Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai thotë se zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Berisha thekson se 15 mijë e 474 vota u "mbytën" në Adriatik për arsye politike.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se skenarë të njëjtë me votuesit Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Sipas Berishës zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë dhe zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Ai thotë se zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Berisha thekson se 15 mijë e 474 vota u "mbytën" në Adriatik për arsye politike.
"Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit. Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS. Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve", tha Berisha.
Pjesën nga fjala e Berishës:
Vetëkuptohet se asgjë më të rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në shpërbërje të plotë se sa rikthimi i votës së lirë. Ndaj dhe kryetemë e çdo dalje në këtë platformë do të jetë mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë nga një bandë armiqësore ndaj saj, e kryesuar nga Edi Rama dhe narkosit e tij. Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë.
Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion. Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë. Nuk është u dorëzuar vota 7 përqind të votuesve, janë përjashtuar. Nuk është marrë firma tek 3 përqind e tyre. Kanë firmosur persona të tjerë në 21 përqind të rasteve. Pra, siç e shihni, në rreth 30 përqind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon.
Në vend të firmave, në 3 përqind janë gjetur vetëm vizë. Në 3 përqind është gjetur vetëm fjongoja, se Lubia e ka shumë pasion fjongon. Shenja të tjera në vend ët firmës, 15 përqind. Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit. Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS. Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve.
Tom Doshi TIRANA- Partia Socialdemokrate ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë k&eu...
Foto KOSOVË- Seanca e sotme e radhës e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë duke vujuar më tej ngër&c...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike pas aksion...
Foto DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur zyrtarisht s...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë...
Dorina Prethi TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot mandatet për qarkun e Tiranës. Përfaq&eum...
Foto TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të panfehur biznesm...
Asllan Dogjani TIRANA- GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani. Ai akuzohet...
Jurgis Çyrbja TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, p&eu...
Erion Veliaj TIRANA- Hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator teksa Veliaj, është ...