LIVE UPDATES
Politike

KQZ merr vendimin, më 23 korrik përsëriten zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë

Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

4 Korrik 2023, 17:54 Nga k.m.
KQZ merr vendimin, më 23 korrik përsëriten zgjedhjet për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik 2023. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, i cili kërkon mandatin e tij të dytë, e përballë tij do të jetë sërish, Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë'. Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit. Sot, po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i propozuar nga Partisë Socialiste pasi Kolegji Zgjedhor dhe KAS rrëzuan ankimimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi. Për Kuçovën, u rinumëruan 18 kuti, por rezultati nuk ndryshoi në favor të opozitës. Në fund të mbledhjes së sotme, u dha "ok" edhe për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidaten nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kamela Banushi.

Rendi i ditës në mbledhjen e sotme të KQZ:

1. Projektvendim “Për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë”.

2.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat z. Kreshnik Riza Hajdari, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3.Projektvendim “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit, vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vulës rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, të KZAZ-së nr. 43, Bashkia Rrogozhinë, që do të përdoren në datën 23 korrik 2023, për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie”.

4. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Kamela Ferdinant Banushi”.

Zgjedhjet e më pas numërimi në Bashkinë e Rrogozhinës u kthye në temë diskutimi e kontestimi nga 'Bashkë Fitojmë'. Fitorja me vetëm 21 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës. Por pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy të tjerët, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.


Por përse u kundërshtua rezultati i Rrogozhinës, e cila është "kleçka" e votave të burgut të Rrogozhinës?

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe rezultatit të ngushtë mes dy kandidatëve, opozita vendosi që të apelojë rezultatin. Në argumentet e tyre, avokatët e koalicionit BF argumentuan se Komisioni i Qendrës së Votimit në këtë burg ishte ngritur pa vendimmarrje të KQZ-së dhe se shumica e të burgosurve që kishin votuar nuk kishin të drejtë që të ushtronin të drejtën e tyre, për shkak të vendbanimit dhe mospasjes së emrit në listën e zgjedhësve. Shumë prej tyre, të cilët po uvajnë dënimin në Rrogozhinë, por vendbanimi i tyre nuk ishte në këtë Bashki. Ndaj edhe nuk mund të votonin për të zgjedhur të parin e qytetit. Në këtë burg, sipas Kasos, kriteri numerik që parashikon ligji është 15 zgjedhës me të drejtë vote që të kenë vendbanimin në atë zonë me kod unik banese, ndërkohë që në atë institucion të vuajtjes së dënimit, vetëm 2 prej tyre kanë vendbanim në Rrogozhinë. Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit, ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total 80 ishin në favor të tij. Po ashtu, vetë kandidati Hoxha ka argumentuar se me burgun, Memolla ka konflikt interesi, pasi babai i tij është shef regjimi në policinë e burgut dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg, çka mund të ketë ndikuar në intimidimin e të dënuarve.

kqz rrogozhine bashkia rrogozhine zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet