LIVE UPDATES
Politike

Ura e Madhe e Kukësit/ Berisha: U inagurua sot për herë të tretë, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te 'Rruga e Shpresës', Berisha akuzoi kryeministrin Rama, pasi sipas tij, e ka ndërtuar urën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. 

4 Nëntor 2024, 19:59 Nga ZH.LL
Ura e Madhe e Kukësit/ Berisha: U inagurua sot për herë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te inaugurimi për të tretën herë i Urës së Kukësit nga Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te 'Rruga e Shpresës', Berisha akuzoi kryeministrin Rama, pasi sipas tij, e ka ndërtuar urën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. 

Berisha tha se Ura e Kukësit ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

A e dini ju, çfarë ndodh me paratë? Tallet me cinizëm me pensionistët.

Sot pensionistët shqiptarë krahasuar me 2013, por le të themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha këtë punën e Partisë Demokratike, që thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike.

Ky mashtrues ordiner.

Ju lutem, më thoni pak çfarë ka ndërtuar në 11 vite ky njeri?

Rrugë e filluar dhe e mbaruar e vetme në 11 vitet e tij janë 20 kilometra Kashar-Thumanë, të cilën e ka ndërtuar me çmimet më stratosferike.

Rrugë e vetme, asnjë tjetër fillim dhe mbarim të saj. Tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm të planetit. Tunelin që shkon deri në 65 mijë euro për banor investimi. Tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro.

Çfarë ndërtoi? Më falni, ë, me 57 miliardë euro buxhete në këto vite?

Mendoni pak, me gjysmën e këtyre u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada, qindra e mijëra shkolla dhe kopështe. Shqipëria u trasformua.

Po me 57 miliardë të këtyre viteve, çfarë ndodhi?"

Pensionisti merr sot të llogaritur me inflacionin, 40% më pak se sa merrte në vitin 2014, apo në në vitin 2013. Dhe tallet me të në mënyrën më cinike, më të pashpirt. Ua merr korrigjimin, indeksimin e periudhën e mars-tetor për t’ua bërë dhuratë në dhjetor si bonus se gëzojnë më shumë në dhjetor.

Sot inaguroi për herë të tretë Urën e Kukësit. Dhe ajo e ndërtuar nga koncensionari, natyrisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

A e dini ju sa ka kushtuar ajo urë? 250% shtrenjtë se Ura e Bunës. Ura e Bunës e ndërtuar në vitin 2013, e përfunduar është urë me mekanizëm hapjeje, hapet dhe lejon kalimin e mjeteve lundruese.

Kurse ajo, urë fikse të cilën e ka inaguruar nja tri herë gjer sot ndërtohet me 30, apo 35 milionë euro.

Nuk ka dyshim se vjedh tek privati, vjedh tek shteti, vjedh kudo dhe vetëm vjedh.

sali berisha ura e madhe e kukesit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës