Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Veliaj tha se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit.
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot, në një intervistë për 'Top News', se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit. Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës.
“Ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Tiranën në një qendër të shumë aktiviteteve politike. Ne të qytetit bëjmë më shumë pjesën kulturore, sportive, të koncerteve, eventeve, kurse Kryeministri, duke filluar nga Samiti i Procesit të Berlinit, apo te vizita jashtëzakonisht të rëndësishme, e ka kthyer Tiranën në një epiqendër politike të të gjithë Ballkanit.
Jemi sot padyshim vendi më i qëndrueshëm, nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, po përjetojmë një bum turistik dhe sigurisht që, këto vizita rrisin reputacionin e vendit tonë. Në rastin më konkret, në të gjitha këto aktivitete të organizuara nga Kryeministri, besoj se qershia mbi tortë ishte vizita e Bill Clinton-it, ndoshta amerikani më i dashur në vendin që do më shumë Amerikën në botë.
Ishte një vizitë jashtëzakonisht inkurajuese, që e kreu misionin e vet për të treguar një mirënjohje shqiptare, dhe Kryeministri ishte siguruar që të ftonte nga i gjithë spektri politik, nga të gjitha besimet fetare, ishte e hapur edhe për publikun, që vërtet mirënjohja të ishte një mirënjohje përtej protokollit, që vinte nga zemra, nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët që ishin këtu”, deklaroi Veliaj.
I pyetur pse opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta nuk ishin në pritjen e organizuar për Clinton, Veliaj tha:
“Unë nuk jam postier, nuk shpërndaj ftesa. Ajo që unë thosha në fushatë është se ata janë pa adresë, pa emër, pa fytyrë. Pyetja është: Cila është shtëpia e tyre politike që ne adresojmë?
Ajo që dëgjova herën e fundit, është se edhe shoku Ilir Meta do që të ndajë grupin e vet të Këshilltarëve Bashkiakë veç nga ai i Sali Berishës. Qartazi edhe ai ka një alergji të theksuar nga prania e z. Berisha në listën e tij. Kështu që, pyetja më e bukur është për Postën e Tiranës: Ku është adresa e saktë e tyre? Dhe ne do shikojmë si mund t’i akomodojmë në koncertet e ardhshme që kemi”, tha Veliaj.
Pamjet TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ndodhet në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij 2 ditore. Më...
Edi Rama TIRANË- Gjatë kësaj jave kryeministri Edi Rama do të nisë turin ballkanik. Më datë 6-7 Rama do të nisë...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Çështja e legalizimit të kanabisit ishte një nga pyetjet e gazetarëve për ministren Delina Ib...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financace dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se këtë vit ka pasur një fo...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli ditën e sotme në një konferencë për...
Ambasada TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. Për këtë ditë kaq ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko foli për korrupsionin e politikanëve dhe drejtësinë. Sonte, i ftuar në...
Pandeli Majko TIRANË- Pandeli Majko u shpreh këtë mbrëmje në “Open” se nuk e ka pritur aspak mirë idenë e Ba...
Ermonela Felaj Në Tiranë, deputetët e opozitës debatuan sot nën-kryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, për fa...
Bill Clinton TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur "ngrohtë" ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Lajmi është...