LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, DW: Garë imazhesh pa koncepte politike

Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipëris sivjet ngjante më shumë me një fushatë për zgjedhje parlamentare, sesa për pushtetin lokal. Partitë më të mëdha politike patën një muaj intensiv me takime me banorët, ku më shumë se për premtime elektorale u investua në fotografi dhe video, ku të gjithë dukeshin të lumtur e në humor të mirë. 

13 Maj 2023, 12:19 Nga A.B

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, DW: Garë imazhesh pa koncepte

Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipëris sivjet ngjante më shumë me një fushatë për zgjedhje parlamentare, sesa për pushtetin lokal. Partitë më të mëdha politike patën një muaj intensiv me takime me banorët, ku më shumë se për premtime elektorale u investua në fotografi dhe video, ku të gjithë dukeshin të lumtur e në humor të mirë. Askush nuk i pyeti votuesit për problematikat apo shqetësimet e përditshmërisë.Në këtë fushatë, prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve politikë dhe u vu re një strategji e re e marrëdhënieve me publikun, e cila i anashkaloi temat e rëndësishme për të cilat duhej folur e premtuar zgjidhje. “Ne ecim para, ne ecim para, ne ecim para dhe nuk e kthejmë më kokën mbrapa”… Vargje të thjeshta, për t’u kuptuar nga kushdo dhe muzikë tallavá: kjo ishte kënga e përzgjedhur nga Partia Socialiste shqiptare për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministrit të vendit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj force politike, i mjaftoi vetëm një postim i këngës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook më datë 11 prill, për të hedhur “grepin” e për të hapur debatin e parë të këtyre zgjedhjeve në opinionin publik shqiptar.

Retorikë pa logjikë apo argumente

Një “grep” i ri ky në strategjinë e tij të PR-it, i cili i parapriu një fushate dinamike më shumë se një mujore, me shumë valle e aheng, nën sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Strategjia ndryshe e Ramës vjen në një kohë kur këto zgjedhje janë të rëndësishme për rikonfirmimin ose jo të pushtetit të tij politik, i cili gjatë kohëve të fundit është lëkundur nga akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga afera e inceneratorëve e deri tek përfshirja e emrit të tij në dosjen e korrupsionit të një zyrtari të lartë të FBI-s amerikane.

Retorikë larg njerëzve, sipas ekspertes së komunikimit Edlira Gjoni, retorika e kësaj fushate nuk ka logjikë apo argumente. “Retorika e përdorur është ajo me të cilën janë rehat politikanët shqiptarë: apeli ndaj emocionit, frikës, ankthit. Kjo retorikë është e vetmja që ofron pika të përbashkëta me votuesin: emocioni! Sepse logjika, argumentet e faktet flasin për një Shqipëri luksi ku jetojnë politikanët, e një Shqipëri në pritje për t’u bërë mirë si me magji pas secilës palë zgjedhje. E kjo është Shqipëria ku jetojnë votuesit që mpihen nga dozat e forta të propagandës, frikës dhe ankthit, të gjitha emocione të forta që ngjall retorika e përdorur nga secila prej palëve” – thotë Gjoni për Deutsche Welle-n (DW).

Ndërsa Ervin Goci, profesor i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit dhe aktivist i shumë kauzave të shoqërisë civile, thotë për DW, se retorika e kësaj fushate është krejt ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme. “Do thoja që me kalimin e viteve gjuha e partisë në pushtet bëhet gjithmonë e më e orkestruar, më e koduar, instrumentalizohet. Për asnjë moment nuk lëshohet që të bëhet si pronë e publikut, pra të kthehet në diskurs, por është vetëm nxitëse, elementare, shoqëruar me gjeste somatike të ngarkuara, të cilat për qëllim kanë ta zbrazin fjalën dhe të lidhen emocionalisht me elektoratin”. Nga ana tjetër, eksperti Goci argumenton se në kahun opozitar kandidatët për kryetarë bashkie kanë më tepër pavarësi nga liderët e tyre politikë dhe kanë më tepër hapësirë për të shprehur mendimet e tyre. “Përjashtim bëjnë vetëm disa kandidatë të opozitës që me mençuri kanë ditur që në fillim të sheshojnë mosmarrëveshjet brenda partisë dhe kanë përshtatur një gjuhë më lokale, më të thjeshtë, më të drejtpërdrejtë, dhe duke politizuar me masë”.

Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia

“Grepi” i këngëve Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë fitojmë” u ndanë në dy kampe edhe kur u bë fjalë për përzgjedhjen e një kënge identifikuese për fushatën. E para zgjodhi një këngë tallavá, ndërsa e dyta një këngë rebelimi dhe rezistence. “Mendoj se kënga e Partisë Socialiste është e mirëstudiuar, e cila nuk mund të mos të të mbetet në mendje si motiv. Është një përzierje muzikore e fabrikuar bashkë me kompozimin demografik të pjesëmarrësve në klip, është një paketim i mirëfilltë ku folku popullor përzihet me logon e partisë, është njëfarë tentative për të bërë konfuzion, për të shmangur debatin real me taksapaguesit. Nga ana tjetër opozita ka zgjedhur rrugën e këngëtarit të angazhuar Renis Gjoka, që në fakt është një vazhdimësi e protestave përpara zgjedhjeve, por nuk e shoh shumë këngën të integruar me mesazhin apo semantikën e fushatës, po duket më shumë si mbështetje estetike” – analizon Goci për DW.

Edhe për Gjonin, përzgjedhja nuk ka qenë rastësore. “Mund të duket sikur muzika nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në fushatë elektorale, por e kundërta është e vërtetë. Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia dhe historikisht është përdorur për çështje të mëdha. Zgjedhja aktuale e PS-së është mëkat në kurriz të fuqisë së muzikës dhe arsyes pse është përdorur ajo në histori. Kemi një kalim nga fushata me “Wind of change”, “Don’t stop”, “We are the champions” , “The final countdown” apo edhe këngët shqip, të cilat kanë mbartur mesazhe të forta ndryshimi apo shprese, dhe zbresim tani tek kënga tallavá dhe kërcimet nëpër sheshe e lulishte, njëlloj si nëpër filmat e periudhës së diktaturës, kur kooperativistët na shfaqen të papërmbajtur nga lumturia teksa kërcejnë rreth autokombajnave në fushatat e korrjes e të shirjes” – thekson ekspertja e komunikimit Gjoni.

Mungesë premtimesh, retorika dhe strategjia e re e komunikimit më së shumti nga Partia Socialiste, duket se e kanë zbehur rëndësinë e premtimeve elektorale. Nëse Gjonit do t’i duhej të zgjidhte një lider politik apo kandidat nga këto zgjedhje, për qasjen më pozitive dhe më afër qytetarëve, ajo mendon: Asnjëri! “Nuk ka llogaridhënie, nuk ka skuqje fytyre kur bëhen premtime. Madje, nuk bëhen fare premtime. Kjo është një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët. Do të doja shumë të shihja në ekran ndonjë takim elektoral te kodrat e akacies, ullinjve, liqenit, diellit, portës blu apo parajsës së gjelbër, ku jeton paria financiare e vendit. A e dëgjojnë ata këngën e socialistëve? A kërcejnë dorë për dorë me krye-fushatorin? Nuk e dimë!” – thotë Edlira Gjoni./DW

fushata 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet