LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD. Të gjithë së bashku do t’u japim përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre

Lideri demokrat tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ndërsa u tha qytetarëve se Rama të ardhme nuk ka.

2 Dhjetor 2025, 19:58 Nga E.d
Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forcat demokratike në Europë dhe në botë i kanë sytë tek PD. Gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.9, Berisha u shpreh të gjithë së bashku do t’u japin përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre.

Lideri demokrat tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ndërsa u tha qytetarëve se Rama të ardhme nuk ka. Kyedemokrati tha se një seri rezolutash, kanë dënuar grabitjen e zgjedhjeve, kanë dënuar narkoshtetin shqiptar, kanë dënuar përdorimin politik të drejtësisë dhe kanë dënuar autokracinë elektorale.

"Cilido që lexoi telegramin e sekretarit Rubio, mos harroni, çfarë tha? SHBA do bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës, bashkëpunëtorëve të tyre. Po kush nuk e di se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre? Të gjithë e dinë. Kush nuk e di që ministrat e tij janë të lidhur këmbë e krye me drogën? Cili nuk e di që Edi Rama priti në zyrë Sinaloan? Dërgoi ministrat në Aruba me avionë specialë. Pra, deri diku, disa hapa janë bërë.

Por njeri në Shqipëri për të na e hequr Edi Ramën, nuk do vijë. Ju garantoj. Duhet ta heqim vetë Edi Ramën. Prandaj ne këtë analizë, sigurisht fushata zgjedhore dhe e gjithë veprimtaria zgjedhore duhet të analizohet nga ne, seksion në seksion, si i përmbushëm detyrat. Pati rinumërime, numëruesit tanë dolën faqebardhë, treguan se e kanë bërë detyrën. Në tërësinë e tyre, unë nuk them. Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin. Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit. Nuk kanë asnjë lidhje me ne. Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan.

Bënë zgjedhje shumë të gabuar. Dhe ne do ua themi atyre. Ti në momentin e betejës ku ishe? Zgjedhjet janë betejë. Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes. Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo. Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën. Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin.

Prandaj u lutem shumë edhe në debatin tuaj, të diskutojmë si t’i japim përgjigje kësaj, çfarë bëjmë ne për të hequr këtë debat midis nesh. Për të pasur lista më të pranueshme. Do bëjmë një analizë në të gjithë aspektet në mënyrë që të përgatitemi për kohën më të shpejtë të mundshme. Unë e kam thënë dhe e them me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por u garantoj se Edi Rama të ardhme nuk ka. Jo, nuk ka të ardhme. Ju e shihni se ç’po ndodh. Ai është sot gazi i Europës, me Lubinë ai është bërë sot gazi i Europës si kurrë ndonjëherë ndonjë drejtues tjetër. Edhe më shumë do bëhet.m Prandaj edhe ne do përgatitemi.

Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD. Në një seri rezolutash, gjer sot 5 dhe të tjera do presim, ata kanë dënuar grabitjen e zgjedhjeve, kanë dënuar narkoshtetin shqiptar, kanë dënuar përdorimin politik të drejtësisë, kanë dënuar autokracinë elektorale apo diktaturën autoritare. Të gjitha këto forca, sytë, mendjen e kanë tek PD dhe opozita. Unë kam bindjen më të madhe se ju, ne të gjithë së bashku do t’u japim përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita europa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet