LIVE UPDATES
Politike

“Veliaj bëri pagesat, Xoxa u mor me arredimin”, Xama tregon faktet për vilën e çiftit në Qerret

Xama tha se dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.

17 Shkurt 2025, 21:44 Nga r.ll
“Veliaj bëri pagesat, Xoxa u mor me arredimin”, Xama tregon
ajola xoxa, ola xama, erion veliaj

TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti dyshime mbi shkëmbimin e pronave nga familja e Ajola Xoxës, duke theksuar se transaksioni nuk përputhet me vlerën e tregut.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ajo shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur ndonjë kontratë që të mbështesë këtë marrëveshje dhe se shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, ka mohuar ta ketë shoqëruar ndonjëherë në vilën e përfituar.

Nga ana tjetër, shoferi i zonjës Xoxa ka pranuar se e ka shoqëruar atë në Qerret për t’u marrë me arredimin dhe dizajnin e vilës. Xama tha se dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.

“Familja e prindërve të zonjës Ajola Xoxa ka pasur një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret. Ata pretendojnë që këtë apartament e kanë shkëmbyer me një vilë me sipërfaqe 190 metra katrorë dhe 440 metra katrorë truall, pra një pronë më të madhe.

Apartamenti është blerë për vlerën 80 mijë euro, ndërkohë që çmimi që do të ndryshonte për të blerë vilën ishte një shtesë prej 30 mijë euro, gjë që nuk përputhet as me vlerën e blerjes së apartamentit, as me vlerën e tregut në vitin 2020, kur ka ndodhur shkëmbimi, dhe as me atë të vitit 2018, kur pretendohet se është realizuar ky shkëmbim.

Po ashtu, SPAK thotë që nuk ka pasur asnjë kontratë. Gjithashtu, është marrë në pyetje edhe shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, i cili është shprehur se nuk e ka shoqëruar asnjëherë të ndjerin te vila në Qerret. Por shoferi i zonjës Ajola Xoxa ka pranuar që e ka shoqëruar disa herë atë në Qerret bashkë me arkitektin e shtëpisë, ku ajo është marrë me arredimin, arkitekturën dhe dizajnin. Nëse i kthehemi edhe kallëzimeve të bëra pretendohet se ka pasur dy vila, ku njëra është prishur për të krijuar një oborr më të madh dhe një pishinë.

Nëse shohim librat e blerjes dhe shitjes të dorëzuara pranë administratës tatimore nga kompania S&D Invest, e cila zotërohet nga zoti Gentian Sula, pronari i kompanisë “Agi Kons”, rezulton se vila është regjistruar në emrin e kësaj kompanie dhe vazhdon të jetë e regjistruar atje. Aty janë shënuar pagesa të kryera nga zoti Erion Veliaj në vitin 2020 dhe 2021 për mirëmbajtjen e vilave A4 dhe A6.”-tha gazetarja Xama.

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më