LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit/ Serbët në Kosovë: Është e rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne! Duam të qëndrojmë dhe të jetojmë këtu

Dushan Radakoviç, koordinator rajonal i Demokracisë në Veprim koalicion i organizatave joqeveritare që monitoron proceset zgjedhore në Kosovë thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit janë të rëndësishme për komunitetin serb, meqë janë të parat që nuk bojkotohen në dy vjetët e fundit.

3 Shkurt 2025, 14:18 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit/ Serbët në Kosovë:
Foto ilustruese

KOSOVË - Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe për serbët në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë qytetarë të Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicës, përfaqësues të tyre politikë dhe të shoqërisë civile.

Të gjithë pajtohen se politika e bojkotimit të institucioneve të Kosovës duhet të ndryshojë dhe se problemet e komunitetit serb duhet të institucionalizohen.

Miodrag Marinkoviç nga organizata joqeveritare Qendra për Veprim Afirmativ Social (CASA) thotë se pjesëtarët e komunitetit serb janë të vetëdijshëm se politika e bojkotimit ka dështuar.

Sipas tij, ka një numër të madh të qytetarëve që do të votojnë në zgjedhjet e Kosovës për herë të parë.

“Mendoj se këtë herë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës do të jetë rekorde”, thotë ai.

Dushan Radakoviç, koordinator rajonal i Demokracisë në Veprim koalicion i organizatave joqeveritare që monitoron proceset zgjedhore në Kosovë thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit janë të rëndësishme për komunitetin serb, meqë janë të parat që nuk bojkotohen në dy vjetët e fundit.

Megjithatë, ai nuk pret që ata të inkurajohen lehtë për të votuar, për shkak të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës. Ata janë tërhequr pas thirrjes së Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë në përpjekje për të parandaluar zëvendësimin e targave serbe me targa të Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj, targat serbe janë zëvendësuar dhe Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë për të konsoliduar pushtetin në veri. Mes tjerash, ajo ka shfuqizuar dinarin serb dhe ka mbyllur institucionet që kanë funksionuar brenda sistemit të Serbisë, e që Kosova i ka konsideruar të paligjshme.

Gjithashtu, pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq e kanë marrë kryetarët shqiptarë, për shkak se Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Bosilka nga Graçanica komunë afër Prishtinë beson se zgjedhjet e 9 shkurtit janë të rëndësishme për serbët në Kosovë, në mënyrë që t’i zgjedhin përfaqësuesit e duhur politikë, që do të mundësojnë mbijetesën e tyre.

Ajo dhe familja e saj planifikojnë të jetojnë në Kosovë, ndaj për të është e rëndësishme që të krijohen, siç thotë, kushte më të mira jetese.

“Për ne që jetojmë këtu, zgjedhjet duhet të jenë të rëndësishme. Unë, thjesht, dua të qëndroj dhe të jetoj këtu, kam lindur këtu dhe nuk do të doja të shkoja askund. Prandaj, është e rëndësishme që ta kemi dikë për të luftuar”, thotë Bosilka.

Edhe Jovica nga Graçanica beson se zgjedhjet e ardhshme janë të rëndësishme për komunitetin serb, por thekson se ai nuk u beson politikanëve.

“Politika më është neveritur”, thotë Jovica, por shton se do të votojë, “sepse ashtu duhet”.

Natasha nga Mitrovica e Veriut thotë se serbët në veri të Kosovës janë “shkatërruar” në dy vjetët e fundit. Ajo nuk është e sigurt nëse përfaqësuesit politikë që do të zgjidhen, do t’i përmbushin premtimet e tyre.

“Sinqerisht, nuk e di se çfarë të pres. Por, patjetër, zgjedhjet do të ndikojnë në jetën time dhe në vendimin tim nëse do të qëndroj apo jo këtu... sepse me këtë represion që po e përjetojmë, çdo ditë pyesim veten se çfarë bën policia me armë të gjata këtu, derisa ne shëtisim me fëmijë. Ne me të vërtetë nuk kemi nevojë për një jetë të tillë”, thotë Natasha.

Autoritetet e Kosovës kanë shtuar praninë e policisë në veri, pasi serbët kanë braktisur institucionet dhe tensionet janë rritur.

Ato kanë kulmuar kur një grup i armatosur serbësh ka sulmuar policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, dhe ka vrarë një polic.

Millena nga Mitrovica e Veriut beson se “përfundimi i politikës së bojkotimit të institucioneve të Kosovës, është një taktikë në një kohë të papërshtatshme”.

“Me siguri nuk do të ketë ndonjë ndryshim”, thotë ajo.

Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por udhëheqësit e saj vazhdimisht thonë se është e rëndësishme që kjo parti t’i fitojë të dhjetë vendet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të rezervuara me Kushtetutë për komunitetin serb.

Për rëndësinë e fitores së Listës Serbe flasin edhe zyrtarë të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar për “mobilizimin” e personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, për të votuar në zgjedhjet e Kosovës.

Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë aktuale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëjetesa është parametri bazë i veprimeve të mëtutjeshme të partisë.

Për këtë arsye, sipas tij, zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme, sepse, siç thotë, nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkëpunimit me ata që aktualisht janë në dispozicion.

“Këta janë mekanizmat që përfaqësojnë praktikisht pushtetin ekzekutiv, apo pushtetin praktik në terren. Ju mund të dëshironi të punoni në institucionet e Republikës së Serbisë, por kur është fjala për marrjen e lejes për ndërtimin e një shtëpie, duhet të shkoni në një komunë të Kosovës. Prandaj, nuk bëhet fjalë nëse dikujt i pëlqen ose jo, dëshiron ose jo... është një domosdoshmëri për të gjithë ata që mendojnë të jetojnë në Kosovë”, thotë Rashiç.

Millija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë të një rëndësie jetike, sepse “populli ynë nuk ka qenë kurrë në një situatë më të vështirë në periudhën e pasluftës”.

Sipas tij, institucionet serbe në Kosovë janë pothuajse joekzistente dhe ato të Kosovës janë të vetmet përmes të cilave serbët mund të luftojnë për të drejtat e tyre, të garantuara edhe me ligjet e Kosovës.

“Qytetarët e dinë se kush është përgjegjës për diçka të tillë. Është e rëndësishme që në këto zgjedhje t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, që do të flasin në emër të tyre për problemet e vazhdueshme. Të drejtat tona themelore janë gërryer për vite me radhë, ndërsa ata që na kanë përfaqësuar më herët, kanë heshtur për këtë”, thotë Bishevac për Radion Evropa e Lirë.

Në dhjetë vjetët e fundit, të dhjetë vendet e garantuara parlamentare në Kuvendin e Kosovës i ka mbajtur Lista Serbe. Por, në dy vjetët e fundit, deputetët serbë, në përputhje me “politikën e bojkotimit”, kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj për t’u nënshkruar dhe, në këtë mënyrë, nuk i kanë humbur mandatet dhe pagat.

Bishevac thotë se nuk duhet heshtur më për vendimet e autoriteteve qendrore që i dëmtojnë interesat e komunitetit serb.

Përveç partisë së tij, të Rashiqit dhe Listës Serbe, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të marrin pjesë edhe parti të tjera të komunitetit serb: Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Radakoviq nga Demokracia në Veprim dhe Marinkoviq nga Qendra për Veprim Afirmativ Social thonë se zgjedhjet e 9 shkurtit janë të rëndësishme për serbët, sepse do t’i japin fund bojkotimit të institucioneve të Kosovës.

Sipas tyre, të drejtat dhe interesat e serbëve mund të mbrohen më së miri përmes pjesëmarrjes në institucione.

“Është e rëndësishme që komuniteti serb të luftojë më shumë për të drejtat e veta. Kemi qenë disi në rrëmujë. Nuk është luftuar mjaftueshëm për të drejtat e serbëve që garantohen me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë Radakoviq.

“Kësaj radhe duket se do të kemi pluralizëm në përfaqësimin politik të serbëve [në nivel qendror]. Unë e shoh këtë si përparim të mirë demokratik. Shpresoj që, pas zgjedhjeve, të ketë zgjuarsi dhe përgjegjësi të mjaftueshme për t’u pajtuar për një platformë të interesave minimale të serbëve”, thotë në anën tjetër Marinkoviq.

Ai thekson se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje është e rëndësishme edhe për të ruajtur mandatet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb, të cilat janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshimet kushtetuese në Kosovë, për shembull, nuk janë të mundshme pa mbështetjen e dy të tretave të votave të deputetëve të komuniteteve pakicë. Kjo do të thotë se ndryshimi i mundshëm i Kushtetutës së Kosovës do të kërkonte së paku shtatë vota nga deputetët e komunitetit serb./REL

kosove zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet