LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhje sërish me 23 korrik/ Berisha në Rrogozhinë: Në këto tri javë të bëjmë gjithçka! Mbroni votën

Berisha i bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës gjatë ditës së djeshme dhe la porositë e tij për fushatën dhe mbrojtjen e votës.

4 Korrik 2023, 18:32 Nga k.m.
Zgjedhje sërish me 23 korrik/ Berisha në Rrogozhinë: Në
Pamje nga takimi

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në Rrogoshinë. Sot, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që zgjedhjet e reja për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës të mbahen më 23 korrik, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. Berisha i bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës gjatë ditës së djeshme dhe la porositë e tij për fushatën dhe mbrojtjen e votës. Kreu i PD-së evidentoi se përballë demokratëve është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren. Ndaj dhe kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

"Verë është. Njerëzit edhe largohen, por na përket që këto tri javë të bëjmë gjithçka. Çdo mundësi që kemi, çdo njohje, çdo lidhje në Rrogozhinë, në Kavajë dhe kudo që t’i kemi njerëzit tani, të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur fitoren që kërkon të na e marrë me arbitraritet dhe imoralitet Edi Rama dhe qeveria e tij. Të kontrollojmë listat e votimit, kush votoi dhe sa nga njerëzit që njohim, që janë apo nuk janë në Rrogozhinë, dhe kudo që janë të qëmtojnë, t’i gjejmë dhe të bëjmë gjithçka për t’i sjellë atë ditë për të votuar për Shkëlqim Hoxhën dhe fitoren e tij. Nuk është e lehtë, unë jam i vetëdijshëm, por është plotësisht e mundshme. Ne nuk po bëjmë gjë tjetër, vetëm po mbrojmë një fitore e cila u faktua në mënyrë të pakundërshtueshme, se e firmosën qytetarët e Rrogozhinës dhe të fshatrave, zonave përreth. Jam i bindur, se me punën tonë, me mundin, ne do bëjmë që edhe më shumë të firmosin më 21 korrik, Çim Hoxha të fillojë detyrën si një kryetar i Bashkisë Rrogozhinë,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË:

Së pari, dua të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë për fitoren tuaj të merituar dhe të shkëlqyer më 14 maj. Shembulli, puna juaj, arritja juaj, suksesi që arritët më 14 maj është frymëzim për çdo demokrate e demokrat për të gjithë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Unë gjithashtu dua të falënderoj Shkëlqim Hoxhën, i cili, ju them ju, disa muaj më parë kur mori pjesë në garën e Primareve, mori pjesë i bindur dhe besim të plotë tek ju, se do të fitonte Rrogozhinën dhe kishte besim të madh tek qytetarët e kësaj bashkie në vlerësimin e tyre. Padiskutim që ky terren ishte ndër terrenet më të vështira, por frymëzimi i tij, puna e tij, puna e secilit prej jush, bëri që të keni një fitore të padiskutueshme, një fitore të cilën Edi Rama e grabiti në mënyrën më të paskrupullt dhe më të padrejtë. Ju, në fushatën elektorale të 14 majit arritët të shënoni një kthesë të madhe elektorale. Pra, të bindni me qindra dhe mijëra zgjedhës të Rrogozhinës, fshatrave përreth dhe kjo është një meritë e madhe. Çim Hoxha është një demokrat, një njeri i suksesit, demokrat i përkushtuar me kontribute reale të çmuara në PD në kohërat më të vështira të saj. Ka aftësi të shkëlqyera menaxhimi, drejtimi dhe kam bindjen më të madhe se ai do të jetë kryetari i bashkisë, më i suksesshmi që ka patur Rrogozhina.

Por, në qoftë se të gjitha këto janë në anën tonë, përballë nesh është qeveria që nuk njeh asnjë normë dhe asnjë moral. Përballë nesh janë institucionet e një shteti, e një makinerie që mbjell frikë dhe që përdor të gjitha format. Na mbetet ne, të shumëfishojmë punën. Na mbetet ne, që me ato listat e zgjedhësve të trokasim në çdo derë, të takojmë çdo njeri që ka votuar për ne. Të takojmë çdo njeri që nuk pranon t’i merret në këtë mënyrë me njerëz të zhveshur nga çdo normë morale dhe ligjore, tjetrit fitorja nga duart.

Nuk ka diskutim se, qoftë KAS-i, qoftë Kolegji Zgjedhor, sikur munimumin e minimumit të integritetit njerëzor po të kishin, nuk mund të merrnin vendim tjetër, veçse të shpallnin fitoren e Çim Hoxhës. Nuk mund të merrej kurrë vendim tjetër, përveç skartimit të kutisë së qendrës së votimit që ishte ngritur në kundërshti me çdo ligj dhe rregull. Nuk mund  të merrej asnjë vendim tjetër, përveç zhvlerësimit të atyre fletëve, që ata që kishin votuar i kishin zhvlerësuar vet, dhe tani i shpallnin të vlefshme.

Pra, jemi në këtë situatë. Çimi më tha një fjalë: “E shoh tha, që njerëzit janë të revoltuar nga padrejtësia që na është bërë.” Dhe kjo është e vërtetë, e drejta ekziston për çdo njeri, dhe çdo njeri çfarë do që të ketë, kur ka një karakter dhe ka një normë, nuk pëlqen një padrejtësi flagrante, të hapur. Kështu që, në këtë fushatë ne duhet të synojmë të marrim vota edhe në krahun tjetër, te të gjithë ata të cilët e shohin se, këto ishin vendime amorale, antilgjore, vendime me të cilat u grabit fitorja e qytetarëve të Rrogozhinës. Vendime me të cilat u ndëshkuan në një farë mënyrë zgjedhësit e Rrogozhinës për të votuar për së dyti, në një kohë kur ta kishin votuar dhe kishin nxjerrë fitimtarin, kishin dhënë mandatin Çim Hoxhës.

Verë është. Njerëzit edhe largohen, por na përket që këto tri javë të bëjmë gjithçka. Çdo mundësi që kemi, çdo njohje, çdo lidhje në Rrogozhinë, në Kavajë dhe kudo që t’i kemi njerëzit tani, të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur fitoren që kërkon të na e marrë me arbitraritet dhe imoralitet Edi Rama dhe qeveria e tij.

Të kontrollojmë listat e votimit, kush votoi dhe sa nga njerëzit që njohim, që janë apo nuk janë në Rrogozhinë, dhe kudo që janë të qëmtojnë, t’i gjejmë dhe të bëjmë gjithçka për t’i sjellë atë ditë për të votuar për Shkëlqim Hoxhën dhe fitoren e tij.

Nuk është e lehtë, unë jam i vetëdijshëm, por është plotësisht e mundshme. Ne nuk po bëjmë gjë tjetër, vetëm po mbrojmë një fitore e cila u faktua në mënyrë të pakundërshtueshme, se e firmosën qytetarët e Rrogozhinës dhe të fshatrave, zonave përreth. Jam i bindur, se me punën tonë, me mundin, ne do bëjmë që edhe më shumë të firmosin më 21 korrik, Çim Hoxha të fillojë detyrën si një kryetar i Bashkisë Rrogozhinë. Së bashku me Kavajën, këto bëhen djepi i ndryshimeve të mëdha, jo vetëm të Shqipërisë së mesme, por të mbarë vendit. Edhe njëherë, ju falënderoj me shumë mirënjohje. Kërkoj nga të gjithë anëtarët, simpatizantët, strukturat tona të mobilizohen më shumë se kurrë, të riskedulojnë të gjitha agjendat e tyre, në mënyrë që këto tri jaëv të mobilizohemi me të gjithë forcën për të mbrojtur fitoren që na e besuan qytetarët e Rrogozhinës. Me besim të plotë tek ju, dhe me falënderim e mirënjohje të thellë ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë për të rikonfirmuar dhe njëherë më 21 korrik fitoren e merituar të Çim Hoxhës. Ju falënderoj shumë!

zgjedhjet ne rrogozhine sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet