LIVE UPDATES
Politike

Vizita në Berlin, Rama: Në fokus hapja e negociatave! Qershori, afati i fundit, ndryshe kërkojmë ndarje

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe rezolutën në Parlamentin Evropian me 519 vota pro Shqipërisë, me kërkesë për Këshillin e Europës që t’i hapë rrugë nisjes së bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

19 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA

Vizita në Berlin, Rama: Në fokus hapja e negociatave! Qershori, afati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse Këshilli Evropian nuk arrin deri në qershor të “çajë murin” e vendosur nga Bullgaria për Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë të insistojë për ndarjen e dy vendeve nga procesi i përbashkët. Në një intervistë për "TvKlan", Rama komentoi edhe rezolutën në Parlamentin Evropian me 519 vota pro Shqipërisë, me kërkesë për Këshillin e Europës që t’i hapë rrugë nisjes së bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Në intervistën e tij, Rama tha se e gjitha është fryt i punës së tij dhe qeverisëm ndërsa shtoi se i jep afat unionit të Bashkimit Europian deri në qershor, më pas ndryshon kurs.

“Raporti me CDU? Patjetër kanë pasur skepticizëm, patjetër kanë pasur arsyet e tyre për të mbajtur një pozicion me regjit por për hir të vërtetës, pozicionimi i tyre sikundër ua thashë dhe sot, ka qenë një sfidë dhe një ndihmë në fund të fundit sepse nëse sot ata janë 100% mbështetës, nëse sot CDU-ja e tëra, vetë kryetari i ri i CDU-së thotë se Shqipëria është një histori suksesi në këtë fazë, patjetër ka shumë gjëra për të bërë në faza të tjera. Kjo është edhe për meritën e tyre që na kanë sfiduar me qëndrimet e tyre. Nuk kanë qenë qëndrime kundër Shqipërisë. Ata janë miq të Shqipërisë. Ata janë njerëz të dedikuar ndaj Ballkanit dhe janë njohës të mirë të rajonit kështu që ka qenë kënaqësi e madhe në fakt i gjithë takimi, dreka e punës që na ofruan dhe biseda e bërë. Shpresoj që së shpejti do të vijnë në Ballkan e do të ndalojnë edhe në Tiranë,”-tha Rama ndër të tjera.

Intervista e plotë:

– Zoti Kryeministër, ju patët një vizitë pune këtu në Berlin, në Gjermani. Pothuajse takuat të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik, duke nisur nga kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, me ministren e Jashtme, njëkohësisht dhe kryetarja e të Gjelbërve në Gjermani. Gjithashtu takuat edhe kreun e CDU-së. Çfarë diskutuat me gjithë këta përfaqësues të politikës gjermane në lidhje me integrimin e Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Kjo ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe në të njëjtën kohë dhe një interesim i këtyre palëve për të pasur një bashkëbisedim të afërt, lidhur me procesin e integrimit europian, konkretisht me stacionin e afërt të qershorit dhe përmbylljen e presidencës franceze ku është në rendin e ditës çështja e hapjes së negociatave formale për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Patjetër, lidhur me luftën në Ukrainë, pozicionin e Shqipërisë dhe impaktin e luftës mbi rajonin dhe sigurisht edhe për ecurinë e mëtejshme në këtë drejtim për sa i përket edhe angazhimit tonë të drejtpërdrejtë në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.

