Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Ai shpjegon se vëzhguesit e "LB", ruajtën çdo votë, pavarësisht rezultatit.
TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i renditur i treti në Tiranë për numër votash ka ndarë në rrjetet sociale një nga episodet e fundit me procesin e numërimit të votave në shkollën Vasil Shanto. Qori tregon se në kutinë e fundit, vëzhguesit e PD, ishin larguar ndërsa PS e trajtonte komisionin si tryezë tallavaje. Kjo konfirmohet edhe nga pamjet e kërcimit të komisioneres socialiste në këtë KZAZ. Ai shpjegon se vëzhguesit e "LB", ruajtën çdo votë, pavarësisht rezultatit.
POSTIMI I PLOTË:
Te shkolla Vasil Shanto numërohej kutia e fundit. Për shkak të deformimit të formulës së llogaritjes së mandateve, Lëvizjes BASHKË i nevojiteshin edhe rreth 900 vota për të fituar këshilltarin e dytë. Prapëseprapë aktivistët e Lëvizjes BASHKË me fletore e celularë në dorë numëronin votat e fundit. Ishim zotuar se do t'i bënim roje çdo vote, pavarësisht rezultatit. Dhe ia arritëm. Madje shpallëm të pavlefshme edhe një prej votave me organ gjenital në kutizën me emrin e Erion Veliajt, që numëruesit e PS këmbëngulnin se ishte e vlefshme.
Vëzhguesit e dy PD-ve kishin çarë ferrën prej kohësh, ndërkohë që PS po e kthente vendin e numërimit të votave në sallë tallavaje.
Dy pamje të së njëjtës sallë. Në njërën anë Shqipëria e sotme e shëmtuar nga korrupsioni dhe dallkaukizmi. Në tjetrën imazhi i Shqipërisë së nesërme të njerëzve të ndershëm, të guximshëm e të palodhshëm.
Populli e ka në dorë se sa shpejt do të vijë e nesërmja.
Qori ishte surpriza e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas disa vitesh angazhimi me protestat dhe kauzat e qytetit të Tiranës dhe jo vetëm, ai vendosi të hynte në një garë eksperimentale për Lëvizjen Bashkë. Për herë një lëvizje, e pa organizuar si parti, ia del të kapë një numër kaq të lartë votash. Në total, ai mori 13835 vota ose 4.77 %, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD. Në Tiranë, Mirela Ruko nga kjo Lëvizje do të jetë pjesë e Këshillit Bashkiak./Dosja.al
Pamje nga video e shperndare TIRANE- Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë deklaron sot se rezultati i 14 majit nuk ishte një...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ...
gjkko TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s...
Gabriel Escobar SHBA- Shqipëria është diskutuar ditën e sotme në Senatin Amerikan. Gjatë seancës së posa&cced...
Dashamir Shehi TIRANË- Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit. N&...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë denoncime duke pretenduar se zgjedhjet lokale të 14 majit...
Dashamir Shehi TIRANË- Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi nuk e konsideron “dramë të madhe&rd...
Edi Ra,a TIRANË- Nga nesër, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë....
Senati TIRANË- Pyeten zyrtarët e lartë Chollet dhe Escobar, kërkohet zbardhja e rastit. Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzua...
Agron Duka TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se ai është i hapur për bashkëpunim edhe...