LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ REL: Çfarë e shkaktoi kaosin digjital pas votimeve

Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 9 shkurt, derisa pritej publikimi i rezultateve preliminare nga KQZ-ja, këtij institucioni i dështoi platforma elektronike.

20 Shkurt 2025, 10:06 Nga M.B
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ REL: Çfarë e shkaktoi
Foto ilustruese

KOSOVA- Sulmet e supozuara kibernetike në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë kishin për qëllim të minonin besimin në institucionet e Kosovës, të nxisnin trazira dhe të krijonin kaos politik, vlerëson profesori i Shkencave të Sigurisë në Kosovë, Avni Islami.

“Realizimin e qëllimit të tyre e shmangën vetë qytetarët e Kosovës”, thotë ai, “duke mos rënë pre e ndërhyrjeve dhe dezinformatave”.

Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 9 shkurt, derisa pritej publikimi i rezultateve preliminare nga KQZ-ja, këtij institucioni i dështoi platforma elektronike. Ajo u kthye në funksion pas disa orësh, por edhe në ditët në vazhdim pati ndërprerje të kohëpaskohshme.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ngriti alarmin më 18 shkurt, duke thënë se siguria e shtetit të Kosovës u vu në rrezik nëpërmjet lajmeve të rreme dhe sulmeve kibernetike në ueb-faqen e KQZ-së, si gjatë fushatës parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimeve, më 9 shkurt.

Për ndërhyrje në zgjedhje, po atë ditë, foli edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili e drejtoi gishtin nga Serbia. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se për çfarë sulmesh bëhet fjalë dhe nëse është hapur ndonjë rast, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se “Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të bëjë mbledhjen e informatave rreth mosfunksionimit të platformës online të KQZ-së, pas raportimeve për mosfunksionimin e saj”.

“Pra, tani jemi në fazën e mbledhjes së informatave dhe kryerjen e veprimeve të tjera, për të vërtetuar saktësinë e tyre”, thuhet në përgjigje.

KQZ-ja njoftoi qysh më 10 shkurt se i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të sigurisë, lidhur me “problemet e mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare”.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar në lidhje me kërkesat e Prokurorisë, e as pyetjes se sa raste të veprës penale “hyrje në sistemet kompjuterike” janë regjistruar deri më tash këtë vit.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë theksoi në raportin e tij se dy media shtetërore ruse, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, publikuan rreth 60 artikuj për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe se disa prej tyre kishin narrativë manipulimi kundër komunitetit serb. Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Prishtinë, Rohde, tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve, të cilën e mbështet që nga themelimi i saj më 2013.

Ende nuk është e qartë se sa deputetë i siguroi kjo parti në Kuvendin e Kosovës, pasi vazhdon numërimi i votave me kusht dhe i atyre nga diaspora. Profesor Islami beson se ueb-faqja e KQZ-së ishte cak i sulmeve kibernetike, të cilat kishin për qëllim krijimin e një opinioni të mosbesimit te popullata e Kosovës ndaj institucioneve të saj, si dhe shkaktimin e trazirave në vend.

“Pra, në njërën anë, të supozohej se partia e parë [Vetëvendosje] ka manipuluar me zgjedhje dhe, në anën tjetër, të nxitej dalja në rrugë e përkrahësve të subjekteve të caktuara politike. Kësisoj, do të krijohej një klimë e anarkisë dhe destabilizimit në përgjithësi”, thotë Islami për Radion Evropa e Lirë.

Qëllimi, sipas tij, nuk u arrit, sepse qytetarët nuk ranë pre e, siç i quan ai, provokimeve. Islami shpreh bindjen se Kosova është cak i atyre që e kundërshtojnë pavarësinë e saj dhe orientimin e saj properëndimor.

“Hakerët ose profesionistët që punojnë në këtë drejtim, gjejnë dritare ose zbrazëtira, përmes të cilave depërtojnë dhe i sulmojnë sistemet, sikurse ishte rasti i ueb-faqes së KQZ-së”, thotë Islami.

