Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vangjeli tha se më 2 Prill 2024 Bashkia Elbasan pati shpallur njoftimin paraprak për këtë procedurë konkurruese ku njoftonte si fitues Operatorin ekonomik të vetëm pjesëmarrës ‘ENERGYOLBEN’ sh.p.k, e cila ka pronar Arben Asllanin me të vëllanë.
TIRANË- Zëdhënësja për anti-korrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur një deklaratë për mediat ku ka denoncuar përfitimin kriminal të tenderave në bashkinë e Elbasanit.
Vangjeli tha se më 2 Prill 2024 Bashkia Elbasan pati shpallur njoftimin paraprak për këtë procedurë konkurruese ku njoftonte si fitues Operatorin ekonomik të vetëm pjesëmarrës ‘ENERGYOLBEN’ sh.p.k, e cila ka pronar Arben Asllanin me të vëllanë.
DEKLARATA E PLOTË:
Më 26 Shkurt 2024, Bashkia Elbasan shpalli njoftimin për dhënien me qira të sipërfaqes 33 ha në fshatin ‘Labinot’ për 10 vite. Qëllimi i dhënies në përdorim: Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.
Më 2 Prill 2024 Bashkia Elbasan pat shpallur njoftimin paraprak për këtë procedurë konkurruese ku njoftonte si fitues Operatorin ekonomik të vetëm pjesëmarrës ‘ENERGYOLBEN’ sh.p.k’.
Së pari, ‘ENERGYOLBEN’ është në pronësi të kompanisë ELTEX shpk e cila ka pronar Arben Asllanin me të vëllanë.
Arben Asllani më herët ka qenë drejtues i Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan. Në vitin 2023 u emërua Drejtor i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.
Së dyti, Arben Asllani, edhe pse me detyrë drejtues i institucioneve shtetërore është investuar personalisht lidhur me ndërtimin e HEC OLBEN për të cilin, në cilësinë e përfaqësuesit të ELTEX shpk ka paraqitur kërkesë pra Agjencisë së Mjedisit për të cilin është hartuar edhe VNM përkatëse.
Ndërkohë KLSh në raportin e auditimit për bashkinë Gramsh 2023, ka gjetur shkelje lidhur me kompaninë e z. Asllani duke evidentuar keqadministrim të sipërfaqeve të fondit pyjor dhe moszbatim të kuadrit rregullator të fushës.
Sipas KLSh Shoqëria ‘Eltex’ me administrator ligjor Oltion Asllani, më 13 shkurt 2020, ka lidhur kontratë ‘Për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik’ me Bashkinë Gramsh për ndërtimin dhe operimin e HEC Olben me afat 10-vjecar dhe nuk ka kryer pagesat sipas kushteve të kontratës të mësipërme.
ELTEX është përfitues i 109,787,713 lekëve për rimbursim TVSH përfshirë edhe një pagesë prej 6 milion lekësh si kthim shume për pjesëmarrje në ankand Magazina 146 Elbasan.
Drejtorët e Edi Ramës sigurisht përdorin pozitën shtetërore duke e shfrytëzuar për përfitime personale, por pyetja është: a do ta lejojë SPAK Gledian Llatjan të lidhë kontratë me kompaninë e Drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Qarkut Elbasan, Korçë dhe Berat?
pamje nga tryeza TIRANË- Partia e Lirisë po zhvillon ditën e sotme tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave &n...
edi rama, mark marku TIRANË- I ftuari i radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama ishte ish-deputeti Mark Marku, shefi i Departamentit t...
pamje nga mbledhja TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së ...
ilir meta TIRANË- Më 27 prill, Partia e Lirisë do të mbajë konventën e saj , ku pritet të miratohet dokumenti i "5 prior...
ilir meta TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta tha i vendosur në mbledhjen e Komitetit Drejtues se në kryesinë e partisë nuk ...
foto nga brukseli TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ndërkomb...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij para tubimit të përnatshëm të demokrat&e...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në mbledhjen e Komiteti Drejtues iu drejtua së...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues, se...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideroi bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi se përfaqësuese...