Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kuadër të hetimeve ndaj procedurave për privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe “Ndalimin për të dalë jashtë vendit”.

Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha shpërfilli sot vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas të cilit ai do të duhej të paraqitej pranë një oficeri të Policisë gjyqësore.
Në kuadër të hetimeve ndaj procedurave për privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe “Ndalimin për të dalë jashtë vendit”.
Në orën 10.00 kur do të duhej të paraqitej në Policinë gjyqësore, zoti Berisha u shfaq në dyert e parlamentit. Ai tha se nuk kishte asnjë njoftim për vendimin e Gjykatës, i cili sipas tij “duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës”.
Pavarësisht se zoti Berisha ka bërë ankimim ndaj vendimit të Gjykatës, ai ka mbështetur që në fillim idenë se sipas tij, masat e sigurisë janë në shkelje të Kushtetutës, dhe se për to do të duhej që të ishte kërkuar autorizim nga parlamenti. “Nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh, që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal, ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkelë Kushtetutën”, deklaroi sot ai.
Pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Gjykatës ndaj refuzimit të ish kryeministrit për të zbatuar vendimin e saj. Kodi i Procedurës Penale parashikon që në një rast të tillë “Gjykata mund të vendoië një masë tjetër më të rëndë”. Në një rast të tillë, Prokurorisë do t’i duhej në mënyrë të pashmangshme që t’i kërkonte autorizim parlamentit, duke qenë se masa tjetër më e ashpër, do të ishte “arresti në shtëpi”.
Ndaj zotit Berisha nuk ka një akuzë. Ai dyshohet për “Korrupsion” në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili është arrestuar. Me masë sigurie dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, me të cilin Malltezi ishte ortak në ndërtimin e një kompleksi pallatesh mbi truallin e ish klubit Partizani.
Tensione në dyert e parlamentit, nuk lejohet të hyjnë deputetët e përjashtuar të opozitës
Ndërsa duhet të përballet me Drejtësinë, zoti Berisha dhe deputetët që e mbështesin kanë nisur protesta në parlament kundër shumicës të cilën e akuzojnë se po u refuzon të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore dhe se po përpiqet të përcaktojë përfaqësuesin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore.
Deputetët e Rithemelit, të cilëve u është bashkuar dhe grupi i përkrahësve të zotit Gazmend Bardhi, kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të aktivitetit të parlamentit, derisa të plotësohen të drejtat e tyre. Dy seancat e fundit janë shoqëruar me përplasje në sallë, ndërkohë që një pjesë e Komisioneve parlamentare kanë nisur të zhvillojnë punimet e tyre online.
Tensione të forta u shfaqën dhe sot, kur deputetëve të opozitës të cilët ishin përjashtuar për shkak të konflikteve në seancën e fundit, iu ndalua hyrja në godinën e parlamentit. Për minuta të tëra dera kryesore mbeti e mbyllur dhe për deputetët e tjerë, ndaj të cilëve nuk kishte sanksione.
Masa e përjashtimit, parashikon mospjesmarrjen e deputetit në seancat plenare apo në punimet e komisioneve parlamentare. Deri më tani nuk është verifikuar ndonjë rast , kur deputetit t’i ndalohet dhe hyrja në zyrat e parlamentit, dhe për këtë nuk ka ndonjë shpjegim nga drejtuesit e parlamentit.
Një pjesë e deputetëve, të cilëve iu ishte ndaluar hyrja, arritën të futeshin më pas brenda, nga dritaret e katit të parë, për t’u bashkuar me pjesën tjetër në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar./VOA
Deputetet TIRANË- Opozita nuk ka lejuar që komisionet të zhvilloheshin. Komisioni i Ligjeve ka përfunduar vetëm disa sekonda pasi ...
Komisioni TIRANË- Tensione edhe brenda komisioneve. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ai i PS-së, Petro Koço janë për...
Mbledhja TIRANË- Opozita ka shkaktuar tensione edhe brenda Komisoneve. Ata i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, ku nuk kanë leju...
Flamur Noka TIRANË- Nuk kanë fund tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës te hyrja e Kry...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak m&e...
Deputetet TIRANË- Pamje të pazakonta nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas tensioneve që u regjistruan sot në hyrje të Kryesis&e...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është në mesin e deputetëve të opozitës që nuk i lejohet hyrja n&eum...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shpërthyer me tone tepër të forta ndaj Gardës, pasi kjo ...
Salianji dhe garda TIRANË- Tensione te Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët e Partisë Demokratike (ata të përjashtuar nga sea...
Noka TIRANË- Ditën e sotme, disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kr...