Sulmi kibernetik nënkupton përpjekjet e hakëreve për të fituar qasje të paligjshme në një kompjuter ose sistem kompjuterik, me qëllim të shkaktimit të dëmit. Sulmi i tillë mund ta bëjë rrjetin kompjuterik të paqasshëm dhe, në këtë mënyrë, bllokon punën e institucioneve, korporatave apo bizneseve. Pasojat mund të jenë të rënda - nga humbja e të dhënave deri te dëmtimi i infrastrukturës kritike dhe ndikimi negativ në ekonominë dhe sigurinë e një vendi.

Kosova ka Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2023-2027. Aty thuhet se vendi “do të krijojë mjedis online të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, bizneset dhe qeverinë, duke punuar në zvogëlimin e dobësive dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve, për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike duke parandaluar dhe minimizuar dëmet”.

Kjo, sipas strategjisë, synohet të arrihet përmes punës në kornizën ligjore dhe metodave për t’i identifikuar të gjitha entitetet kritike të infrastrukturës së informacionit. Kastriot Fetahaj, inxhinier i sigurisë kibernetike dhe zhvillues i softuerit për kompaninë amerikane The Daily Wire, thotë se siguria kibernetike në institucionet e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, për shkak të kapaciteteve të kufizuara ose fare teknike dhe humane.

Përkundër Ligjit për sigurinë kibernetike që i hapi rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike, Fetahaj kujton se kjo agjenci nuk është themeluar as sot e kësaj dite. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës i thanë REL-it se, në dhjetor të vitit të kaluar, është hapur konkursi për kryeshef të kësaj agjencie, në mënyrë që të niste me themelimin dhe funksionalizimin e saj, por, sipas tyre, “konkursi ka dështuar, për shkak të mospërmbushjes së kritereve dhe specifikave” .

Fetahaj thotë se siguria kibernetike në institucionet shtetërore çalon në “pikat fundore”, që nënkuptojnë ueb-faqet dhe shërbimet për informim dhe përdorim të gjerë. Ai shton se në bazë të vrojtimeve të tij në ueb-faqen e KQZ-së, ajo “ka qenë e infektuar nga data 7 shkurt deri së paku më 13 shkurt” me virus, i cili është shpërndarë edhe te qytetarët e rëndomtë që i janë qasur asaj faqeje.

“Kur i shohim këto parregullsi, qoftë te portali i numërimit të votave, qoftë te faqja zyrtare e KQZ-së, atëherë siguria [kibernetike] në institucione shtetërore, lë shumë për të dëshiruar”, thotë Fetahaj.

Kjo siguri nuk mund të arrihet asnjëherë 100%, por për ta përmirësuar atë, ai thotë se institucionet duhet të investojnë shumë më tepër në infrastrukturë dhe pajisje, ta zgjerojnë stafin për siguri kibernetike dhe ta trajnojnë atë. Po ashtu, thotë Fetahaj, pagat në institucionet shtetërore për ekspertët e sigurisë kibernetike janë tejet të ulëta në krahasim me sektorin privat dhe kjo është një prej arsyeve përse personat me ekspertizë në institucione private dhe ndërkombëtare, nuk kanë interes të punojnë në institucione shtetërore.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ta rikategorizojë sektorin e sigurisë kibernetike dhe sektorin e IT-së, t’i heqë nga shkallëzimi që parasheh Ligji i punës, për arsye se nëse vazhdojmë me këtë shkallëzim, gjasat për të pasur ekspertë që e dinë dhe e kryejnë punën e vet ashtu siç duan institucionet shtetërore, janë minimale”, thotë Fetahaj.

Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike disa herë në të kaluarën. Në maj të vitit 2024, grupe hakerësh prorusë morën përgjegjësinë për disa sulme të tilla, të cilat i bllokuan përkohësisht disa ueb-faqe qeveritare, përfshirë atë të Presidencës dhe Kryeministrisë. Qeveria e Kosovës konfirmoi atëkohë se sulmet vinin nga “hakerët rusë”, por nuk specifikoi se për kë saktësisht bëhej fjalë.

Në një raport që publikoi organizata Demokraci Plus në vitin 2022 thuhej se Kosova. Atë vit, Kosova, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor regjistruan disa sulme të njëpasnjëshme kibernetike. Caqe ishin ueb-faqet e institucioneve shtetërore, ndërsa prejardhja e sulmuesve u regjistrua në vende të ndryshme, përfshirë: Rusinë, Holandën, Lituaninë e të tjera/ REL

kosova

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!