë që janë plagë të shkaktuara më parë? Përgjigja nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Deri më sot kemi një armatë të dënuarish për tubime të paligjshme, por jo policë që dhunojnë qytetarët, artistët që mbrojnë teatrin, apo edhe gazetarë që arrestohen sikundër ishte edhe rasti i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë. Trimërimi i policëve dhunues vjen nga filozofia e dhunës që predikojnë te ata shefat e tyre e deri tek kryepolici Ardi Veliu, e madje edhe K/ministri Rama. Kryepolici Veliu e “hëngri turpin me bukë” kur mbronte dhunën e policisë me një viedeo filmash, ndërsa K/ministri “sade” kur u kërkonte policëve që pas pune të hiqnin kapelet dhe të mblidhnin vota për Partinë Socialiste. Kushtrimin e të parëve e dëgjoi edhe Robert Aga ish shef i Komisaritit të Dibrës, që në përgjime dëgjohet se kërkon poste të rëndësishme në këmbim të mbështetjes për partinë. Në këtë rast nuk po bëhej ndonjë qamet i madh, pasi vetë K/ministri tha se të gjithë ata që nuk votojnë PS-në janë dele. Këtë të dhënë duhet ta ketë parasysh Ministria e Bujqësisë që kur të përpilojë statistikat, numrit të përgjithshëm të të imtave t’i shtojë edhe 500 mijë delet e popullit opozitar.

Vetëm se edhe delet kur ndjejnë rrezik, mbidhen bashkë dhe ndonjëherë godasin edhe me brirë. Prandaj mos t’i lemë të na shumohen, se video- bërësit janë edhe më keq se brirët e opozitës. Britmat e shoqërisë civile dhe popullit opozitar nga dhuna policore, nuk dëgjohen deri në olimpin qeverisës. Por çudia më e madhe është se nuk po dëgjohen as kur vijnë nga Komisioneria e KE-së për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç!

Kryeministri apo Odiseu ynë, është tepër i angazhuar për ta drejtuar anijen qeverisëse drejt gjirit të BE-së dhe ka zënë veshët me dyll për mos dëgjuar sirenat opozitare që e “joshin” për ta braktisur atë, me qëllim që t’i vënë vendin e kapitenit. Vetëm se dhuna e verbër policore si ajo që la vraga në portretin e Donald Martinit, apo prangat në duart e gazetarit Qamil Xhani teksa filmonte violencën policore, me siguri do t’ia prishin drejtimin busullës dhe ndërsa presim të mbrijmë në brigjet e Europës do shohim brigjet e Algjerisë nga ku K/ministri postoi edhe videon e famshme të dajakut të “policisë spanjolle”mbi qytetarët që thyenin orën policore!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini editorial ilir gjini ilir gjini editorial

Sondazh

Poll
Editorial 20 Dhjetor 2020, 09:28

Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, mad...

Editorial 19 Dhjetor 2020, 08:26

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Kës...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 19:03

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 11:16

Protestat që trembin!

Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga Policia tronditën të gjitha palët në skenën publike shqiptare.Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. T...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:28

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë! Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin ...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 Dhjetor 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet