LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në kohën tonë, britanikët bënë gati projektin që nuk do lejonte batërdinë në brigjet e detit

Gjatë konferencës për mediat, Kryedemokrati theksoi se qeveria e drejtuar prej tij kishte angazhuar një kompani të njohur britanike për të studiuar të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

7 Korrik 2026, 12:34 Nga E. D
Berisha: Në kohën tonë, britanikët bënë gati
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në kohën kur ishte në qeveri, kishte hartuar një projekt të detajuar për zhvillimin e bregdetit shqiptar, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se e rrëzoi atë sapo erdhi në pushtet. Gjatë konferencës për mediat, Kryedemokrati theksoi se qeveria e drejtuar prej tij kishte angazhuar një kompani të njohur britanike për të studiuar të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Ai tha se studimi përcaktoi zonat ku nuk duhej të ndërtohej, ndërsa zhvillimi i pjesës tjetër të bregut iu besua autoriteteve vendore. Sipas tij, nëse ai projekt do të ishte zbatuar, Shqipëria do të kishte sot një bregdet krejt ndryshe dhe nuk do të përballej me ato që i quajti "krime të rënda mjedisore".

"Dua tu rikujtoj këtu ju, përfaqësuesve të medieve dhe gjithë shqiptarëve, cili ka qenë projekti i qeverisë së mëparshme për bregun. Qeveria e mëparshme tregoi një kujdes shumë të veçantë për bregun dhe zhvillimin e turizmit. Për këtë qëllim, përveç ndërtimit të infrastrukturës në të gjithë bregun, ajo mori një kompani britanike të famshme, të shquar, e cila studioi bregun në të gjithë gjatësinë e tij. Dhe kjo kompani, që ta dini ju, përcaktoi me studimin e saj zonat ku nuk mund të ndërtohej. Nuk përcaktoi zonat ku duhej të ndërtohej. Kjo kompani, pasi përcaktoi zonat ku nuk duhej të ndërtohej, së bashku me qeverinë shqiptare, zhvillimin e bregut ia besoi autoriteteve lokale të bregut.

Mbi këtë bazë, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili ishte një gardian i pakorruptuar i interesave të banorëve të bregut, mori një kompani greke për të bërë tashmë planet e zhvillimit të komuniteteve nga komunitetet. Unë u them ju se ajo kompani bëri një punë të shkëlqyer. Dhe në qoftë se ajo kompani, them edhe njëherë, do zbatohej projekti i saj, shqiptarët do kishin sot një breg krejt tjetër. Nuk do ishte asnjë nga batërditë dhe krimet e tmerrshme mjedisore të kryera në bregun e detit në Shqipëri. Çfarë ndodhi?

Edi Rama, me të ardhur në pushtet, e përmbysi si studimin britanik, dhe unë njerëzisht u kërkoj ju të bëni kontroll në arkiva dhe ta gjeni se u kujtohet ju kur falanga të krimit të PS dhe Erion Veliajt arritën me shpifjet e tyre, trillimet e tyre, arritën të publikojnë, të fabrikojnë një raport gjoja të pavarur të një eksperti të pavarur të bankës, në të cilat përpiqeshin të implikonin për korrupsion qeverinë shqiptare. Në një kohë kur qeveria kishte zbatuar me rigorozitet absolut memorandumin e firmosur me Bankën Botërore. Por, hapi arkivat, pas një përballje të fortë mes qeverisë dhe Bankës, BB dërgoi këtu zëvendëspresidentin e saj Filip Beiru, i cili kërkoi falje publike qeverisë shqiptare për akuzat të pabaza të lëshuara në atë raport, të fabrikuara të gjitha në kuzhinën e Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës në Tiranë. Por kjo është midis të tjerash," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg