LIVE UPDATES
Bota

Politologu i njohur analizon situatën e COVID-19: Ky virus na tregoi anën e errët të globalizmit”

4 Qershor 2020, 07:44 Nga DOSJA
Politologu i njohur analizon situatën e COVID-19: Ky virus na tregoi

BULLGARI- Politologu bullgar Ivan Krastev përshkruan në librin e tij më të ri mësimet që duhet të nxjerrë Evropa nga COVID-19. Virusi mund t’u mësojë evropianëve se nacionalizmi nuk është ekonomikisht i qëndrueshëm.

Z. Krastev, libri juaj i ri “A ka ardhur e nesërmja?” së shpejti do të botohet në 19 gjuhë. Aty ju përshkruani shtatë paradokse të pandemisë së Coronës, por në fund të fundit libri ka të bëjë me të ardhmen e globalizmit. Paradoksi i parë mund të përshkruhet si vijon: virusi është produkt i globalizmit – dhe në të njëjtën kohë e çon atë përpara. Si mund të shpjegohet kjo?

Për mua zbulimi më i madh personal ishte se ne po ndjekim një krizë madhore që ka shumë fytyra dhe lëvizjet e së cilës po shkojnë në drejtime shumë të ndryshme. Për shembull, Corona tregon qartë anën e errët të globalizmit. Ndërvarësia, ndërvarësia ekonomike, nuk shihet më vetëm si burim sigurie, por edhe si një burim i pasigurisë. Për shembull, ne konstatojmë se jemi plotësisht të varur nga pajisje mjekësore që vijnë nga ana tjetër e botës. Dhe në momente krize ne nuk mund të mbështetemi tek fakti që furnizimet me to mund të vazhdojnë. Në të njëjtën kohë zbuluam se virusi që buroi në anën tjetër të botës mund të ndryshojë jetën e secilit prej nesh. Këto janë anët e errëta të globalizmit.

Në të njëjtën kohë ne megjithatë po përjetojmë gjithashtu një globalizim shpirtëror të çdo individi. Papritur fillojmë të jetojmë në një botë të përbashkët. Imagjinoni dikë që nuk flet gjuhë të huaj dhe jeton në një qytet ose fshat të vogël. Ky person mund të shikojë kanale të ndryshme televizive dhe të dëgjojë gjithë ato gjuhë prej të cilave nuk kupton asnjë fjalë – por ai e di saktësisht se për çfarë bëhet fjalë lajmet kryesore në secilën gjuhë, sepse bota flet vetëm për një gjë.  Ne kemi filluar të jetojmë në një botë krahasimesh globale. Deri tani njerëzit gjithmonë kanë krahasuar atë që po ndodh në vendin e tyre, çfarë po bën qeveria e tyre dhe çfarë po ndodh në vendet e tjera. Kjo hapje e mendjes në momentin kur mbyllim dyert dhe distancohemi nga shoqëria është një nga ato paradokset që më tërheq shumë.

Në librin tuaj të ri ju konstatoni se në kohën e ankthit ekonomik evropianët mund të kuptojnë se nacionalizmi nuk është ekonomikisht i qëndrueshëm. Suedia zgjodhi rrugën e saj gjatë pandemisë, por tani po përballet me të njëjtat vështirësi ekonomike si pjesa tjetër e Evropës. A do të luajë Bashkimi Evropian në krizën e ardhshme financiare të shkaktuar nga COVID-19 një rol më të fortë sesa në luftën kundër virusit vetë?

Me siguri! Dhe ne tashmë mund të shohim se në parim, propozimi Merkel-Macron është dëshmi e mirë e kësaj. Dhe Suedia është me të vërtetë një shembull klasik se çfarëdo vendimi që merr një qeveri, ajo se çfarë do të ndodhë me ekonominë e vendit të saj varet gjithmonë nga ajo që vendosin qeveritë e tjera.

Suedia ka vendosur të mos i mbyllë ndërmarrjet e saj me shpresën për të kufizuar fort kostot ekonomike të krizës. Ata nuk i mbyllën – por të tjerët i mbyllën. Prandaj të gjithë kamionët që duhet të prodhoheshin normalisht në fabrikat e Volvos në Suedi nuk mund të prodhoheshin, sepse pjesët që prodhohen në pjesë të tjera të Evropës ose botës nuk arritën më. Në fund do të gjendemi në një situatë në të cilën rënia ekonomike në Suedi do të jetë më e lartë këtë vit sesa në disa vende si Austria ose Polonia, ekonomitë e të cilave janë mbyllur plotësisht.

Nëse bota me të vërtetë shkon drejt proteksionizmit, nëse globalizimi pasohet nga rajonalizimi dhe një shkallë e caktuar e deglobalizimit kjo nuk do të shkojë mirë, sepse shumica e vendeve evropiane, madje edhe ato më të mëdhatë si Gjermania dhe Franca, janë shumë të vogla për të qenë ekonomikisht proteksioniste.

Ju e vini në dyshim pretendimin se regjimet autoritare e menaxhojnë luftën kundër COVID-19 më mirë sesa qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike – dhe identifikoni dy faktorë kryesorë në luftimin me sukses të pandemisë. Cilët?

Në fillim të krizës dukej plotësisht e arsyeshme të supozohej se regjimet autoritare mund ta menaxhonin krizën më mirë sesa ato demokratike; por ajo që ne në fakt shohim është diçka krejtësisht e ndryshme: disa regjime autoritare e kanë nën kontroll Coronën – dhe të tjerët jo. Pra natyra e regjimit politik nuk është faktor vendimtar. Ka edhe tre të tjerë: së pari, besimi themelor i popullsisë tek shteti. Në këtë lloj krize nuk mund të arrestosh njerëz dhe të mendosh që kështu kapërcehet kriza. Njerëzit duhet të fillojnë të lajnë duart. Atyre u duhet një besim i caktuar për ta bërë këtë, në thelb njerëzit duhet t’i përgjigjen mesazhit të qeverisë.

Në një shoqëri si Gjermania – dhe të jemi të sinqertë edhe si Kina, ku besimi tek qeveria dhe shteti janë mjaft të lartë – disa nga masat për Coronën funksionuan mirë. Në vende si Irani, të qenit autoritar nuk ndihmoi me të vërtetë për të gjeneruar atë lloj përgjigjeje që dëshironte qeveria.

Faktori i dytë është natyrisht kapacitetet e shtetit. Jo vetëm sa para u shpenzuan për sektorin e shëndetësisë, por edhe sa mirë është i organizuar shteti, sa shpejt mund të rishpërndajë mjetet dhe si komunikon.

Faktori i tretë është përvoja me infeksione të tilla. Nuk është rastësi që disa nga vendet aziatike si Hong Kongu, Kina apo Singapori, të cilat kanë forma të ndryshme qeverisjeje, reaguan mjaft efektivisht që në fillim, pasi ata kishin përvojë me kriza të ngjashme dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjet më parë – dhe për këtë arsye kishin më shumë maska se kushdo tjetër.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota globalizmi ivan krastev situata e covid19 globalizmi ivan krastev situata e covid19

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez