LIVE UPDATES
Aktualitet

PRAG ZGJEDHJESH! Policia në gatishmëri, Albert Dervishaj ZBARDH DETAJE: Përgatitjet kanë nisur që në dhjetor, Ardi Veliu m

23 Prill 2021, 09:03 Nga DOSJA
PRAG ZGJEDHJESH! Policia në gatishmëri, Albert Dervishaj ZBARDH

TIRANË–Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen dhe strukturimin e efektivëve të Policisë së Shtetit për zgjedhjet e 25 prillit. Në një konferencë për shtyp, Dervishaj ka bërë me dije se deri më tani nuk kanë konstatuar punonjës të Policisë së Shtetit në shkelje me ligjin apo që të kenë kompromentuar pozicionin si të depolitizuar. Rrjedhimisht nuk ka nisur asnjë hetim nga SHÇBA. Ndër të tjera Dervishaj ka njoftuar edhe me punën e kryepolicit Ardi Veliu me vartësit e tij në të 12 rrethet.

“Ardi Veliu u ka dërguar vazhdimisht udhëzime drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilit ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative, duke kryer veprime të shpejta dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë në rastet kur ka kallëzime penale, për të ruajtur gjakftohtësinë në çdo situatë dhe rrethanë dhe për një komunikim me etikë policore, duke theksuar se në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, kontrolli i territorit, e automjeteve, personave etj., është atribut vetëm i Policisë së Shtetit dhe jo i subjekteve apo organizimeve të tjera,”-shtoi ai.


Deklaratë e Albert Dervishaj – Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurimin e zgjedhjeve dhe për të garantuar një proces votimi sa më të qetë për të gjithë votuesit, masa të cilat janë ndjekur dhe po zbatohen në të gjitha fazat e zhvillimit të këtij procesi. Përgatitja e këtyre masave ka filluar që në muajin dhjetor 2020, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, përgatitjen e Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të planeve të masave dhe të bashkëveprimit dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat tona dhe zbatimin e detyrave institucionale për procesin zgjedhor. Deri tani, detyrat e parashikuara nga Policia e Shtetit janë kryer me përgjegjësi të plotë. Jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore e për rrjedhojë edhe të zbatimit të detyrave tona, prandaj të gjithë strukturat qendrore dhe vendore të Policisë kalojnë në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të ndjekur me vlerësim të plotë masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve sidomos duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim. Policia e Shtetit, deri në datën 22.04.2021 ka angazhuar 8.049 punonjës policie dhe ka garantuar 3.429 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës edhe pse në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 KZAZ në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë problem. Për shkak të disa ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, theks të veçantë mori trajnimi i 7.519 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.199 Qendrave të Votimit dhe 92 KZAZ / VNV janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio komunikim, ushqime tj., deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ: për KZAZ, QV, VNV etj. Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 15 prill, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin ligjor të përcaktuar, si institucioni që administron procesin zgjedhor: • Listën me 5.427 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. • Listën me 535 automjete të pauniformuara që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë. Nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë, Drejtorive Vendore të Kufirit e Migracionit dhe struktura të tjera policore, do të dërgohen 1.273 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor në disa Drejtori Vendore të Policisë, si dhe do të vihen në dispozicion 61automjete për transportimin e tyre. Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore. Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Vendimin nr. 12, datë 30.12.2020 të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar me Urdhrin e DPPSH nr. 53/4, datë 27.01.2021 Regjistri i Posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, iciliadministrohetprejfillimittëprocesitzgjedhorngaçdoKomisariatPolicie, DVP, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe është i aksesueshëm nga KQZ dhe subjektet elektorale. Nga informacionet e strukturave vendore të policisë, si dhe ndjekja e situatës përprocesin zgjedhor, deri në datën 21.04.2021 gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore dheaktiviteteve elektorale janë evidentuar: • 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet. • 6 njoftime të ndryshme që lidhen me zgjedhjet. Nga strukturat policore, në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë trajtuar dhe po hetohen me përparësi veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, që prekin zgjedhjet e lira, sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe kryesisht me shitblerjen e votës. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë zgjedhjet, ka qenë permanent. Me Prezencën e OSCE në Shqipëri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, kemi zhvilluar trajnimet e punonjësve të policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri na ka mbështetur në procesin e trajnimeve, por edhe për financimin e 5.500 kopjeve të “Librit të Xhepit” dhe 50 kopje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë shpërndarë në të gjithë strukturat për punonjësit e policisë. Lidhur me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR është siguruar e organizuar puna në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, që të kenë akses, të koordinojnë dhe monitorojnë masat lidhur me procesin zgjedhor. Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ-në, si dhe jemi në plotësim të detyrimeve, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione. Gjatë periudhës zgjedhore dhe deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike, duke iu referuar ligjit dhe vetëm ligjit. Nuk ka filluar asnjë hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për punonjësit e Policisë së Shtetit në lidhje me zgjedhjet. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në gjithë periudhën zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij. Është në funksion aplikacioni për raportimin dhe monitorimin e masave të Policisë së Shtetit për ruajtjen e objekteve zgjedhore, për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi dhe nën përgjegjësinë e Grupit të Drejtimit në DPPSH do të ndiqen online këto masa, do të realizojmë komunikim dhe bashkëpunim në kohë reale me Grupet e Drejtimit të Drejtorive Vendore të Policisë, me qëllim njohjen e situatës dhe dhënien e detyrave. Vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, përcakton disa detyra të reja si përcaktimi i një personi kontakti për të raportuar në ndërfaqen e KQZ-Së, aktivitetet e zhvilluara në strukturat e Policisë së Shtetit. Deri tani janë zhvilluar 5 aktivitete, kryesisht për trajnimet për zgjedhjet dhe donacione të ndryshme. Gjithashtu në zbatim të këtij Vendimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me urdhër nr. 257 datë 12.03.2021 ka ngritur Grupin e Punës dhe ka miratuar Rregulloren e Brendshme për mbikëqyrjen e sjelljes së nëpunësve civilë të cilët janë personel i Policisë së Shtetit, gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për të cilët deri tani nuk është evidentuar ndonjë shkelje. Lidhur me detyrat në këtë fazë të procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka dërguar vazhdimisht udhëzime drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilit ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative, duke kryer veprime të shpejta dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë në rastet kur ka kallëzime penale, për të ruajtur gjakftohtësinë në çdo situatë dhe rrethanë dhe për një komunikim me etikë policore, duke theksuar se në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, kontrolli i territorit, e automjeteve, personave etj., është atribut vetëm i Policisë së Shtetit dhe jo i subjekteve apo organizimeve të tjera. Rikujtoj detyrimin e Kodit Zgjedhor, se datat 24 dhe 25 prill 2021 janë ditë të “heshtjes zgjedhore”, dhe si të tilla nuk duhet të zhvillohen aktivitete politike nga subjektet politike si takime, tubime etj. Në zbatim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër e personave të cilët nuk janë parashikuar nga ky nen, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit dhe në afërsi të saj. Në bazë të Vendimit Nr. 12 të KQZ-së ndalohet përdorimi i materialeve propagandistike në qendrën e votimit dhe rreth saj në një rreze prej 150 m. Këto materiale lejohen vetëm në një largësi deri 5 metra nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës. Në nenin 154 të këtij Vendimi përcaktohet se në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj dhe në korridoret e brendshme të ndërtesës dhe rreth QV, si dhe në një rreze prej 150 m, referuar shenjave dalluese, nuk lejohet prania apo grumbullimi i personave, përveç zgjedhësve që presin në radhë për të votuar. Sqaroj se Policia e Shtetit, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin nr. 12, datë 30.12.2020 të KQZ “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”, ka planifikuar masa të plota për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territor, ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në QV apo VNV, shoqërimin e materialeve zgjedhore, referuar ligjit dhe procedurave standarde të KQZ. Policia e Shtetit është e vendosur dhe do të vijojë punën e saj për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht duke përdorur të gjithë kompetencat e saj institucionale dhe forcën ligjore ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin apo tenton të shesë votën dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të qetë.

Ju faleminderit!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert dervishaj policia e shtetit albert dervishaj policia e shtetit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje