Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë seancës dëgjimore anëtarët e këshillit janë përplasur me njëri-tjetrin në sy të deputetëve duke akuzuar për shkelje apo klientelizëm njëri-tjetrin.
TIRANË- Një debat mes Leka Bungos dhe Ilir Kekos është zhvilluar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias. Gjatë seancës dëgjimore anëtarët e këshillit janë përplasur me njëri-tjetrin në sy të deputetëve duke akuzuar për shkelje apo klientelizëm njëri-tjetrin.
Bungo në fjalën e tij ka deklaruar se në institucion mungon transparenca. Ndërkohë që Keko ka deklaruar në Komisionin e Medias, se Bungo nuk donte të votohej hapja e garës për drejtorin e ri të RTSH-së. Sipas tij. Bungo vepronte sipas dëshirës së tij dhe për këtë arsye kanë ndodhur dhe sherret në mbledhje.
Pjesë nga debati:
Keko: Në parim për procesin, unë e di që jam në rregull. Nuk mund të pranoj që procesi, që kur ka filluar, është në kundërshtim me ligjin. Dhe as nuk diskutohet fare.
Bungo: Po ligjin ti e njeh, që duhet të ketë minimalisht 5 vjet në media. Është e ligjshme vota jote për Aurora Polon.
Keko: Lexojeni ligjin siç është i saktë dhe mos e interpretoni ligjin si doni ju. Po të jetë për procesin, ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë. Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm. Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa. Në dhjetor kemi mbajtur një qëndrim duke thënë se nuk ka kohë fizike për ta zgjidhur drejtorin e përgjithshëm sepse përpara kemi festivalin, programin e vitit të ri. Dhe që të zgjidhet drejtori duhet 4 ose 5 seanca mbledhjesh. Për mua procesi është i ligjshëm në gjykimin tim. Por jam i bindur se për kryetarin procesi do të vazhdojë të jetë i paligjshëm përsa kohë nuk rezulton ashtu si do ai.
Bungo: Si nuk ka paligjshmëri? Aurora Polo nuk ka asnjë lidhje me kriteret, fare, fare. Pavarësisht se edhe shpallja e garës që e zgjati kryetarin, për mua janë humor.
Komisioni i Medias TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Mediat, Ina Zhupa theksoi se Këshilli Drejtues i RTSH-së u mbush me procesin...
Ina Zhupa TIRANË- Komisioni i Medias po mban një seancë në lidhje me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. ...
foto ilustruese TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Ko...
Izmir Zeqiri KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjet...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet ...
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar kontrollin e agj...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet në Prokurorinë ...
Jurgis Çyrbja TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot replikat me rubrikën virtuale "Sy m'sy", ku i përgjigjet komentuesve. Mes qindra...
George Soros SHBA- Zbulime të reja janë bërë ndaj agjencisë kombëtare amerikane të ndihmës së huaj, USAID...