LIVE UPDATES
Politike

Kur Berisha porosiste verë kallmet në Shkodër

25 Maj 2022, 13:10 Nga DOSJA

Kur Berisha porosiste verë kallmet në Shkodër

TIRANË- Lëvizja studentore ishte e natyrshme, ashtu siç kishte ndodhur edhe shumë herë në histori. Ne në Shkodër i ndiqnim me shumë vëmendje kërkesat e studentëve, takimet me Ramiz Alinë etj. Në biseda me disa nga miqtë që përmenda më sipër, diskutonim se problemet ekonomike që ngritën fillimisht studentët ishte preteksti, sepse qëllimet ishin politike dhe se në të gjitha këto ngjarje kishin dorë edhe të tjerë, që luanin fijet nga larg......

Shkodra e priti me gëzim të jashtëzakonshëm formimin e Partisë Demokratike. Fatkeqësisht, krijimi i saj u “përshëndet” nga lumpeni i Shkodrës më13 dhjetor, dy-tre ditë mbas krijimit të Partisë Demokratike. Me emrin e saj në gojë e me thirrje politike, kjo kategori sulmoi, shkatërroi e vodhi të gjitha dyqanet e pjacës së Shkodrës, që ishte simboli i qytetit.....

Ditët e para të janarit u zhvillua mitingu i parë i Partisë Demokratike në Shkodër. Ishte një miting i jashtëzakonshëm, me një pjesëmarrje që rrallë ishte parë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se menjëherë mbas përfundimit të mitingut, një pjesë e pjesëmarrësve, me emrin e Partisë Demokratike në gojë u drejtuan drejt Degës së Punëve të Brendshme për lirimin e të burgosurve, dhe vetëm qëndrimi i vendosur i policisë bëri që turma të shpërndahej. Megjithatë, edhe atë ditë, ky grupim nuk u shpërnda pa bërë dëme, shkatërrime e vjedhje.

Menjëherë mbas krijimit të PD-së në Shkodër, filloi regjistrimi masiv në Partinë Demokratike. Bënte përshtypje se edhe disa anëtarë të Partisë të Punës filluan të dorëzojnë dokumentet e partisë dhe të regjistrohen në Partinë Demokratike. Madje kishte prej atyre që e kishin shfrytëzuar me të gjitha mënyrat Partinë e Punës dhe tani pa pikë turpi i serviloseshin drejtuesve të PD-së. i pamoralshëm dhe i turpshëm ishte qëndrimi i disa ish kuadrove drejtues, i ndonjë Sekretari Byroje ndërmarrje apo kooperative bujqësore, ndonjë drejtues ndërmarrje e deri ndonjë drejtuesi të Komitetit Ekzekutiv....

Partia Demokratike, si një lëvizje e re, me parulla demokratike po mblidhte rreth vetes të mirë e të këqij, ish të dënuar politikë e të dënuar për vjedhje, ish komunistë e mbështetës të Partisë së Punës, qejfmbetur apo të dënuar prej saj pa faj, intelektualë e studentë, besimtarë e ateistë, punëtorë e fshatarë, ndërmjet të cilëve njerëz shumë të mirë që me të drejtë kërkonin ndryshime.

Fillimisht edhe unë kisha iluzione se vërtetë po dilte në skenë një forcë e re përparimtare. Kur shihja se në krye të saj kanë dalë njerëz që u kishte dalë emri si intelektualë me emër si Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Genc Ruli etj. Kisha respekt të veçantë për Sali Berishën  që e kisha njohur vite më parë.

Që në rini kisha dëgjuar fjalë të mira për Sali Berishën. Ferit Hoti, shok i imi i fëmijërisë e rinisë, më kishte folur shumë herë për të, si student i shkëlqyer, si mjek shumë i mirë e humanitar etj. Këto m’i kishte përforcuar Dr.Sitki Bushati, një mik i vjetër i familjes e shok i ngushtë me vëllanë tim, i cili ishte në një katedër në Fakultetin e Mjekësisë me Sali Berishën. Dr. Sitkiu fliste me super relativa për Dr.Saliun, si për një studiues e shkencëtar të nivelit të lartë.

Në vitin 1976, vëllai im pësoi infarkt, dhe ndërmjet mjekëve që e kishin mjekuar me përkushtim ishte dhe Dr. Sali Berisha. Më kishte mbetur në mendje një ngjarje e thjeshtë. Meqenëse Saliu në atë kohë pinte duhan, gjeta dy kg. duhan special në Shkodër dhe ia solla, por ai nuk  pranoi në asnjë mënyrë t’i merrte pa para, gjë që ma kishte rritur respektin për të.

Kur isha drejtor i Ndërmarrjes Ushqimore, një ditë më vjen në zyrë, Ferit Hoti së bashku me Sali Berishën. Pa e zgjatur, ai kërkonte, nëse kisha mundësi t’i gjeja verë “Kallmet”, për ta blerë në ndonjë dyqan të tregtisë. Nga biseda e pashë se ishte njohës i mirë i verës dhe që nga ai moment sa herë donte, nëpërmjet Feritit, blinte me shumicë verë “Kallmet” në një ndërmarrje tregtare në Shkodër (shumë vite më vonë, në v.2005, gjatë një takimi në Sllovaki, më ka thënë se kishte në shtëpi verë “Kallmet” të ruajtur që nga ajo kohë).

Me Sali Berishën u njoha edhe më mirë më vonë, kur ai si mjek mori përsipër mjekimin e bashkëshortes time që vuante nga tensioni i lartë. Dr. Saliu e shtroi dy herë në pavijonin e tij. Gjatë asaj kohe kam ndenjur disa herë me të, por më bënte përshtypje të veçantë angazhimi i tij dhe njohuritë që kishte në fushën e politikës së jashtme. Edhe më shumë mu rrit respekti për të, mbas botimit artikujve në prag të përmbysjes së sistemit, ku me guxim e kurajë trajtonte problemet e mprehta politike e situatën e rëndë që po kalonte Shqipëria.

Pavarësisht se që ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike me të u bashkuan lloj lloj njerëzish, rrugaçë e hajdutë, unë kisha besim tek Sali Berisha që doli në krye të saj. Mendoja se një njeri si ai ishte i përshtatshëm për ta drejtuar atë parti.

Më ka mbetur në mend një ngjarje e thjeshtë me të. Në verën e vitit 1991, tashmë të dy deputetë, por ai Kryetar i Partisë Demokratike më ftoi të pinim kafe në bufenë e kuvendit. Për të shkuar aty duhej të kalonim nëpërmjet sallës dhe Saliu, siç e kishte zakon, që ecte shpejt më kaloi shumë, e unë qetë qetë po e ndiqja. Në një moment u ndalua dhe më tha, hajt pra ec. Unë i them, nuk ngutem se kam frikë se thej qafën. E kuptoi domethënien, por nuk e zgjati. Në kafe, kur po rrinim te banaku u afruan Kryetari i Partisë Ekologjike, Namik Hoti dhe Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Hidajet Beqiri. Unë pashë një fotograf aty afër dhe iu drejtova, ma bëj një fotografi me kryetarët e partive, që ta kem kujtim. Saliut dukej nuk i pëlqeu dhe mu drejtua, përsëri ti. Fotografi shkrepi aparatin. Mbas shumë kohësh, atë fotografi e kam parë në një gazetë, mbasi ishte arrestuar Hidajet Beqiri me diçiturën poshtë: “Kush e ka radhën prej këtyre të arrestohet?”

  Sigurisht që Sali Berishën më vonë e njoha më mirë, ashtu siç e njohën shumica e shqiptarëve....Për mendimin tim do të ishte më mirë për të e për Shqipërinë të kishte vazhduar punën si mjek, i respektuar e i nderuar, siç njihej nga shumë njerëz. Politika e “prishi”, ose më mirë të thuash nxori në pah etjen e tij për pushtet....

Fillimisht më bënte përshtypje se nismëtarët e krijimit të Partisë Demokratike ishin anëtarë apo kandidatë të Partisë së Punës, ose të lidhur ngushtë me të, si Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, Genc Rruli, Besnik Mustafai, Azem Hajdari etj. që më vonë dolën në krye të saj. Në Shkodër ndodhi ndryshe. Që në fillim, në krye të Partisë Demokratike dolën ish të burgosur politikë, ish të persekutuar apo përfaqësues të “Klasave të përmbysura”, si dhe ndonjë ish i burgosur ordiner.... Por ajo që binte në sy, ishte se në të u futën lloj lloj vagabondësh e rrugaçësh, hajdutë ordinerë e të burgosur për vjedhje, madje ishte kjo kategori që përbënte skalionin e parë në të gjitha zhvillimet e mëvonshme. (Disa prej tyre i njihja mirë, sepse i kisha pas punonjës në Ndërmarrjen Ushqimore ku kisha punuar shumë vite). Shkodranëve u bënte përshtypje se me Partinë Demokratike u bashkuan edhe elementë që ata i njihnin si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.....

Nuk di me hollësi si ka ndodhur në qytetet e tjera, por në Shkodër ishte kjo kategori, ishin njerëzit e rrugës që po dominonin Partinë Demokratike. Dhe kjo u pëlqente drejtuesve të saj, që i grumbullonin e i mbanin rreth vetes, sepse ishin ata që do të gjendeshin në krye të çdo “aksioni”. Ata ishin mbështetja e baza e kësaj partie, çka do ta pranonin edhe vetë drejtuesit e saj.  Ja si do të shkruante më vonë gazeta e kësaj partie:

“Sado shkrime e diskutime të frymëzuara e të mençura të bëjnë intelektualët tanë, pa politikën e rrugës, ata do të kishin mbetur si relikte nëpër arkiva” (Gazeta “Rilindja Demokratike” dt.19.02.1992).

Është tepër interesant fakti se disa prej këtyre “trimave” më vonë u shpërblyen në mënyrat më të ndryshmet, e disa prej tyre u dekoruan.

Siç shkrova më sipër, në Shkodër, Partia Demokratike që me krijimin e saj u përkrah nga shumë shkodranë. Dhe kjo kishte arsyet e veta, që është vështirë t’i shpjegosh me pak fjalë. Duhet pas parasysh se në emër të Diktaturës së Proletariatit dhe të luftës së klasave, Shkodra ishte ndër rrethet dhe qytetet më të persekutuar.

Pa marrë përsipër një analizë të plotë, do përpiqem të jap disa mendime modeste. Gjithë këto vite është thënë e shkruar se Shkodra nuk e ka dashtë komunizmin, se Shkodra nuk i do socialistët etj. dhe është fakt se Shkodra që në fillim u bë bastion i Partisë Demokratike dhe vazhdon të jetë edhe sot.

Një qytet social, ku marrëdhëniet midis qytetarëve kanë qenë model, qytet me kulturë, artdashës e i dhënë mbas sportit (për herë të parë aty u luajt futbolli, u organizua e para garë çiklistike e në shumë lloje sporti u organizuan për herë të parë gara sportive), qytet me njerëz gjithë humor, tepër liberal për kohën, ku të huajt e jabanxhinjtë kanë gjetur mikpritje si askund tjetër, opozitar me të gjithë etj. Shkodra është qyteti kur herë të parë në Shqipëri ku shkodranët bënë fotografi (madje ndër të parët në botë, fotografi Marubi aplikoi në Shkodër zbulimet e vëllezërve Lumie), ku u krijuan bandat e orkestrat e para në Shqipëri, ku u shkrua romani i parë shqiptar në gjuhën shqipe. Shkodra është qyteti që i ka dhënë Shqipërisë mendje të ndritura e patriotë si Pashko Vas Shkodrani, demokratë e mendje hapur si Luigj Gurakuqi. Aty krijuan korifenjtë e poezisë shqipe, Dom Ndre Mjeda, Patër Gjergj Fishta e Migjeni. Duke qenë i tillë kuptohet që ai qytet ishte i hapur edhe për depërtimin e ideve nga më të ndryshmet, përfshijë edhe ato të majta.

Pikërisht Shkodra ishte qyteti ku lindi e majta për herë të parë në Shqipëri. Kështu për herë të parë 1 Maji është festuar në v.1905 në Shkodër. Aty janë krijuar grupet e para Social-Demokrate e Socialiste. Grupi Komunist i Shkodrës, krahas atij të Korçës janë grupet e para komuniste në Shqipëri.   

Është e vërtetë se gjatë Luftës Nacional Çlirimtare Shkodra nuk u aktivizua në ato përmasa siç ishte në traditat e siç kishte ndodhur shumë herë në historinë e popullit tonë. Janë të shkruara me germa të arta në historinë e popullit tonë Kryengritja e Malësisë së Madhe e v.1911, ku mbas 500 vjet robërie, për herë të parë u ngrit Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjën në mes, lufta e qëndresa e populli të Shkodrës për mbrojtjen e Shkodrës në v.1912-1913 kundër pushtuesve serbo-malazezë, që mbetet një shembull i shkëlqyer, që pa frikë mund të radhitet ndër qëndresat e rralla të popujve gjatë rrethimeve nga armiku. Lufta e Koplikut e vitit 1920, ku shqiptarët treguan shembuj të papërsëritshëm heroizmi për mbrojtjen e trojeve tona (fatkeqësisht e pa studiuar në të gjitha përmasat e saj) është një faqe tjetër e shkruar në histori nga bijtë e  Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.

Për të kuptuar më mirë se përse populli nuk u ngrit masivisht në luftë kundër pushtuesit duhet pas parasysh se një pjesë e mirë e popullsisë, veçanërisht e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës etj. ishte e besimit katolik, ku Kisha Katolike kishte influencë të jashtëzakonshme, pa përmendë disa nga krerët e këtyre krahinave, që u vunë plotësisht në shërbim të pushtuesit italian e më vonë gjerman (Gjon Marka Gjoni i Mirditës, Kol Bib Mirakaj i Pukës, Llesh Marashi i Malësisë së Madhe etj.)

Dokumente pa fund vërtetojnë rolin negativ që kanë luajtur një pjesë e drejtuesve të Klerit Katolik në prag dhe gjatë pushtimit italian e më vonë gjerman për të penguar luftën kundër pushtuesve.

Është tepër kuptimplotë qëndrimi i Provinciatit Françeskan, shprehur nëpërmjet telegramit që Patër Çiprian Nika i dërgonte Ministrit Françeskan në Romë, At Leonardo M. Zellos, ku ndërmjet tjerave  i shkruante:

“Shumë i nderuemi Atë. Më datën e 7 prillit trupat italiane zbarkuen në katër portet e Shqipnisë. Për fat nuk pati gjakderdhje me përjashtim në Durrës, ku disa vullnetarë kishin vendosë të luftonin. Popullsia, në mënyrë të veçantë ajo katolike ishte e lajmërueme të mos bante qindresë. Me datën 8 rreth orës 17, trupat e motorizueme hynë në qytetin e Shkodrës. Për të bisedue mbi dorëzimin e qytetit unë dërgova në Komision, Patër Anton Harapin, i cili në emën të popullsisë shkodrane bindi Komandën Ushtarake Shqiptare që mos të bante qindresë të kotë”.

Është tepër interesant qëndrimi i parisë së Shkodrës (që Patër Çipriani e quan Komision), ku Patër Anton Harapi do të luante një rol të veçantë, siç e përcakton Patër Çipriani. Ky Komision, në emër të popullsisë së Shkodrës, takoi Komandantin e Trupave xhenjero-tokësore Kuçuk Ullugai (ish oficer i forcave bjellogardiste që sollën Ahmet Zogun në pushtet në vitin 1924, por që qëndroi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe shërbeu në Ushtrinë Shqiptare deri sa u emërua Komandant në Shkodër) i cili përgatitej për të mbrojtur qytetin e Shkodrës. Paria e Shkodrës (pikërisht ata që pritën me lule pushtuesit italianë tek ura e Bahaçallekut, ku bënin pjesë edhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare) i kërkoi Kuçuk Ullugait që të mos luftonte kundër italianëve dhe ai, mbasi i dëgjoi iu drejtua: “Pjellë e keqe e këtij populli. Unë që kam ardhë prej stepave të Rusisë jam gati të derdhë gjak për këtë popull që më ka mbajtë me bukë tash 15 vjet. Mallkuar qofshi!” dhe në atë moment iku nga zyra, nga Shkodra e nga Shqipëria.

Është tepër kuptimplotë fakti se dreka e parë zyrtare për komandantët italianë që pushtuan Shkodrën u shtrua në Arqipeshkvinë e Shkodrës, siç është tregues tepër i qartë edhe telegrami i Arqipeshkvinjëve të Shqipërisë drejtuar Viktor Emanuelit më 29 prill, ku i shprehnin kënaqësinë e tyre për “Bashkimin personal të dy mbretnive” dhe e mbyllnin me fjalët “Bashkojmë në fronin August falënderimet dhe homazhet e një besnikërie të pafund”, nënshkruar nga Arqipeshkvinjtë Shqiptarë, G.Thaçi, P.Gjura, B.Shllaku, L.Bumçi, V.Prendushi dhe F.M.Gjini.

Po tu shtosh këtyre se edhe disa krerë të Klerit Mysliman si dhe disa përfaqësues të familjeve e fiseve me emër e me influencë në Qarkun e Shkodrës të besimit mysliman, si Maliq Bushati, Jup Kazazi etj. që u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të pushtuesve, kuptohet situata e krijuar në atë kohë në Shkodër.

Marrë nga GazetaTema 

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve