4 Nëntor 2024, 20:08
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjene e sotme u shpreh se këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre.
Berisha gjithashtu tha se Edi Rama po ndërton aeroportin më të madh në Ballkan në Vlorë për të gjobitur shqiptarët me tarifën e qindra mijërave biletave të munguara.
Sipas Berishës ai ka angazhuar edhe televizionet kombëtare në një propagandë të turpshme mashtrimi ku gjysmën e lajmeve ua kushtojnë mashtrimit të qytetarëve dhe lustrës së narkodiktatorit.
"Ky është pra, mashtruesi, hajduti që mendon se mbulon vjedhjet e tij me mashtrime. Mendon se, arrin të mashtrojë punonjësit, qytetarët, arrin të mashtrojë pensionistët dhe me cinizëm tallet me ta. E vërteta është, se prej 6 apo 7 vitesh që merr taksën e rrugës së kombit, objekti i vetëm i ndërtuar është ajo urë. Nuk ka ndërtuar një km2 në rrugën Milot-Rrëshen.
Ndërton aeroportin më të madh në Ballkan në Vlorë për të gjobitur shqiptarët me tarifën e qindra mijërave biletave të munguara, ndërkohë ka angazhuar televizionet kombëtare në një propagandë të turpshme mashtrimi ku gjysmën e lajmeve ua kushtojnë mashtrimit të qytetarëve dhe lustrës së narkodiktatorit.
Miqtë e mi, në parlament së bashku me qytetarët, së bashku me pensionistët, së bashku me studentët, me të rinjtë do bëjmë një betejë që betejë që parlamenti s’e ka parë për vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar. Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre. Parlamenti do të jetë i qytetarëve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik është beteja jonë.
Asnjë shqiptar më pak se 200 euro në muaj! T’ua marrim hajdutëve, t’ua marrim qeveritarëve, t’ua marrim zyrtarëve, narkozyrtarëve, t’ua marrim trafikantëve. T’ua marrim oligarkëve, t’ua kthejmë qytetarëve, t’ua kthejmë pensionistëve," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Nëntor 2024, 19:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se shqiptarët gjat&eum...
Politike
4 Nëntor 2024, 19:32
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në vitet 2005-2013 prodhimi i brendshëm u dyfishua, ...
Politike
4 Nëntor 2024, 19:31
ZH.LL
Ura e Madhe e Kukësit
KUKËS- Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi ...
Politike
4 Nëntor 2024, 19:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama &e...
Politike
4 Nëntor 2024, 18:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar një mesazh...
Politike
4 Nëntor 2024, 18:20
E. D
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi Strategjinë Ndërse...
Politike
4 Nëntor 2024, 17:13
M.B
Silvi Bardhi
TIRANA- Koordinatorja e departamenteve në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, ka dalë në një deklaratë p&eum...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:48
M.B
Albert Veliu
TIRANA- Albert Veliu, i njohur si “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim të publikuar n&e...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:32
M.B
Pavlos Marinakis
GREQIA- Athina zyrtare ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në...
Politike
4 Nëntor 2024, 16:21
E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Zëdhënësja Antikorrupsionit parnë PD, Genta Vangjeli publikoi më 12 tetor të këtij...