LIVE UPDATES
Politike

VOA: Blinken në Tiranë, si e komentojnë studiuesit dhe diplomatët vizitën e tij

Ata theksuan në komentet e tyre për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit.

14 Shkurt 2024, 20:28 Nga Ilirian Agolli
VOA: Blinken në Tiranë, si e komentojnë studiuesit dhe
Tirana

TIRANA- Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet të sjellë mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë atlantiste në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ata theksuan në komentet e tyre për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit. Analistët mendojnë se edhe situatat më të fundit në Kosovë pritet të jenë temë e kësaj vizite, krahas marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-amerikane. Çështjet e sigurisë, mendojnë ekspertët, do të mbizotërojnë vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Shqipëri.

Studiuesi i njohur dhe autor i një serie librash mbi diplomacinë, ish ambasadori Shaban Murati, thotë për Zërin e Amerikës se kjo vizitë ka rëndësi të madhe sepse SHBA janë për Shqipërinë aleati strategjik numër 1, dhe sepse në valën e dy konflikteve të nxehta si Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë, drejtuesi i diplomacisë amerikane gjen kohë të vijë në Tiranë. Murati thekson se SHBA me këtë vizitë po kryen një akt, që dëshmon se po i jep rëndësi marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rolit të Shqipërisë në rajon e në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, mesazhi kryesor që sjell sekretari Blinken është forcimi i rolit të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe në forcimin e arkitekturës atlantike të sigurisë në rajonin tonë.

“Kjo është një vizitë që e sjell mesazhin drejtuar Tiranës, gjithë kryeqyteteve të Ballkanit perëndimor dhe Rusisë, që SHBA kërkon, paraqet dhe dëshmon një angazhim më të madh të saj në gadishullin ballkanik. Kjo është shumë pozitive”, thotë Murati.

Ndërsa ish ministri i punëve të jashtme dhe historiani Paskal Milo, thotë për Zërin e Amerikës se vizita e sekretarit Blinken bëhet në mes të shumë çështjeve të sigurisë në rajon, në Europë dhe në botë. Ish-ministri Milo theksoi se tani janë përqëndruar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan dhe për t’i trazuar ujërat në këtë rajon. SHBA-të, sipas tij, janë të shqetësuara për ndikimin negativ rus në Ballkanin perëndimor, si dhe për vatra tensioni, që mund të ringjallen në këtë rajon, ndaj është domethënëse që vizita e sekretarit Blinken në Tiranë bëhet në një kohë kur ka edhe një rritje të tensionit dhe qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Zoti Blinken vjen në Tiranë me një mesazh shumë të qartë, për t’u thënë gjithë atyre që duan të trazojnë ujërat në Ballkan, që SHBA-të janë këtu, se SHBA-të janë në vëzhgim dhe se Ballkani perëndimor do të jetë në vëmendjen e tyre për sa kohë që ka aktorë të tjerë politikë të rëndësishëm, që kërkojnë të ndërhyjnë dhe të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor”, thotë Milo.

Gjatë vizitës pritet të trajtohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një partner kyç në Ballkanin Perëndimor. Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, tani president i këshillit të Ambasadorëve, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe në kohën e duhur si për problemet që ka rajoni ashtu edhe problemet e brendshme që ka Shqipëria, dhe beson se sekretari Blinken do të mbrojë më fort SPAK-un dhe reformën në drejtësi. Ai shtoi se Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si aleat kyç, por në njoftimin e Departamentit të Shtetit nuk thuhet nëse është edhe aleat i denjë, ndaj beson se sekretari Blinken do të ndikojë që të bëhet e tillë Shqipëria, e cila ka aktualisht korrupsioni shumë të madh dhe standartet e cënuara të demokracisë.

