LIVE UPDATES
Politike

Veton Surroi në Public Square: Kosova sfidë shtetkonsolidimin, Shqipëria demokracinë!

Sipas Surroit, për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi që vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe asaj euroaziatike të mos kalojë në Ballkanin Perëndimor, pra mos të jetë vija e fërkimit mes shqiptarëve dhe serbëve, mes Kosovës dhe Serbisë, apo mes popujve të Bosnje-Hercegovinës. Pra, duhet të shpejtohet procesi i integrimit të kësaj hapësire në botën euroatlantike.

15 Shkurt 2025, 19:17 Nga B.Z
Veton Surroi në Public Square: Kosova sfidë shtetkonsolidimin,
Surroi, Bushati

KOSOVË - Ditmir Bushati në podcastin e tij Public Square diskuton me publicistin, intelektualin publik në Kosovë Veton Surroi. Të dy bashkëbiseduesit u ndalen te raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mësimet që duhet të ketë parasysh kjo e fundit, cfarë do të bëjë faktori shqiptar dhe çfarë duhet të kemi parasysh në këtë kontekst të ri gjeopolitik.

Disa janë detyrat e pushtetit apo të institucioneve përfaqësuese të Kosovës në këtë kontekst të ri gjeopolitik që jetojmë. Sipas Surroit “sfida e madhe gjeopolitike është identifikimi i rrjedhës së mëtejshme të ndërtimit të botës euroatlantike dhe i integrimit të Kosovës në tryezat politike.

Ndërsa, “detyra parësore për Tiranën besoj që është të prijë në botën shqiptare me reformimin e vet pro-europian. Është shans unikal që nëse ende do të mbetet e hapur dera gjatë këtij 10 vjeçari, Shqipëria si vend kandidat, të arrijë që të përmbushë detyrat e veta shpejt drejt aderimit në BE. Kjo nënkupton po ashtu që Shqipëria të mos merret me çështje të cilat ia tërheqin vëmendjen dhe të cilat nuk janë produktive, siç është që të japë këshilla sesi duhet të sillet Kosova ose, si duhet të sillen popuj të tjerë perëndimorë”.

Bushati dhe Surroi diskutuan dhe mbi një shkrim që ky i fundit ka publikuar në të cilin heq një paralele mes protestave masive në Serbi dhe rolit të prokurorisë speciale SPAK në Shqipëri. Sipas Surroit, “protestat apo veprimi i SPAK-ut përpiqen apo perceptohen të jenë element korrigjuese të sistemit. Natyrisht që të dyja janë të pamjaftueshme sepse sistemi nuk korrigjohet as me burgosjen e njerëzve të korruptuar, kjo është një nevojë por jo domosdoshmërisht do ta korrigjojë pushtetin në vetvete. E njëjta gjë vlen dhe me protestat, jo domosdoshmërisht do ta rrëzojnë pushtetin, por kanë mundësi që të jenë fillim i një procesi transformues që do të çojë deri në gjetjen e balancave të reja politike në vend”.

Bashkëbiseduesit u ndalen edhe tek zhvillimet e pritshme në Ballkanin Perëndimor përgjatë 2025, në kontekstin e ri politik dhe të sigurisë, por, edhe rikthimin e Donald Trump në shtëpinë e bardhë kur institucionet e Bashkimit Europian po flasin për përshpejtimin e procesit të integrimit europian edhe pse mund të jetë ende herët për të pritur veprime konkrete.

Në këtë pikë, Surroi rendit tre cështje parësore të Presidentit Trump sikurse janë “tërheqja e Amerikës prej rolit të vet parësor të garantuesit të rendit të deritanishëm, lufta e Ukrainës dhe sfida e tretë fillimi i një lufte të re të ftohtë mes SHBA-ve dhe Kinës”. Kjo i con bashkëbiseduesit në diskutimin për fundin e rendit liberal dhe për të cilin jemi mësuar të flasim që nga rënia e Murit të Berlinit e këtej, por një rend i ri nuk ka lindur ende ose është në proces formimi.

Por, si përthyhet kjo në Ballkanin Perëndimor ku ne kemi një situatë tjetër të paktën në këto tri dekada e gjysmë që nga rënia e Murit të Berlinit, falë pikërisht rendit liberal?

Sipas Surroit, për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi që vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe asaj euroaziatike të mos kalojë në Ballkanin Perëndimor, pra mos të jetë vija e fërkimit mes shqiptarëve dhe serbëve, mes Kosovës dhe Serbisë, apo mes popujve të Bosnje-Hercegovinës. Pra, duhet të shpejtohet procesi i integrimit të kësaj hapësire në botën euroatlantike.

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale