LIVE UPDATES
Politike

Zbulohet “agjenti sekret” që akuzoi Meta/ Kush është kreu i UNIFI HOLDING në Shqipëri

21 Tetor 2024, 20:15 Nga I.A
Zbulohet “agjenti sekret” që akuzoi Meta/ Kush është
Ilir Meta

TIRANE- Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve në studio televizive, një deklaratë e bërë nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e tij, nuk u arrit të zbërthehej se për çfarë po fliste ish-presidenti. 

Meta foli përmes zëdhënëses e jo vetë, (një rast i rrallë ky për profilin që ish-presidenti ka zgjedhur të mbajë në publik që prej rikthimit aktiv në politikë), për një personazh të panjohur, por që qëndron në krye të skemës kundër tij. 

"Të gjithë ata që merren me këtë çështje, siç Presidenti Meta jua ka bërë të ditur ‘off-record’ bashkëpunëtorëve të Dum-Dumanit, e dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave, A. SH., (emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos dëmtuar hetimet e Dum-Dumanit), i arratisur nga Dibra në fund të viteve ’80 dhe i rekrutuar nga Shërbimet Jugosllave të kohës.

Ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Ilir Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje gjoja farefisnore. Ai ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E. B., J. M., dhe të tjerë."-deklaroi Meta. 

Por kush është A.SH? ZËRI ka mundur të mësojë se A.SH është biznesmeni Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Është pikërisht Shatku emri që Meta e akuzon edhe si një bashkëpunëtor të shërbimeve jugosllave. 

ZËRI mundi të mësojë se në sitën e SPAK janë edhe disa kontrata që Shatku ka përfituar nga institucionet shqiptare, përfshirë këtu AKEP, përmes kompanisë së tij, UNIFI HOLDING Dega Shqipëri. Degë e UNIFI HOLDING, pronë e Shatkut, kjo kompani erdhi në Shqipëri në vitin 2009 ku prezantoi një sërë projektesh ambicioze.

Kjo kompani, me administratorë dy të afërmit e Adrian Shatku, Florian dhe Enkeleda Shatku u largua në gusht të vitit 2018, kur socialistët kishin larguar nga AKEP Pirro Xhixhën e ish-LSI dhe drejtuesi i ri kishte urdhëruar inspektim.

Inspektimi i AKEP zbuloi në vjeshtën e vitit 2018 se UNIFI kishte abuzuar me konsumatorin shqiptar përmes lidhjes me Vodafone Albania. Në Nëntor 2018, AKEP e gjobiti me gjysëm milionë dollarë kompaninë “Unifi Holding inc-dega Shqipëri”, pasi kjo kompani në vitin 2014, mori përsipër shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare, hyrëse e dalëse, për sipërmarrësin “Vodafone”. Kjo marrëveshje ka qenë funksionale deri në Gusht të vitit 2018, kohë kur inspektorët e AKEP thelluan kontrollin mbi veprimtarinë e “Unifi-dega Shqipëri”, të cilin e kishin nisur në janar të vitit të kaluar.

AKEP ka konstatuar se, për të paktën 6 muajt e parë, marrëveshja e interkonjeksionit ka qenë e paligjshme, për shkak se Unifi nuk ishte pajisur me licensën përkatëse. Në vijim të kontrollit, AKEP ka zbuluar gjithashtu se Unifi-Dega Shqipëri nuk ka deklaruar në bilancet e saj faturat e paguara për llogari të “Vodafone”, si edhe ato të shitjes tek klientët përdorues të shërbimit telefonik ndërkombëtar, për thuajse 3 vjet (2014-2016), duke hedhur dyshime për veprimtarinë e pastrimit të parave.

Në përfundim të hetimit administrativ, AKEP gjobit “Unifi-dega Shqipëri” me 50 milionë lekë.

Ishin pikërisht lidhjet e forta të Shatkut ato që kishin bërë të mundur që aktiviteti i tij në Shqipëri të zgjerohej me sukses. Në vitin 2010, një vit pas ardhjes në vend, qeveria Berisha miratoi vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtare me fibër optike Bari-Durrës, ku studimi iu dha UNIFI-t. Që nga viti 2017, pasi projekti u shty disa herë, nuk ka më asnjë njoftim zyrtar se çfarë u bë me këtë studim që do të duhet të realizonte UNIFI dega Shqipëri. 

Por kush e mbrojti Shatkun në AKEP? Në vendimin për gjobitjen, AKEP deklaron se “kontrolli mbi këtë kompani nisi për shkak se ajo nuk ishte kontrolluar për më shumë se tre vjet”. Kjo fjali i drejtohet ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixha, babai i deputetes Erisa Xhixho i cili e kishte nën kontroll aktivitetin e UNIFI. 

Tashmë i gjithë aktiviteti ekonomik i Shatkut në Shqipëri është në sitën e SPAK, ku ai dyshohet se është pjesë e rrethit të afërt të familjes Meta, edhe pse kreu i PL, deklaron se ai është një agjent që ka përdorur "gjasme lidhje farefisnore". 

Kush e solli dhe si e zgjeroi biznesin në Shqipëri, pa licensat përkatesë dhe me bekimin e kujt, janë pyetjet e radhës që presin përgjigje!/Zëri.ai

adrian shatku ilir meta

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!