“Administrata e Presidentit Biden qysh në fillim të mandatit, dhe vet presidenti Biden shpallën se sfidat më të mëdha do të jenë përparimi i demokracisë në vendet aleate dhe më gjerë si dhe lufta kundër korrupsionit: dy akse shumë të rëndësishme, të cilat reflektohen në Shqipëri në mënyrë problematike. Në raportet e institucioneve amerikane dhe europiane shënohen një mori problemesh që Shqipëria ka me korrupsioin dhe me demokracinë”, tha Mustafaj.

Një mesazh tjetër me rëndësi nga kjo vizitë, sipas zotit Murati, lidhet me agresionin rus në Ukrainë dhe me planet afatgjata ruse për spostuar konfliktin në gadishullin e Ballkanit. Aktualisht Ballkani është nën një presion të ndërhyrjeve dhe inflitrimeve ruse për të nxitur tensione në vatrat klasike të tensioneve si Kosova, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, shton zoti Murati, pa harruar përpjekjet në dy vende anëtare të NATO-s si Shqipëria dhe Bullgaria. Pra në të dy anët e gadishullit ka një strategji ruse për të rritur tensionet, pavarësisht se dy shtetet janë në NATO, vëren ai.

“Vizita e Sekretarit Blinken duhet parë edhe në një këndvështrim të situatës në Shqipëri përsa i takon qëndrueshmërisë, pra që Shqipëria si shtet duhet të ruajë, kujdesin që duhet të tregojë ndaj çdo ndërhyrje të fuqive anti-Atlantike, e sidomos të Rusisë, për të krijuar destabilitet në Shqipëri, ose në shtete të tjerë të NATO-s”, thotë Shabani.

Studiuesit besojnë se vizita është një konfirmim i pranisë dhe marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA, por shprehet angazhimi i saj për ta ruajtur këtë strukturë atlantike, këtë aleancë me gjithë shtetet e NATO-s ku hyn edhe Shqipëria. Milo thotë se kemi një vlerësim shumë të qartë si partnerë kyç, dhe me një angazhim që Shqipëria duhet të ketë më tepër në partneritet me SHBA-të për të vazhduar si një faktor paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë.

“Në kuadër të çështjeve të sigurisë edhe si anëtar i NATO-s, Shqipëria patjetër me këtë vizitë do të ketë edhe një rritje të rolit të saj si për problemet rajonale ashtu edhe për probleme që kanë të bëjnë me çështje të tilla të rëndësishme rajonale dhe botërore si lufta në Ukrainë”, thotë zoti Milo.

Duke u përqëndruar në rolin e Shqipërisë në rajon, zoti Mustafaj thotë se sekretari Blinken duhet të jetë në dijeni të ndikimit shumë të paktë që ka kryeministri Edi Rama mbi autoritetet e Kosovës, për shkak të nismave të tij në bashkëpunim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kundër interesit të Kosovës, si Nisma Open Ballkan, nga e cila ai u tërhoq.

“Acarrim ka shkaktuar tek presidentja dhe tek kryeministri i Kosovës me këtë lloj sjellje diplomatike kryeministri Rama. Ky lloj protagonizmi i kryeministrit Rama ka qenë kundër interesit global, ku SHBA-të janë lider, dhe ka të bëjë me përfshirjen më konstruktive, më vizionare të Kosovës në bisedimet me Serbinë, e cila nga ana e saj ka patur qëndrime destruktive”, thotë Mustafaj.

Nga këta studiues shihet si e një rëndësie të veçantë fakti që pas Tiranës, sekretari i shtetit Blinken shkon në Mynih në konferencën e përvitshme të sigurisë, ku sivjet më tepër se kurrë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Europën, Ukrainën, por edhe me konfliktin në Gaza. Po ashtu ata besojnë se është domethënës edhe fakti se vizita e sekretarit Blinken vjen pak ditë para Samitit të Ballkanit perëndimor, ku do të diskutohet edhe çështja e Ukrainës dhe pritet të marrë pjesë e presidenti Zelensky./ VOA

anthony blinken tirana

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet