LIVE UPDATES
Politike

Zonat e Mbrojtura/ Zhupa: Ligji i ri, kthen publiken në private, natyrën në beton, përfitimet e qytetarëve në të oligarkëve

Në këtë tryezë u fol për qasjen ndërtimore të ligjit të ri në zonën turistike të Velipojës, apo zonat e mbrojtura të Shkodrës që janë të shumta.

16 Mars 2024, 12:46 Nga I.A
Zonat e Mbrojtura/ Zhupa: Ligji i ri, kthen publiken në private,
Ina Zhupa

SHKODËR- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh për të diskutuar mbi dëmin dhe pasojat që sjell ligji i ri i Zonave të Mbrojtura. Pas Pogradecit, tryeza e dytë me ekspertë, profesor, pjesëtarë të shoqërisë civile u zhvillua në Shkodër. Në këtë tryezë u fol për qasjen ndërtimore të ligjit të ri në zonën turistike të Velipojës, apo zonat e mbrojtura të Shkodrës që janë të shumta.

"Siç Ju e dini, unë kam nisur një tur në gjithë Shqipërinë në bashkëpunim me ekspert, me shoqërinë civile për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar opinionin publik mbi dëmet dhe pasojat që sjell ligji i ri «Për Zonat e Mbrojtura». Po dhe për të qenë si një forum qytetar ku ngrihen gjitha problematikat ligjore dhe përtej ligjore, si mjedisore, shëndetësore dhe kulturore që sjell ky ligj. Në mënyrë të tillë që ne të jemi të përgatitur edhe për betejën tonë të radhës, në rast se Presidenti i Republikës e kalon ligjin dhe ligji hyn në fuqi, për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese ku do të jemi krah për krah me shoqërinë civile, me ekspertët. Me një padi e cila do të mundohet që të ndaloj atë gjë që kanë vendosur një qeveri e disa deputet të cilët nuk e kanë as të drejtën morale dhe as të drejtën ligjore që me vendimmarrjet e tyre të cenojnë atë që i ndodh Shqipërisë për breza e ardhshëm për vite të tëra përtej qeverisjes së tyre.

Asnjë qeveri në fakt nuk e ka këtë mandat që të marri vendimmarrje që shkojnë përtej rikuperimit që mund t`i bëhet përtej mandatit të saj. Sepse politikat ekonomike, politikat financiare, politikat sociale, sjellin vërtet dëme të mëdha kur bëhen të këqija. Por ama në mandat të një qeverie tjetër me politika të ndryshme, me ideologji tjera mund të rikuperohen. Kurse kur ndërhyn në trashëgiminë kulturore dhe në trashëgiminë natyrore të një vendi, edhe po të ndryshosh qeverisjen nesër, nuk e kthen dot një monument të shkatërruar ashtu siç ka qenë. Nuk e kthen dot një zonë të mbrojtur që është shkatërruar , ashtu siç ka qenë. Ndaj sensibiliteti duhet të jetë shumë i lartë dhe ndërgjegjja qytetare për këtë çështje. Unë e mirëkuptoj fare mirë që përditshmëria e jetës së vështirë ekonomike bënë ndonjëherë që të mos merren me një gjë që e shikojnë larg vetes.

Por pikërisht për këtë arsye kemi nisur dhe këto tryeza edhe me vendimmarrës të pushtetit lokal, gëzohem edhe që janë anëtar të këshillit bashkiak, më shoqërinë civile, me ekspert, me profesorë për të rritur komunikimin publik mbi këto çështje, ndërgjegjësimin e diskutimin përtej partiak por thjeshtë dhe vetëm civil, social, politik. Sigurisht çdo gjë është vendimmarrje politike dhe ne jemi qenie politike por jo si një kauzë partiake por si një kauzë qytetare e cila ju vlen të gjithëve pa asnjë dallim sepse njësoj ndikohemi si demokrat, si socialistët nëqoftëse po ju shkatërrohet mjedisi dhe ajo që është Shqipëria dhe atë do ti lëmë trashëgim fëmijëve tanë nesër.

Bashkia Shkodër ka rreth 20 mijë hektar Zonë të Mbrojtur ku Velipoja ka 640 hektar Zonë të Mbrojtur.Në parashikimet që ka ky ligj, për ta kthyer shikimin tek Shkodra edhe për të kuptuar dhe ligjin, është që cilido oligark dhe e nënvizoj oligark dhe jo qytetar dhe jo 1 individ i thjeshtë i cili mund të gëzoj edhe një titull pronësie atje apo një individi i cili në komunitetin e vet lokal do të ngrejë një biznes sado të vogël apo modest, me struktura druri, brenda zonave të mbrojtura, nuk bëhet fjalë për këta.

Bëhet fjalë për oligark të cilët do të ndërtojnë siç thotë ligji, resorte gjigante me 5 yje. Bëhet fjalë për ndërhyrje në infrastrukturën e këtyre zonave për t`i shërbyer medemek interesit publik, që nga gazi, që nga aeroport në Zonën e Nartës që Ju i keni ndjekur. Pra bëhet fjalë për ndërtime masive, betoni masiv, përçudnimi i këtyre zonave të mbrojtura me qëllim që të përfitoj një klient i pushtetit, një oligark i cili atje të pastroj edhe paratë e paligjshme në fakt sepse nuk kemi këto lloj biznesmenësh në Shqipëri po mos të jenë të lidhur me pushtetin që ti dhurojmë tokën brenda zonave të mbrojtura.

Interesi publik shumëzohet me zero, dhe si mund të justifikohet që t’i një pronë publike, një pronë që e gëzojnë të gjithë qytetarët, një pronë e cila ka brenda biodiversitetin dhe larminë e jashtëzakonshme të florës dha faunës, të vlerave që ka edhe për shëndetin edhe për natyrën e vendit t`i kthesh nga sot nesër në një pronë private për pasurimin dhe për xhepin personal të X klienti të pushtetit.

Asnjë e mirë nuk i vjen kur publikja bëhet private, kur natyra bëhet beton, e kur përfitimet e qytetarëve kthehen në përfitime të oligarkëve. Ministria e Mjedisit duhet të ishte e para që ta kundërshtonte këtë, që duhet të ishte e para që duhet të kishte një ekspertize të mirëfilltë për ndikimin që sjellë në mjedis, në turizëm që është dhe Ministri e Turizmit, është në fakt propaganduesja më e madhe duke e kthyer ministrinë e vet nga Ministri Mjedisi në Ministri Ndërtimi.

Duke bërë retorikën pro ndërtimit dhe pro betonizimit që në kushte normale nuk do të kishte një ministër që do kishte pak dinjitet e pak seriozitet në punën e vet që të dilte e ta mbronte. Mund të kishin lënë ministrinë e infrastrukturës dhe ekonomisë që ta mbronin por është komplet jashtë logjike që Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ta mbroj këtë masakër të mjedisit dhe ta bëj këtë medemek në emër të turizmit. Ku në fakt turizmi i cili duhet t`i mëshoj Shqipëria dhe mund t’i mëshoj shumë bukur dhe Shkodra edhe si bashki por edhe si qark, është turizmi natyror.

Turizmi natyror e bënë të veçantë, e bënë të ndryshëm nga e gjithë vendet e tjera të botës, për të gjetur aty ato gjëra që mbrohen me konventat ndërkombëtare që janë pasuri që na i njeh e gjithë bota. Dhe për të ndërtuar një lloj turizmi që sjell më shumë përfitime për banorët lokal, për komunitetet, për qytetarët dhe më shumë zhvillim qëndrueshëm pa e prekur dhe për ta ruajtur për brezat e ardhshëm. Se sa një lloj turizmi resorti me të cilët ne sot nuk jemi fare krahasues as me vendet e tjera se kanë avancuar në këtë industrinë e resorteve që tentojmë ne të konkurrojmë por dhe nuk jemi fitimprurës për qytetarët, për komunitetet lokale për qëndrueshmërinë ekonomisë se vendit tonë që do të prodhohet nesër.

Pra ky ligj nuk sjell asnjë lloj përfitimi përveçse shkatërrimin njëherë e mirë të mjedisit dhe është një dëm i shumëfishtë që vjen pikërisht nga ky shkatërrim i mjedisit por edhe nga shkatërrimi i mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm për bizneset lokale, për komunitetet lokale për njerëzit që jetojnë pranë zonave të mbrojtura dhe që e kanë ndërtuar jetën me atë lloj koncepti ku lidh me bujqësinë, me peshkimin, me aktivitetet në natyrë. Lidhet me biznese të vogla afër tyre të cilat ofrojnë agroturizëm, restorante tradicionale të kombinuara me natyrën.

Ajo që ndodh në miratimin e këtij ligji në fakt nuk duhet të quhet më ligji “Për Zonat e Mbrojtura” por duhet të quhet ligji i “ Zonave të Pambrojtura” Me këtë ligj zona e mbrojtur ka të njëjtin parametër ndërtimi sic ka në një zonë të pa mbrojtur. Të dyja kalojnë nëpërmjet KKRRT, të dyja kalojnë nga pushteti lokal sipas rastit kush e ka në juridiksion, me firmën e miratimit e Kryeministrit nuk ka asnjë lloj specifike të veçantë që t`i garantojë mbrojtjen këtyre zonave si në çdo zonë tjetër të Shqipërisë. Mjaftojnë që t`i vërë gishtin oligarku dhe Mirela Kumbaro mund ta quaj një pikë të vogël siç quante pikën e vogël në Butrint (600 hektarësh) që sot nuk është më Park Kombëtar por janë resorte dhe bërtet me të madhe UNESCO se çfarë keni bërë sepse po shkatërroni Butrintin dhe po vëni pasuritë në rrezik.

Dhe këta nuk pyesin se si ky modeli «i vogël» që na vjen nga jugu duan ta bëjnë të gjithë Shqipërinë, ta mbushin me pika të vogla me interesa personale, interesash financiare, njerëz që lobojnë pranë tyre dhe i mbështesin financiarisht fushatat e tyre përkundrejt interesit publik dhe interesit qytetarë. Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik, për të mbrojtur interesin qytetar, për të ndaluar një lloj masakre që dëmton jo vetëm sot për ndër vite dhe për të qenë ne zëri që qytetaret të gjejnë të vërtetën dhe të gjejnë kuptimin e asaj masakre të madhe që po ndodh. Se ne vuajmë edhe nga një diçka tjetër, nga kapja e informacionit, nga shumica e mediave që kanë një informacion të kontrolluar që i vjen sinjali nga ERTV dhe gjithë këto muaj që diskutohen zonat e mbrojtura, Ju s`keni një emision televiziv nga dhjetëra që jepen çdo darkë që të diskutohet për zonat e mbrojtura. Që të marrin të ballafaqojnë ekspertët me ata pushtetarë që e kanë marrë këtë vendim, me ata që nuk arritën dot as me relacionin e tyre në Kuvend që të jepnin një arsye të mirë se çfarë i sillte vendit dhe e vetmja arsye sipas tyre ishte sepse janë potencial të pa shfrytëzuar. Sepse donin t`i shfrytëzonin për interesa private, t`i kthenin nga publike në private," tha Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj