Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Sipas tij rezulton se DHL i ka mbajtur vetë zarfet për shumë ditë pa i shpërndarë, deri në 2-3 javë në magazinat e veta.
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit u shkel çdo standard, çdo kriter, çdo ligj, në mënyrë që Edi Rama të arrinte rezultate 95 përqind, 93 përqind, 90 përqind siç arriti me votën e diasporës. Berisha gjithashtu u shpreh se 18% e zarfave për disporën, nuk mbërriti në KQZ, ndërsa DHL i shpërndau edhe pas ditës së votimit. Sipas tij rezulton se DHL i ka mbajtur vetë zarfet për shumë ditë pa i shpërndarë, deri në 2-3 javë në magazinat e veta.
"Por, një problem tjetër themelor është farsa zgjedhore 11 maj 2025. Siç kam deklaruar, procesi i votës së diasporës u shtetëzua nga narkoshteti. U shkel çdo standard, çdo kriter, çdo ligj, në mënyrë që Edi Rama, Ramaduro të themi, të mos i themi më Edi Rama, të arrinte rezultate 95 përqind, 93 përqind, 90 përqind siç arriti me votën e diasporës. Tani shkelja e kontratës. Numri total i miratuar i votuesve ishte 245.935. Numri i zarfeve të dërguara është po kaq. Zarfe të mbërritura në KQZ janë gjithsej 202.309 zarfe, pra 18 përqind e atyre që iu nis zarfi, zarfi mbeti rrugës sepse nuk i pëlqente Edi Ramës votimi i tyre.
Në Itali kjo shifër është 17 përqind. Në Gjermani jo shifër është 15 përqind. Në SHBA kjo shifër është 16 përqind. Në Britaninë e Madhe kjo shifër 27 përqind. Në Francë 25 përqind. Në Greqi 19 përqind. Problematikat e konstatuara me DHL-në. Një, mungesë informacioni nga KQZ për zarfet e kthimit të votave nga diaspora në mënyrë që të mbyllet procesi i çdo vote në bazë të kodit unik të çdo zarfi, kërkesë e përsëritur nga përfaqësuesit ligjorë të PD. Dy, vonesa në dërgimin e zarfeve. Rezulton se DHL i ka mbajtur vetë zarfet për shumë ditë pa i shpërndarë, deri në 2-3 javë në magazinat e veta.
Tre, shpërndarje zarfesh ditët e fundit para zgjedhjeve sipas informacionit të KQZ, duke mos u lënë kohë votuesve që të dorëzojnë mbrapsht zarfet. Katër, shpërndarje e zarfeve me vonesë duke mos lënë mundësi për tre tentativa nga ana e DHL siç kërkon kontrata. Dhe e fundit, shpërndarje e zarfeve edhe pas ditës së votimit duke bërë absurd tërë procesin dhe duke u mohuar të drejtën e votuesve dhjetëra mijëra votuesve. Shkelje ligjore të DHL me kontraktimet. Vendimi numri 13 i Komisionit Rregullator datë 12.11.2024 përcakton: fletët e votimit duhet të dërgohen individualisht tek votuesi. DHL nuk i ka dërguar individualisht. Ka dështuar.
Dorëzimi duhet të bëhet në adresën e deklaruar. DHL ka dështuar. Fletët e votimit duhet të dorëzohen përmes një shërbimi ekspres. DHL ka dështuar. Shkelje e kontratës së DHL me kontraktimet. Nga shqyrtimi i informacionit zyrtar të DHL, vetëm dorëzimi i zarfeve tek votuesit, rezulton: Qindra fatura të DHL janë pa firmën e marrësit. Asnjë vlerë ligjore. Qindra fatura të DHL kanë vetëm një vizë në vend të firmës. Qindra fatura të DHL kanë simbole dhe shenja të qarta, yllin me pesë cepa, logo e fushatës së PS, fjongo, germa, sipas porosisë nga qendra në mënyrë që të kontrollohej vota e diasporës. Vota e diasporës është kontrolluar, patronazhuar një çdo fazë të procesit. Shenjat dalluese në vend të firmave e faktojnë këtë," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryeministri Edi Rama,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për denoncoi skandalin e hapjes së ç...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se persona me uniform&eum...
Foto nga ceremonia STRUGA- Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një struktur&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lirimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një dekla...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu, pasi gjykata e Fierit vendosi lirim me kusht. ...
Avokati FIER- Avokati i ish-deputeti Ervin Salianji, Ledio Braho deklaroi para mediave se pas vendimit të Gjykatës së Fierit, demokrati prit...
Ervin Salianji FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se trupa gjyk...
Ervin Salianji FIER- Raporti i shërbimit të provës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji ka dalë pozitiv. Burime bëj...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin ...