LIVE UPDATES
Editorial

Për kë bien këto këmbana?!

20 Dhjetor 2020, 09:28 Nga DOSJA
Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, madje dhe i publikojnë ato ndërkombëtarisht, dhe pasi i kryejnë përfundojnë duke t’i imponuar ato si një agjendë politike.

Kjo është një strategji e qeverive për të paraqitur krimet shumëngjyrëshe si ngjarje politike, me qëllimin e vetëm që të mbeten në pushtet për një kohë të pacaktuar pa u ndëshkuar.

Ky është rasti i veprës kriminale që ne thjesht e quajmë “zgjedhje parlamentare”.
Unë këmbëngul që tek ne nuk ka zgjedhje, janë thjesht votime në të cilat qytetari është i detyruar të votojë, por nuk mund të zgjedhë. Qytetari voton, por nuk zgjedh. Politikanët na shkelin duke na shfuqizuar vullnetin, i cili zëvendësohet dhe/ose manipulohet përmes mashtrimeve, falsifikimeve dhe krimeve që shkatërrojnë të drejtën universale të votimit, barazinë e njerëzve, dhe në këtë mënyrë i bëjnë zgjedhjet “të lira dhe të ndershme” të pamundura.

Partitë politike e kanë bërë manipulimin e zgjedhjeve përmes krimit, një nga elementët e tyre themelorë.

Qeveritë tona gjithmonë janë vendosur në konceptin e “diktaturës elektorale”, të cilën po e përkufizoj si regjim që me forcë ose dhunë përqendron të gjithë pushtetin politik në një person apo grup, i cili shtyp të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, që përdor zgjedhjet si një mjet simulimi dhe propagande për të qëndruar në pushtet për një kohë të pacaktuar.

Qeveritë tona përdorin “mashtrimin sistematik” të cilin sa herë iu intereson e fusin edhe në kushtetutë duke e ndërruar Ligjin themelor më shpesh ne ndërrimi i çarçafëve në një resort me pesë yje, apo e përligjin me ligje dhe kode famëkeqe për të shtrembëruar të drejtën univerale, votimin, dhe për ta bërë atë të zhduket ndërsa ata shuajnë barazinë e qytetarëve dhe manipulojnë ligjet për të ndërtuar shumicë absolute me pakica të falsifikuara.

Qeveritë përdorin “mashtrimin faktik” ose, në fakt, detyrojnë qytetarët të votojnë duke i kërcënuar me vendin e punës, me presion mbi urinë dhe nevojat jetike, me përdorim të dhunës, me manipulim teknologjik të rezultateve, me bashkëpunim të “kundërshtarëve funksionalë”, me mosekzistencën e autoriteteve të paanshme, me falsifikimin e listave zgjedhore dhe shumë e shumë të tjera.

Pas vendimit për dosjen 184 gjithmonë e më shumë po përjetojmë faktin se qeveritë tona në më shumë se 30 vjet pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndërkohë që bëjnë ndalime të paligjshme njerëzish të thjeshtë që protestojnë por nuk dënojnë kriminelin që na deformon votën. Tek ne mosndëshkimi po bëhet normal, paçka se në vetëdijen tonë si popull kjo na gjeneron indinjatë, pasiguri, frustrim dhe impotencë se jemi duke jetuar në një “gjendje të pambrojtjes” e cila përsëritet e përsëritet pa u ndalur.

Përballë krimeve periodike që qeveritë tona i quajnë “zgjedhje”, ne populli jemi të pambrojtur.

Gjendja e pambrojtjes është situata në të cilën vendoset personi i cili pengohet ose kufizohet padrejtësisht të mbrojë të drejtën e tij dhe pasoja është “pavlefshmëria e veprimit”.

Jurisprudenca (le ta konfirmojnë jursitët) përcakton se në shtetin e pambrojtur qytetari është i pambrojtur ose i pafuqishëm, domethënë pa mjete fizike ose ligjore të mbrojtjes ose me mjete të pamjaftueshme për t’i rezistuar ose për ta sprapsur agresionin, shkeljen e së drejtës së tyre themelore.

Këmbana 184 ra, po për kë bien vallë këto këmbana!?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 19 Dhjetor 2020, 08:26

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rreth shtatë vjet që negociojnë për një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Tani pak para përfundimit të Presidencës së Kës...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 19:03

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

Editorial 18 Dhjetor 2020, 11:16

Protestat që trembin!

Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga Policia tronditën të gjitha palët në skenën publike shqiptare.Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. T...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:28

Ne jemi ekspertë të mbërritjes me vonesë

Ne shqipëtarët jemi ekspertë tëmbërritjes me vonesë! Po po mos u çudisni, është pikërisht kështu.Ne gjithmonë e kemi një justifikim në lidhje me zakonin ...

Editorial 16 Dhjetor 2020, 14:18

Kulaçi dhe kërbaçi

Kulaçi dhe kërbaçi, janë dy  nga format me të cilat  qeveria Rama konsolidoi dhe pas tetë vitesh kërkon që ta mbajë pushtetin.Thërmija për të vobe...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:32

Përse duhet të bindemi?

Pse duhet të bindemi? Ku qëndron legjitimiteti i pushtetit? Cili është kufiri i qytetarisë dhe ku fillon nënshtrimi? Këto janë pyetjet që lindin nëse, nga liria...

Editorial 15 Dhjetor 2020, 15:27

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën...

Editorial 14 Dhjetor 2020, 15:08

Kriteret e reja do ta ndryshojnë vendin

Që kur jemi shumë të vegjël, na mësohet se duhet të sillemi në mënyra të caktuara, në përputhje me disa vlera dhe zakone shoqërore, dhe shumë normalisht shmange...

Editorial 12 Dhjetor 2020, 08:47

Rruga e shkatërrimit?

Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete