19 Maj 2022, 17:38
Nga DOSJA
Shkresa, selia blu dhe Gjykata
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllani dhe kancelarin, Donald Xhelili. Sipas njoftimit të bërë me dije nga vetë PD-ja Kapllani dhe Xhelili në mënyrë të qëllimshme vijojnë që të mos i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore. Bëhet fjalë për ankimimin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit kërkoi të bëhej palë në gjyq pasi Agron Zhukri njohu Rithemelimin dhe ia kaloi Komisionit me 28 anëtarë vulën e selinë e PD-së. Dosja u mor nën shqyrtim nga gjyqtarja Blerina Muça, por ajo nuk informoi Rithemelimin. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se PD-ja nuk ka marrë asnjë shkresë për ankimin e Alibeajt. E njëjta gjë ndodhi edhe kur dosja shkoi në Apel. Berisha sërish u ankua publikisht, por tashmë kanë vendosur që gjërat të zgjidhen zyrtarisht para togave të zeza.
“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj. Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime të paligjshme tenton të ndikojë proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit që mban!”- thuhet në njoftim.
(F.m/dosja.al)
Politike
19 Maj 2022, 17:17
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka analizuar nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit të...
Politike
19 Maj 2022, 17:15
Foto Ilustruese
TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
Politike
19 Maj 2022, 15:24
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se të pranishëm në mbledhjen e sotme për kreun ...
Politike
19 Maj 2022, 15:14
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet nga gazetarët nëse do të konsultohej me ish-kryem...
Politike
19 Maj 2022, 15:10
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit ...
Politike
19 Maj 2022, 14:39
BRUKSEL- Parlamenti Europian ka votuar sot pro rezolutës për Shqipërinë i përpipluar nga eurodeputetja Isabel Santos mbi progres...
Politike
19 Maj 2022, 14:22
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula u përball pak minuta para mbledhjes së grupit të PD-së, me nj...
Politike
19 Maj 2022, 14:29
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit. Me anë të n...
Politike
19 Maj 2022, 14:01
Partia Demokratike
TIRANË- Tetë janë emrat që kanë dalë për diskutim të thelluar për President pas mbledhjes s...
Politike
19 Maj 2022, 13:51
Partia Demokratike
TIRANË- Disa propozime u bënë ditën e sotme gjatë mbledhjes së grupit të Partisë...