14 Maj 2025, 09:52
Nga E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shprehur shqetësimin për mënyrën si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në Shqipëri. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Alimehmeti i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si një proces shumë larg standardeve demokratike dhe pritshmërive të qytetarëve.
Duke iu referuar edhe raportit paraprak të OSBE-ODIHR, Alimehmeti tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme dhe aspak të barabarta. Sipas tij situata aktuale është një paralajmërim i qartë për atë që mund të ndodhë në vijim, nëse nuk ndryshon qasja e qeverisë ndaj proceseve zgjedhore dhe demokracisë në përgjithësi.
Në këtë kontekst, Alimehmeti paralajmëron se pasojat nuk do t’i vuajnë vetëm kundërshtarët politikë, por çdo qytetar i vendit. Ndër të tjera ai theksoi se Ramës nuk i intereson Evropa, pasi sipas tij nuk vjedh dot. Më tej ai theksoi se pas një qeverie me shumicë, është shumë e rrezikshme.
Ilir Alimehmeti: Një proces shumë larg pritshmërive që do kishte çdo qytetar i Shqipërisë, apo çdo qytetar që ndodhet jashtë Shqipërisë, për arsye të qarta. Ato që ndodhën, ato që u diskutuan, kur vjen puna që OSBE-ODIHR që në raportin paraprak, madje ato patën dalë edhe para zgjedhjeve, një raport shumë i fortë kundër procesit zgjedhor duke i cilësuar qartësisht zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme, patjetër që jo të barabarta. Në 2025, duke si një makth i madh që kjo qeveri ende nuk është në gjendje të zhvillojë dot zgjedhje.
Nëse nuk zhvillohen dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, humbin të gjithë. Edhe ata që gëzojnë ndoshta 3 ditë sot, do ti vijë qederi mbrapa. Pas kalimit të kohës do ta kuptojnë, sepse dhe atyre u ikin kalamajtë nga shtëpia, do të varfërohen, edhe në ato të njëjta spitale kanë për të shkuar, aty ku skano ato ilaçe e paisje mjekësore.
Po të njëjtat rroga e pensione të ulëta do të kenë, për të cilat gëzohen ato këto ditë. Minimum jetik patjetër që s’do të kenë, se kanë as në plan, nuk është vullneti i tyre ky. Në fund fare, për të pasuruar një grusht njerëzish që një e nga një po shkojnë në burg sot. Dhe kjo është fatkeqësia madhore. Ne e dinim fare mirë që gjatë fushatës, i gjithë plani apo fasada e Ramës ishte Evropa. Dhe Evropa ja ku po flet. Po flet qartë që me këto procese që po bëni ju, Evropën harrojeni.
Nuk i intereson Ramës Evropa. Nuk i intereson sepse nuk vjedh dot. Po të futesh në Evropë ka ca rregulla të tjera që nuk i interesojnë dhe nuk do ta bëjnë këtë. Të gjitha i bën vetëm që të jetë vetë në karrige dhe të mbrohet nesër nga drejtësia. Këto janë arsyet e veta të Ramës. Të gjithë ata që gëzojnë se kujtojnë që kushedi se çfarë, asgjë. Një qeveri me shumicë, është shumë e rrezikshme.
ilir alimehmeti
Politike
14 Maj 2025, 09:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Tiranë vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të...
Politike
14 Maj 2025, 09:07
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Në qarkun e Dibrës Partia Demokratike, nuk ka përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. Demokratë...
Politike
14 Maj 2025, 08:59
E. D
Antonio Costa
KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën...
Politike
14 Maj 2025, 08:44
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durr&...
Politike
14 Maj 2025, 08:33
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Qarku i Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike. Në...
Politike
14 Maj 2025, 08:39
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur, të cil&eu...
Politike
14 Maj 2025, 08:23
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Në qarkun e Lezhës, deri më tani janë numëruar 109 kuti votimi nga 245 gjithsej sa i përket ...
Politike
14 Maj 2025, 08:08
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të vota...
Politike
14 Maj 2025, 08:09
M.L
Foto ilustruese
FIER- Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun e Fierit janë numëruar 277...
Politike
14 Maj 2025, 08:08
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas thuajse përfundimit të numërimit t&eum...