"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VIDEO- Koçi po mbante fjalën në Kuvend, Paloka tenton të godasë fizikisht deputetin socialist
Gjatë fjalës së deputetit të Partisë Soicaliste edhe Gazment Bardhi tentoi t'i fikte mikrofonin.
4 Dhjetor 2023, 10:31Nga r.ll
pamje nga kuvendi
TIRANË- Gjatë përplasjeve në Kuvend, në një moment deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka tentuar të godasë deputetin socialist, Petro Koçi, teksa ky i fundit po fliste.
Pamjet janë marrë nga Reportv. Gjatë fjalës së deputetit të Partisë Soicaliste edhe Gazment Bardhi tentoi t'i fikte mikrofonin. Gjithashtu teksa Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.
“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.