Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
"Washington Post" shkruan se aktivistët shqiptarë të opozitës bllokuan rrugët kryesore për disa orë të martën në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
TIRANË- Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.
Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.
Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”./VOA
pamje nga protesta TIRANË- Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka reaguar pas mosbindjes civile të Partisë Demokratike. Balliu përmes nj&eu...
Protesta TIRANË- Mosbindja civile e opozitës e cila u shtri në 6 pika kyç në vend ka tërhequr vëmendjen e mediave nd&e...
Nard Ndoka TIRANË- Nard Ndoka tha se mosbindja e sotme civile e opozitës, e cila konsistoi në bllokimin e 6 akseve rrugore nga veriu n&...
Boçi MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pas përfundimit të mosbindjes civile në Milot ka folur para med...
tomorr alizoti ELBASAN- Shtatë përfaqësues të opozitës në degën e Partisë Demokratike në Elbasan janë sh...
flamur noka TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës edhe në kryeqytet. Deputeti i PD-së Flamur Noka falenderoi pjesëmarr&eu...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, iu bashkua protestës së Partisë...
edi paloka SHKOZET- Deputetët e Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Levan dhe Shkozet lajmëruan përfundimin e protestës s...
pamje nga protesta TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme n&eum...
edmond spaho ELBASAN- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar policinë se kanë dhunuar protestuesit në Elbasan. Spaho tha gjithashtu ...