Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zgjedhjet e pjesshme! Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat, socialisti Ervin Ceca fiton mandatin me rreth 84% të votave
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ceca ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Koli Shkarpa është renditur i dyti me 2,607 vota ose 16.65%.
10 Nëntor 2025, 07:12Nga M.L
Foto ilustruese
BERAT- Pas përfundimit të numërimit në të gjitha 116 qendrat e votimit në Bashkinë e Beratit, rezultati zyrtar ka shpallur fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Llazar Ceca, i cili ka siguruar një mbështetje dërrmuese nga zgjedhësit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ceca ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Koli Shkarpa është renditur i dyti me 2,607 vota ose 16.65%.
Kjo fitore e gjerë i garanton Partisë Socialiste një tjetër mandat në drejtimin e bashkisë së Beratit, duke konsoliduar pozitat e saj në këtë qytet historik. Diferenca mes dy kandidatëve është 10,443 vota, një rezultat që tregon qartësisht dominimin e socialistëve në këtë garë.