LIVE UPDATES
Politike

Vonesat në hapjen e 8% të QV-ve/ Kreu i KQZ: Nuk kemi asnjë qendër të votimi të pahapur apo të bllokuar! Procesi është duke shkuar normalisht

Celibashi tha se nuk ka asnjë qendër votimi të pahapur ose të bllokuar dhe theksoi se në momonetin kur ka nisur procesi i votimit, kanë qenë prezent vëzhgues të ndryshëm.

11 Maj 2025, 11:45 Nga M.L

Vonesat në hapjen e 8% të QV-ve/ Kreu i KQZ: Nuk kemi asnjë

TIRANËKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjithë vendin po shkon normalisht, ndërsa renditi disa nga problematikat e hasura në nisje. Në një konferencë për media, Celibashi tha se nuk ka asnjë qendër votimi të pahapur ose të bllokuar dhe theksoi se në momonetin kur ka nisur procesi i votimit, kanë qenë prezent vëzhgues të ndryshëm.

"Nuk kemi asnjë qendër të votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8% e qendrave që janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8. Për 5% të qendrave të votimit, rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët. Vlen të theksohet se në momentin kur procesi i votimit është hapur, kanë qenë prezentë vëzhgues të ndryshëm. 5% të QV kemi patur raportime për tensione në momentin e hapjes ndërmjet anëtarëve, që kanë shkaktuar vonesa. Ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar.

Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuara, janë rreth 21% të rasteve. Nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor. Pasi ka filluar procesi, kemi patur 6% të QV ndërprerje të procesit për arsye logjistike, por situata më pas është normalizuar. Kemi një raportim që në 5% të QV kemi një mosrespektim të distancës prej 150 m, të individëve që kanë përfunduar procesin e votimit.

Sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra pa operatorë. Janë në zonën e Dropullit. Janë 4 qendra votimi në të cilat identifikimi po bëhet manualisht. Në përgjithësi rezulton se problematikat e orëve të para, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe po vijohet normalisht. Patëm disa raportime edhe nga stafi ynë në terren dhe përfaqësues politike mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë QV. Dikush ndoshta edhe në padijeni pa dashur të vëzhgojë, prandaj adresuam edhe atë deklaratë politike. Prej atij momenti nuk kemi raportime apo pretendime lidhur me çështjen.

Votimi elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë procesi është duke shkuar normalisht, si për funksionalitetin e palosjes apo probleme të tjera që mund ta afektojnë procesin e votimit në këto 74 QV," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari