LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pro-amerikanizmi i Ramës është gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën

Berisha në mbyllje të fjalës së tij bëri thirrje çdo qyetari për pjesmarrje në protestën e 20 shkurtit.

14 Shkurt 2024, 19:52 Nga r.ll
Berisha: Pro-amerikanizmi i Ramës është gjethe fiku për
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se 20 shkurti është dita e qytetarëve dhe dita e ndëshkimit të Rilindjes për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.

Ai tha para qytetarëve se pro-amerikanizmi i Ramës, sipas tij nuk është gjë tjetër veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën.

Berisha në mbyllje të fjalës së tij bëri thirrje çdo qyetari për pjesmarrje në protestën e 20 shkurtit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Nuk jemi njëlloj sepse vërtet gjatë qeverisjes së PD kishte korrupsion, kishte defekte dhe të meta, por nuk kishte kurrë djegësa, sterilizatorë, porti i Durrësit, Butrint, jo, jo, as nuk mund të imagjinoheshin.
Miqtë e mi, me 20 shkurt është dita e qytetarëve, është dita e triumfit të qytetarëve, është dita e ndëshkimit të Rilindjes për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.

Mos harroni se pro-europeizmi i tyre, pro-amerikanizmi i tyre nuk është gjë tjetër veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, për të mbuluar krimet, për të mbuluar drogën.
Pa diskutim drejtësia kishte defekte dhe të metat e saj. Por më thoni ju mua, cilin amnistoi? Po në qoftë se thoni amnistoi një njeri, çfarë bëri Skapi i partisë që vendos në arrest kreun e opozitës për 410 metër katrorë tokë të trashëguar nga familja e dhëndrit të tij?

Asgjë nuk ekziston, një drejtësi sot e kontrolluar nga xhepi, e korruptuar kokë e këmbë. Një drejtësi vegël e verbër në duart e një klike hajdutësh, një organizatë e vërtetë kriminale me Dumanë, Krajë dhe kompani.
20 shkurti është dita e drejtësisë qytetare, është dita e triumfit qytetar, është dita e fitores.
Ndaj dhe ju bëj thirrje miqtë e mi, ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, iu bëj thirrje emigracionit, diasporës, në 20 shkurt të vërshojmë në Tiranë.

Më 20 shkurt të bashkohemi në Tiranë. Të bashkohemi kundër kësaj tiranie, që ka përmbysur votën, ka përmbysur Kushtetutën, ka përmbysur të drejtat. Shkelmon liritë e qytetarëve, grabit pasuritë, grabit xhepat e qytetarëve, grabit pasuritë publike. Ky është regjimi më i shëmtuar që Shqipëria ka njohur në historinë e vet. Ka njohur diktaturë më të egër, por asgjë nuk e shkretoi këtë vend sa diktatura e bandave të Edi Ramës. Më 20 shkurt të gjithë në shesh, edhe për ata 1 milion shqiptarë që morën rrugët e dheut.

Edhe njëherë, u përshëndes përzemërsisht, ju falënderoj me mirënjohje. Ta shndërrojmë 20 shkurtin në ditën e fitores sonë, ditën e dinjitetit të shqiptarëve, ditën e rivendosjes së pluralizmit, ditën e lebetitjes së banditëve qeveritarë, organizatave kriminale me pushtet, ditën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

sal berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet