LIVE UPDATES
Politike

Zyrtarja amerikane: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

23 Nëntor 2024, 22:38 Nga I.A

Zyrtarja amerikane: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj

SHBA- Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.

“Angazhimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës, kanë vazhduar dhe jam e bindur se do të vazhdojnë”, thotë ajo në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

Shikojeni intervistën e plotë:

Radio Evropa e Lirë: Meqë po festoni 25-vjetorin e punës së USAID-it në Kosovë, cilat mendoni se janë disa nga arritjet më domethënëse që keni parë gjatë kësaj kohe?

Erin McKee: Më duhet të them së pari se periudha kohore 25-vjeçare në Kosovë duket njëkohësisht edhe e gjatë, edhe e shkurtër.

Kur erdhëm këtu për herë të parë, kuptohet se angazhimi ynë kishte të bënte me tejkalimin e pasojave dhe rindërtimin, dhe nëse shikojmë nga këndvështrimi aktual, gjatë këtyre dy vjetëve që unë e ushtroj këtë detyrë dhe tri vizitave që tashmë kam bërë në Kosovë, përparimi ka qenë mahnitës.

Përtej tejkalimit të pasojave dhe rindërtimit, është punuar në ndërtimin e një të ardhmeje të jashtëzakonshme, ndërtimin e institucioneve demokratike, krijimin e vendeve të punës, gjithnjë me shikim drejt një të ardhmeje euroatlantike, duke parë shpresën dhe mundësitë në fytyrën e secilit kosovar dhe duke u siguruar që partneriteti ynë të mbetet i fortë.

Ky evolucion, ky transformim ka qenë i jashtëzakonshëm.

Radio Evropa e Lirë: Si përputhen prioritetet aktuale të Qeverisë së SHBA-së me projektet dhe nismat që USAID-i po zhvillon në Kosovë?

Erin McKee: Tri prioritetet tona kryesore janë si vijon: ta mirëmbajmë kursin ekzistues, ta ndihmojmë Kosovën që ta realizojë të ardhmen e saj duke arritur integrimin euroatlantik, ta ndihmojmë tranzicionin e saj drejt një të ardhmeje energjetike më të gjelbër, të ripërtërishme, të qëndrueshme dhe të sigurt.

Energjia është forcë shtytëse e çdo gjëje, duke filluar nga bizneset deri te shërbimet qeveritare si arsimi, shëndetësia. Duhet t'i mbajmë dritat të ndezura, ujin duke rrjedhur, ngrohjen gjatë dimrit.

Dhe, sigurisht, i treti [prioritet] janë mundësitë ekonomike. Kur flasim për demokracinë, mënyra më e mirë për t'u treguar njerëzve të çdo kombi se demokracia me të vërtetë ofron atë që premton, është lirimi i potencialit ekonomik, ndalimi i “rrjedhjes së trurit jashtë vendit” dhe ndihma dhënë njerëzve për të gjetur të ardhmen e tyre në vendin e tyre, duke ndihmuar njëkohësisht ndërtimin e një të nesërmeje më të mirë.

Këto janë ato tri fushat në të cilat kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të fokusuar.

Radio Evropa e Lirë: Me administratën e re në Shtetet e Bashkuara, mund të kemi emërimin e një lidershipi të ri të USAID-it. Çfarë ndryshimesh, nëse do të ketë të tilla, parashikoni nga aspekti i mbështetjes së USAID-it për Kosovën?

Erin McKee: Unë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë politikat e presidentit të sapozgjedhur - megjithëse të gjithë kemi kaluar nëpër administrata të shumta së bashku, në fakt, pesë presidenca të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e presidentit Trump - dhe mund të them se marrëdhënia nuk është lëkundur.

Përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës ka vazhduar, dhe kam besim të plotë se do të vazhdojë kështu.

Radio Evropa e Lirë: Si e parashikoni evoluimin e mëtejmë të rolit të USAID-it gjatë viteve të ardhshme?

Erin McKee: Mendoj se me evoluimin e marrëdhënies sonë, si dhe evoluimin dhe përparimin e Kosovës si shtet, edhe puna jonë do të vijojë në të njëjtin kurs.

Siç përmenda më parë, kemi kaluar nga mbështetja humanitare dhe rindërtimi te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë, që do të thotë krijimi i vendeve të punës, investimet e sektorit privat, duke u siguruar që brezi i ardhshëm t’i ketë shkathtësitë e duhura për shekullin e 21-të, për të tërhequr investime të huaja.

Investimet amerikane do të ishin më të mirat. Dhe, sigurisht, shikimi drejt integrimeve euroatlantike, në mënyrë që, mu sikurse Shtetet e Bashkuara, edhe Kosova të gëzojë aleanca, partneritete, tregti dhe të ketë një rol me rëndësi në të ardhmen e saj.

Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Nga zyrtarë amerikanë kemi dëgjuar se administrata e SHBA-së është sfiduar nga Qeveria aktuale e Kosovës dhe kryeministri [Albin] Kurti, dhe se janë ngritur shqetësime lidhur me partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës. A mund të na jepni një vlerësim lidhur me bashkëpunimin e deritashëm të USAID-it me Qeverinë e Kosovës?

Erin McKee: Mendoj se çdo partneritet, qoftë ai një martesë apo partneritet strategjik dypalësh, ka ngritjet dhe uljet e veta. Por, gjithashtu mendoj se, nga ajo që kam parë gjatë këtij udhëtimi, ju i kapërceni pengesat ekzistuese dhe identifikoni bazamentin e përbashkët, qëllimet e përbashkëta drejt realizimit të të cilave keni punuar dhe vazhdoni të punoni së bashku, përgjatë qeverive të ndryshme të Kosovës dhe administratave të SHBA-së.

Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur.

Politika nganjëherë mund të hedhë hije mbi punën e mirë që ne bëjmë, që populli amerikan dëshiron të bëjë me popullin e Kosovës. Dhe mendoj se, siç e keni parë, prania jonë, programet dhe puna jonë kanë mbetur të pandryshuara.

Radio Evropa e Lirë: A ka pasur raste kur USAID-i është dashur ta ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me qeverinë aktuale?

Erin McKee: Ne asnjëherë nuk e kemi ndërprerë punën tonë dhe nuk e kemi ndërmend ta bëjmë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse shikojmë drejt së ardhmes, çka pret USAID-i nga qeveria e ardhshme, meqë do të kemi zgjedhje në shkurt të vitit të ardhshëm? Cilat janë pritjet tuaja?

Erin McKee: Kudo në botë ku ne punojmë për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme, rezultati zgjedhor që neve na intereson, nuk është se kush do t’i fitojë zgjedhjet, por që ato të jenë të lira, të drejta dhe transparente.

Pra, janë qytetarët e Kosovës ata që do t’i zgjedhin prijësit e tyre, ndërsa partneriteti ynë do të sigurojë që zëri i tyre të dëgjohet, votat e tyre të numërohen dhe, pavarësisht se kush del fitues i zgjedhjeve, të funksionojë procesi i lirë dhe i drejtë demokratik.

Kjo është mënyra për të siguruar besimin në demokraci, pa marrë parasysh se kush fiton.

Radio Evropa e Lirë: Cila do të jetë fusha kryesore e fokusit për USAID-in tash e tutje?

Erin McKee: Jemi shumë të entuziazmuar, dhe kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kam ardhur, për të mbështetur realizimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo është një mundësi reale për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara në anëtarësimin në BE dhe të jenë në gjendje jo vetëm t’i kalojnë reformat, por t'i zbatojnë ato në një mënyrë kuptimplote, ku çdo qytetar do të kuptojë se çfarë përmbajnë ato për ta dhe të jenë në gjendje të shohin për së afërmi se çka mund t’u sjellin atyre, familjeve të tyre dhe komuniteteve anëtarësimi në BE, integrimi ekonomik dhe hapja e dyerve për investime më të mëdha dhe rritje ekonomike.

Pata një rast të shkëlqyeshëm mbrëmë [21 nëntor] për të festuar një investim të ri që Shtetet e Bashkuara po bëjnë në Gjirafa, dhe besoj se e dini historinë e Gjirafës në vitin 2012 - një grant shumë i vogël nga USAID-i për të blerë vetëm një server dhe disa UPS, sepse - po e përsëris - energjia kushtëzon gjithçka dhe ajo do të duhej të ishte e qëndrueshme.

Shikoni Gjirafën sot dhe mundësinë që përfaqëson kjo platformë - një lloj plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor në veprim.

Le ta sjellim tregtinë përtej kufijve. Le të hapim mundësi për sipërmarrësit e vegjël, për bizneset në pronësi të grave që ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe ta bëjnë këtë në një mënyrë që është një model i shekullit të 21-të, që zhbllokon potencial të jashtëzakonshëm dhe flukse kapitali. Ky është tregues se ku duam të shkojmë dhe ku jemi të fokusuar.

Pata privilegjin e madh dje [21 nëntor] në Prizren të festoj 25-vjetorin tonë dhe u takova me të rinjtë, gjeneratën e ardhshme të lidershipit të Kosovës, ndërmarrësit. Energjia e tyre, entuziazmi i tyre ishin të prekshëm.

Ata nuk e panë të ardhmen e tyre në largimin nga vendi dhe përpjekjen për të fituar më shumë diku tjetër, por në investimin e aftësive, njohurive dhe energjisë së tyre në Kosovë, këtu në shtëpi.

Kjo është ajo që më jep shpresë më të madhe për të ardhmen. Dhe është aseti më i çmuar i Kosovës, është kapitali juaj njerëzor. Dhe, sigurisht, të rinjtë përfaqësojnë elementin më të gjallërishëm, më të çmuar për të kontribuar në të ardhmen për të cilën po punojmë.

Radio Evropa e Lirë: Znj. ndihmësadministratore Erin McKee, faleminderit shumë për këtë intervistë!

Erin McKee: Faleminderit edhe një herë për ftesën! Ju uroj të gjitha të mirat në festat që po vijnë dhe, sigurisht, në të ardhmen drejt integrimeve euroatlantike dhe mundësive të jashtëzakonshme për Kosovën./REL

erin elizabeth mckee usaid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj