LIVE UPDATES
Aktualitet

Porti i Durrësit jepet me koncesion, privati merr 30 mln euro pa kryer asnjë investim (DOKUMENTI)

4 Shtator 2020, 05:57 Nga DOSJA

DURRËS- Porti i Durrësit, një nga nyjet më të rëndësishme tregtare të Shqipërisë, do t’i kalojë privatit. Me një vendim të beftë, Autoriteti Portual i Durrës ka hapur një tender me vlerë rreth 30 milionë euro, ku kërkon kompani private të menaxhojë terminalin e kontenierëve.

“Shqip” hulumtoi dokumentet e këtij tenderi, ku bëhet me dije se vlera që do ti jepet privatit ësht plot 3.736.183.195 lekë, pa TVSH. Mësohet se burimi i financimit për këtë shërbim është i parashikuar nga të ardhurat, që sigurohen nga tarifat portuale për shërbimet me kontejnerët, në këtë mënyrë financimi dhe likujdimi ndër vite është i garantuar, nga ana tjetër synohet të optimizohet kryerja e këtij shërbimi përmes uljes së kostove dhe rritjes së përfrmancës nga qasja në shërbim e një operatori me përvojë.

Ekskluzive/ Porti i Durrësit jepet me koncesion, privati merr 30 mln euro

Në lidhje me afatin prej 5 vitesh, Autoriteti Portual thotë se “kontrata me afat deri në 5 vjet me ofruesin këtyre shërbimeve, shmang kostot administrative që mund të kishte procedura e prokurimit në mënyrë të përsëritur  dhe shmang riskun që sjell kryerja cdo vit e procedurës, kjo sepse procedurat e prokurimeve kërkojnë një kohë të caktuar e cila do të cila do të sillte si pasoje mungesën e shërbimit ose në rastin më të mirë kosto shtesë përgjatë këtyre periudhave tranzitore”. Fituesi do të ketë dorë të lirë për plot 5 vjet, duke marrë këtë shumë pa kryer asnjë shërbim! Në dokumente thuhet se “shërbimet do të kryehen në terminalin e kontenjerëve në Portin e Durrësit”.

Sipas tyre, në Terminal do të realizohet menaxhimi, operimi, mirëmbajtja dhe përmiresimi teknik, si edhe adaptimi për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Portin e Durresit duke përfshire ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve konteinerike, aktivitetet e lidhura si depozitim konteinerësh, magazinim, lëvizje ekstra, transportim, spontimi, mbushje-zbrazje, shifting, 24 orë për 7 ditë të javës, përfshire marrjen e masave e alokimin e burimeve të kerkuara për mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerezore në përputhje me praktikat më të mira industriale, në përputhje me specifikimet dhe të dhënat e detajuara të këtij dokumenti.

Pra, asnjë shërbim ekstra, nga sa kryhej deri tani në këtë port, Në vend që këto para të përdoreshin për të zgjeruar terminalin, këto të ardhura do të shkojnë direkt në xhepat e privatëve, të cilët me një grusht punëtorësh, do të menaxhojnë këtë terminal, që deri më sot ka qenë një “minierë” për buxhetin e Autoritetit Portual të Durrësit.

“…synohet që impakti social i operimit të terminalit të kontejnerëve të jetë sa më i ulët, duke ruajtur sa është e mundur numrin e të punësuarve aktualë në terminal” thuhet në këto dokumente, duke konfirmuar se privati do të ketë punonjësit aktualë të këtij porti.

Duke hulumtuar dokumentet, “Shqip” zbuloi se privati do të menaxhoj edhe tarifat për përpunimin e kontenierëve. Arkëtarët privatë do të menaxhojnë këto të ardhura dhe nëse do të binden “paratë do ti depozitojnë në llogarinë e APD”.

“Aktualisht të ardhurat nga tarifat e shërbimeve në rubrikën 1-10 mbidhen nga agjencitë spedicionere, kurse ato të 11 nga agjencitë detare. Operatori ekonomik që do të realizojë shërbimin e menaxhimit dhe operimit të terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit do të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale që tarifat e shërbimeve të rubrikës 1-10 të vilen” thuhet në këto dokumente.

Dhe, në gjithë këtë procedurë, ngrihen disa pikëpyetje. Çfarë përfiton shteti shqiptar nga dhënia me koncesion e këtij porti? A nuk mund të menaxhohet ky port me punonjësit aktualë? Çfarë investimesh do të kryhen në këtë terminal? Normalisht, ashtu si në çdo pasuri tjetër publike, buxheti i shtetit do të humbë minimalisht 30 milionë euro!

Marrë nga Gazeta Shqip 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durrësit jepet me koncesion porti i durrësit jepet me koncesion

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shtator 2020, 21:06

TIRANË– Familja, të cilës kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re në Petrelë, do të jetojnë ...

Aktualitet 3 Shtator 2020, 19:09

TIRANË– Tekstet shkollore të cilat jepen falas për 250 mijë fëmijët nga klasa e parë deri në te 7, veç nxënësve të klasave të para, të 6 dhe t...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale