Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Pas vendimit të KAS-it, Bardhi ka akuzuar Komisionerin shtetëror se po pengon politikisht rregjistrimin e Partisë Demokratike” në zgjedhje, dhe se ai “ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme”.
Në Shqipëri, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike të përfaqësuar nga zoti Enkelejd Alibeaj si dhe atë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, kundër vendimit të marrë të enjten e shkuar nga Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi.
Sipas atij vendimi, Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Alibeaj i kërkohej që brenda 48 orëve, të plotësonte autorizimin e lëshuar në 18 mars të vitit 2022, tre ditë para dorëheqjes, nga Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të partisë. Përmes këtij autorizmi, Basha përcaktonte Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe zotin Indrit Sefa për të përfaqësuar Partinë në raport me të tjerët. Po ashtu, kërkohej që deklarata solemne e angazhimit kundër shkeljeve të procesit zgjedhor, të firmosej po nga Basha, i cili de jure rezulton ende kryetar i partisë, dhe jo nga zoti Alibeaj.
Nga ana tjetër, ndonëse në pjesën shpjeguese të vendimit saktësohet se kërkesa e paraqitur nga zoti Berisha nuk qëndron, pasi KQZ i referohet vërtetimit të Zyrës së Rregjistrit të Partive politike pranë Gykatës së Tiranës, ajo megjithatë nuk është rrëzuar, pasi mungon në pjesën ku shprehet vendimi.
Për këtë arsye KAS-i, ka vlerësuar se për të dyja rastet nuk ka një vendim të shprehur, duke e rikthyer rastin dhe një herë te zoti Celibashi. Vendimi i këtij të fundit konsiderohet i ndërmjetëm, dhe se për më tepër nuk është më i vlefshëm, pasi ka humbur fuqinë me skadimin e afatit 48 orësh.
Pas vendimit të KAS-it, Bardhi ka akuzuar Komisionerin shtetëror se po pengon politikisht rregjistrimin e Partisë Demokratike” në zgjedhje, dhe se ai “ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme”.
KQZ njoftoi se Celibashi do të marrë në shqyrtim çështjen të martën pasdite./Marre nga Zeri i Amerikës
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në fund të mandatit qeverisës në vitin 2025 do të jet&eu...
Parlamenti Europian BRUKSEL- Raportuesja e Shqipërisë për Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë ...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur që t’i bashkohet festimeve sot në Elbasan, që &eum...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Elbasan dhe ka uruar Ditën e Verës. Rama është shprehur se kj...
Berisha dhe Rama ELBASAN- Dita e Verës ka bërë bashkë në një vend kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike...
Arlind Qori TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme ankimimin e 'Lëvizjes Bashkë' për regjistrimi...
Ivi Kaso TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha se mbështetësit e Enkelejd Alibeajt tha se do të turp&...
Vangjel Dule TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule tha detaje lidhur me koalicionin me kry...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur lidhur me votimin dhe numërimin elekt...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar deklaratën e bërë në mble...