Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kallas dhe Kos shprehën shqetësim për përdorimin e burimeve administrative dhe ndikimit institucional nga shumica në pushtet, si dhe për raportimet e shumta për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë.
TIRANË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se procesi u menaxhua në mënyrë transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve thuhet se ishte e qetë dhe mirë e organizuar.
Në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësues së Lartë, njëherësh nënpresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisionares për Zgjerim, Marta Kos, u falenderuan autoritetet kompetente për sigurimin e një procesi të rregullt në të gjithë vendin.
Në deklaratën të Kallas dhe Kos u tha se sipas vëzhguesve, zgjedhjet ishin përgjithësisht gjithëpërfshirëse, transparente dhe konkurruese, megjithëse u zhvilluan në një ambient të thellësisht të polarizuar politikisht.
Kallas dhe Kos shprehën shqetësim për përdorimin e burimeve administrative dhe ndikimit institucional nga shumica në pushtet, si dhe për raportimet e shumta për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë.
Po ashtu, u evidentuan problematika në fushën e pavarësisë së medias dhe mungesës së transparencës në financimin e fushatës elektorale.
“Ne do të ndjekim me vëmendje zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve,” thuhet në deklaratën e Kallas dhe Kos ku mes tjerash u bëhet thirrje të gjitha forcave politike të garantojnë funksionimin normal të institucioneve të vendit.



Të dielën, më 11 maj, rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar.
Për shkak të emigracionit të lartë, vendi me 2.8 milionë banorë ka një numër më të madh të votuesve të regjistruar. Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.
Zgjedhjet i fitoi Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama që pritet t’i sigurojë mbi 80 deputetë. Partia e dyte u rëndit Partia Demokratike e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha që siguroi mbi 50 deputetë./REL
Foto ilustustruese ELBASAN- Në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të shtatë bashkive të Qarkut El...
Rama dhe Berisha TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë ...
Foto ilustruese SHKODËR- SPAK ka urdhëruar një tjetër aksion për të kontrolle në Shkodër. Policia e Shtet...
Logu TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në deklaratë para mediave ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS p&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Tensione janë regjistruar në një Qendër Votimi në Tiranë, ku KZAZ nr.40 ka dhën&...
belind kellici TIRANË- Një rast i manipulimit të votave pretendohet se ka ndodhur në njësinë 9. Kjo skemë e manipul...
foto nga kzaz 40 TIRANË- KZAZ 40 ka vendosur t'i cilësojë fletët e votimit për "Partinë Mundësia" si të vlefshme. P...
agron shehaj TIRANË- Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur lidhur me tensionet e krijuara te KZAZ 40, ku tre fletë votimi...
pamje nga KZAZ 40 TIRANË- Tensione dhe debate janë regjistruar gjatë numërimit të votave në KZAZ 40. Debati ka nisur pasi 3 ...
Vota TIRANË- Partia Mundësia ka humbur disa vota në KZAZ 40 pasi u shpallën të pavlefshme përshkak të ngjyrës. Kreu...