5 Tetor 2024, 14:25
Nga r.ll
indrit hoxha
TIRANË- Sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi disa muaj më parë ku humbi jetën tragjikisht 29- vjeçari, Enea Thomaraj në Elbasan.
Hoxha është shprehur se Enea Thomaraj është dëshmori i lidhjes së drejtësisë dhe politikës me krimin. Më tej shtoi se ai mund të jetë vrarë nga tritoli i vendosur nga duar banditësh por porositësit dhe lejuesit e krimit janë Nuredin Dumani dhe Altin Dumani.
DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN NË PD, INDRIT HOXHA
Pas tre muajsh lengatë në intubim, 29 vjeçari, Enea Thomaraj ka ndërrruar jetë.
Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Thomaraj dhe i bën me dije se nuk do të ndalet në denoncimin e këtij krimi që mori jetën e njeriut të tyre të dashur.
I plagosur rende në shtëpinë e tij, pa asnjë lidhje me as tritolin e vendosur në pallatin ku banonte, apo me asnjë ngjarje tjetër kriminale, Enea Thomaraj është dëshmori i lidhjes së drejtësisë dhe politikës me krimin. Ai mund të jetë vrarë nga tritoli i vendosur nga duar banditësh por porositësit dhe lejuesit e krimit janë Nuredin Dumani dhe Altin Dumani.
I pari, sepse me lejen e Ulsi Manjës e ka kthyer qelinë e burgut në shtab të vrasjeve me porosi. Prej kësaj qelie me televizor, telefon dhe komoditete të shumta Dumani i krimit ka porositur edhe tritolin për të vrarë motrat Nikolli. Shpërthimi i paguar nga Dumani i ka marrë jetën 29 vjeçarit Enea.
Gjaku i tij gjendet edhe në duart e Dumanit tjetër, Altinit kushuririt te Nuredinit të SPAK, i cili nuk lëvizi as gishtin kur motrat Nikolli, të shperngulura nga Lezha ne Elbasan për t’i shpëtuar vrasësit serial, e denoncuan me guxim ne Prokurorinë e Posaçme.
Nëse SPAK do kishte ndërhyrë, Nuredini do ta kishte humbur aksesin te privilegjet e kundraligjshme, madje duhej futur në izolim, siç parashikon ligji.
Asnjë nga këto nuk ka ndodhur sepse Dumani prokuror, afërmendsh do ta ruajë Dumanin kushuri kriminel.
I ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtesisë është kështu në bashkëpunim me Dumani e kontrolluar nga Krimi.
Si shpjegohet ndryshe mungesa e një të dyshuari apo të ndaluari tre muaj pas atentatit që i mori jetën 29 vjeçarit në Elbasan?
Si shpjegohet që SPAK nuk e pranon denoncimin e dy vajzave të reja kundër një prej vrasësve serial më famezinj në historinë e Shqipërisë?
Si shpjegohet që 2 shqiptarë, Enea Thomaraj 29 vjeç dhe Pal Trashaj 63 vjeç, u lanë të vdisnin vetëm pse SPAK nuk u ngrit ne lartësinë e duhur?
Nëse SPAK nuk i heton krimet e denoncuara nga qytetarët, kush e heton SPAK?
A ndjehet Dumani kaq i posaçëm sa te mos e lejojë Prokurorinë e Posaçme të hetojë krimet kushuririt te tij dhe aleatëve të posaçem të pushtetit, dhe të hetojë pa fakte të gjithë kundershtarët e pushtetit?
Këto janë pyetjet që ne dhe publiku bëjmë, sepse vrasja me tritol e Enea Thomallarit është vrasje shtetërore në kuptimin e mbrojtjes që Dumani prokuror i bën Dumanit vrasës serial sigurisht, nga detyrimet që ka ndaj tij.
26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.
Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK. Pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
ene thomallari pd
Politike
5 Tetor 2024, 13:49
r.ll
video e postuar nga sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar pak më herët në llogaritë e ...
Politike
5 Tetor 2024, 13:30
r.ll
VLORË- Përmasat e ujit që vërshonte në rrugicat e Vlorës ditën e djeshme ishte e frikshme, njëjtë si dhe pasojat q&...
Politike
5 Tetor 2024, 13:11
r.ll
edi rama
VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekura nga moti i keq dhe pushtoi dje vendin dhe reshjet intensive të...
Politike
5 Tetor 2024, 12:02
r.ll
fatmir xhafaj, edi rama
TIRANË- Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën...
Politike
5 Tetor 2024, 10:42
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një dekl...
Politike
4 Tetor 2024, 21:54
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, thotë se pushtetin që ka sot kryeministri Edi Rama, nuk e k...
Politike
4 Tetor 2024, 20:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e sotme në selinë blu u zhvillua një takim për organizimin e protestës të thirrur nga o...
Politike
4 Tetor 2024, 20:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
4 Tetor 2024, 20:23
r.ll
ernal filo, yevhen perebijni
UKRAINË- Shqipëria do të ketë tashmë zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë, drejtues i...
Politike
4 Tetor 2024, 20:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...