– Ju patët një drekë pune me kreun e CDU-së. Ishin të pranishëm edhe ata që njiheshin si kundërshtaret më të fortë dhe kritikët e Shqipërisë, zoti Krichbaum dhe zoti Wadephul. Çfarë ndatë me ta dhe cili është aktualisht qëndrimi i tyre në lidhej me integrimin e vendit tonë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk do t’i quaja e nuk i kam quajtur asnjëherë kundërshtarët më të fortë të Shqipërisë apo kritikët më të fortë të Shqipërisë. Ata janë dy figura që kanë një peshë të posaçme në CDU në raport me rajonin, për shkak të detyrave që kanë dhe qëndrimet e tyre kanë qenë qëndrime të cilat kanë qenë të lidhura me një kontekst të caktuar, por patjetër dhe me kërkesën për të bërë më shumë. Patjetër kanë pasur skepticizëm, patjetër kanë pasur arsyet e tyre për të mbajtur një pozicion me regjit por për hir të vërtetës, pozicionimi i tyre sikundër ua thashë dhe sot, ka qenë një sfidë dhe një ndihmë në fund të fundit sepse nëse sot ata janë 100% mbështetës, nëse sot CDU-ja e tëra, vetë kryetari i ri i CDU-së thotë se Shqipëria është një histori suksesi në këtë fazë, patjetër ka shumë gjëra për të bërë në faza të tjera. Kjo është edhe për meritën e tyre që na kanë sfiduar me qëndrimet e tyre. Nuk kanë qenë qëndrime kundër Shqipërisë. Ata janë miq të Shqipërisë. Ata janë njerëz të dedikuar ndaj Ballkanit dhe janë njohës të mirë të rajonit kështu që ka qenë kënaqësi e madhe në fakt i gjithë takimi, dreka e punës që na ofruan dhe biseda e bërë. Shpresoj që së shpejti do të vijnë në Ballkan e do të ndalojnë edhe në Tiranë.

– Kjo ditë përkon edhe me votimin në parlamentin europian. 519 vota pro Shqipërisë. Kjo ka ndodhur dhe më parë, por duke qenë se ju ndodheni në një nga kryeqendrat e europës në Berlin, si e lexoni ju këtë votim të sotëm për rrugëtimin e ardhshëm tonin?

Kryeministri Edi Rama: Kjo ka ndodhur dhe më parë, por si asnjëherë më parë me thënë të drejtën në adresimin e parlamentit nga deputetë të ndryshëm europianë, europarlamentar ka qenë pa asnjë rezervë dhe kjo është si të thuash fruti i një pune të madhe që kemi bërë.

Në ndërkohë që e kam diskutuar me të gjithë edhe faktin që ne kemi vendosur që do të ndryshojmë kurs, në momentin që me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë ne do qëndrojmë në pozicionin që duhet, pra të hapen negociatat formalisht për të dyja. Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fare me ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhej fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs e do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.

– Javë vendimtare këto në vijim për vendin tonë, nesër viziton Tiranën presidenti Michel. Pritet gjithashtu një vizitë e kancelarit Scholz në Tiranë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë apo ka mesazhe të tjera?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di nëse kancelari Scholz do të vijë në Tiranë apo jo, sepse nuk kemi një njoftim zyrtar. Ai është shprehur që do të vizitojë rajonin, mua ma kishte thënë që do të vijë në rajon, por se ku do të qëndrojë mbetet për tu parë. Ndërkohë që po, presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat, vendimtare për Shqipërinë janë operacionet si ky i sotmi i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit që është në këndvështrimin tim dhe bazuar në gjithë diskutimet e bëra gjatë ditës së sotme në orët e lira me Tiranën, operacioni më domethënës e me rrezen më të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar. Një operacion që meriton vërtetë fjalët më të mira të respektit e të inkurajimit për të gjithë ata që janë përshirë, që nga hetuesit e SPAK-ut e deri tek drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe një mbështetje e fortë për të vazhduar deri në fund në këtë rrugë, një rrugë që tanimë është e qartë që është hapur për të gjithë partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë, një rrugë që ka rritur respektin për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, një rrugë që po sjell hap pas hapi dhe frytet e dëshiruara në Shqipëri edhe pse sot shqiptarët janë edhe më kërkues se sa janë ndërkombëtarët sepse nuk kanë durim që të presin sepse kanë kaq vite që presin e presin e me shumë të drejtë kërkojnë më shumë.

– Faleminderit zoti Kryeministër!

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi