Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 ...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 ...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
Kryedemokrati krahasoi edhe qasjen e Ramës me atë të “sulltanëve të shekujve më parë”, duke pretenduar se kryeministri i konsideron brigjet, liqenet, kodrat dhe malet e Shqipërisë si pronë personale, të cilat ua vë në dispozicion individëve të lidhur me krimin.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar librit “Albanian Files” akuzoi kryeministin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”. Gjatë konferencës për mediat, Lideri i opozitës u shpreh se “Albanian Files” është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri që dëshmon se nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare.
Kryedemokrati krahasoi edhe qasjen e Ramës me atë të “sulltanëve të shekujve më parë”, duke pretenduar se kryeministri i konsideron brigjet, liqenet, kodrat dhe malet e Shqipërisë si pronë personale, të cilat ua vë në dispozicion individëve të lidhur me krimin.
"Libri i kuq ‘Albanian Files’, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama fakton shqiptarëve dhe botës se konsideron Shqipërinë një çiflig të tij, e para. E dyta, se këtë çiflig ia ka dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës, organizatëve kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare. Libri i kuq ‘Dosja shqiptare’ është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri apo presidenti republike, ndaj një diktatori të çdo lloj diktature qoftë ai, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare. Se për këtë njeri, njëlloj si për sulltanët e shekujve më parë, që kishin ligj themelor të perandorisë së tyre toka, ajri dhe uji janë pronë e perandorit, ato u jepen me leasing qytetarëve për mirëqenie.
Edhe për Edi Ramën, zonat më panoramike të brigjeve të detërave dhe liqeneve të Shqipërisë, të kodrave dhe maleve të vendit, janë pronë e tij, që u jepen për zhvillim trafikantëve kriminelë të urryer. Dëshmitë janë flagrante. Ju i keni parë se si në jug, banorët në brigjet e vendit po shpërngulen pothuaj manum militari, po emigrojnë dhe po largohen nga kriminelë trafikantë të egër, që u shkojnë me strajca, me thasë me para, ua blejnë tokat dhe i nisin nga trojet e tyre. Një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve nuk ka mbajtur asnjë pushtues në histori. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodra dhe po zhbin çdo gjë në jug, de facto po shpopullon me forcën e narkoeurove brigjet e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e p...
Erion Veliaj TIRANË- Pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, SPAK deklaroi se nëse ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për ndërtimin e një spitali të ri ekselence në Tiranë, i ...
Ajola Xoxa, Erion Veliaj TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kërkuar pas lindjes së fëmij...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po mbahet sot në Gj...
Erdogan dhe Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Turqisë për të marrë pjesë n...
Edi Rama TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e 37-të qyetare ku ka vendosur përballë dy pamje të ndry...
Edi Rama FRANCË- Media franceze, “Toute L'europe” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të ci...
Talabani- Rama TIRANË – Zëvendëskryeministri në detyrë i Rajonit të Kurdistanit, Qubad Talabani, zhvilloi një vizi...
pamje nga protesta TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish lidhur me prote...