LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Jam zotuar para jush se do mbroj votën tuaj dhe mund t’u them se kjo gjë u realizua plotësisht

Gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.9, Berisha u shpreh se Edi Rama i grabiti zgjedhjet e 11 majit.

2 Dhjetor 2025, 19:21 Nga E.d
Berisha: Jam zotuar para jush se do mbroj votën tuaj dhe mund t’u
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është zotuar para qytetarërve se do ta mbroj votën e tyre. Gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.9, Berisha u shpreh se Edi Rama i grabiti zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se sipas raportit ndërkombëtar ai organizoi në periudhën e ndaluar e ligj, 4533 aktivitete, të gjitha për të ndikuar votën e qytetarëve.

Lideri opozitar tha se për të fituar zgjedhjet, Rama arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale. Ai tha se kryetarët e partive opozitare nuk kanë asnjë imunitet, por kur i arreston ata në vitin elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, i arreston si kundërshtarë politikë për të dekapituar opozitën dhe për të fituar zgjedhjet. 

"U ndala në këtë për dy arsye. Së pari, për të realizuar ju se sa heroike, se sa misionare, se sa e rëndësishme ka qenë qëndresa juaj në këto kushte, qëndresa e demokratëve. Dhe pavarësisht nga të gjitha këto, shqiptarët, besimin më kryesor e shprehën tek PD. A i fitoi Edi Rama zgjedhjet? Kurrë. Edi Rama i grabiti zgjedhjet. Prisni. Imagjinoni për një moment, do flas vetëm gjërat kryesore të raportit, jo ato tonat, fare. Organizoi, thotë raportoi ndërkombëtar, në periudhën e ndaluar e ligj, 4533 aktivitete. Të gjitha për të ndikuar votën e qytetarëve. Vetëm e vetëm se si ta bësh më të mirë, t’i bësh makijazh qeverisë dhe vetes. Kombëtare dhe ndërkombëtare. E ndaluar me ligj. Shkeli ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar 4533 herë.

Dy gjëra besoj se i mbani mend nga unë dhe duhet t’i mbani. Në mënyrën më të përsëritur u kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë këtë me qindra herë. E kam thënë këtë sepse kam kuptuar ai, i inkriminuar rëndë, nuk lë ligj pa thyer, nuk lë akt pa kryer në mënyrë që të marrë zgjedhjet, të mos dorëzojë pushtetin. Jo. Ai pikërisht për këto arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive opozitare nuk kanë asnjë imunitet, por kur i arreston ata në vitin elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, ti i arreston ata si kundërshtarë politikë për të dekapituar opozitën dhe për të fituar zgjedhjet. Kur tre liderët e partive kryesore i vë në proces, njërin në arrest shtëpie, tjetrin në burg, të tretin në proces penal, që të tre absolutisht pa asnjë fakt penal. Do u rikujtoj një histori.

I ati i tij, në vitin 1988 në gusht, firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela. Ka dy gjëra shumë interesante. E para, ajo ishte diktaturë totalitare, nuk pranonte pluralizmin, megjithatë ka pasur një prokuror në atë kohë që tha se kjo dosje nuk ka asnjë gjë. Doli tjetri dhe e kapi shpejt. Ky është terrorist, tha, dhe e çuan në litar. Ajo ishte një prokurori staliniste, por prapë kishte një njeri që edhe atë ligj që kishte përpara, do e interpretonte siç ishte. Ky nuk ka gjë, tha. E mori tjetri dhe e dënoi me vrasje dhe e firmosi i ati i Edi Ramës. Edi Rama gjer sot nuk ka kërkuar falje sepse ndan mendësinë e të atit për kundërshtarin politik.

U ndala në këto dy momente për të kuptuar tiparet e asaj që quhet diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Faktikisht ajo nuk e dorëzon pushtetin me zgjedhje. Ky është i gjithë morali i saj. Premtimi i dytë i imi ka qenë ky, para jush dhe shqiptarëve, do mbroj votën tuaj. Në qoftë se unë kisha deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, kisha deklaruar gjithashtu se unë do mbroj votën tuaj dhe mund t’u them se kjo u realizua plotësisht. Kjo është realizuar plotësisht. Kur kam thënë do mbrojmë votën, nuk kam thënë se do e mbrojmë me kallashnikovë, as me armë, por e mbrojtëm votën në vitin 2021 ishit dëshmitarë vetë se çfarë bëri policia për të na i marrë zgjedhjet, por mori një damkë ndërkombëtare.

Dhe raporti i këtij viti, në kushte shumë të vështira, nuk ishte e thjeshtë mbrojtja, Edi Rama bëri presione të jashtëzakonshme, por ne u detyrohemi shumë atij diplomati dhe atyre vëzhguesve, të cilët pavarësisht presioneve të turpshme që u ushtruan mbi ta, nuk lëvizën asnjë fjalë, përkundrazi e plotësuan raportin." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet