LIVE UPDATES
Politike

'Turi i falenderimeve'/ Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Rama tha se detyra e tyre është që të bëjnë ato që njerëzit që i besuan, të punojnë dhe të angazhohen.

22 Maj 2023, 16:13 Nga A.B
'Turi i falenderimeve'/ Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se
Edi Rama

MAT- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë qytetarët në Mat që i kanë votuar, por edhe ata që nuk kanë votuar. Për këta të fundit, ai tha se nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë duke votuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pjesë e së cilës ishte Ilir Meta.

Rama shtoi se gjërat kanë ndryshuar dhe tanimë, detyra e tyre është që të bëjnë ato që njerëzit që i besuan, të punojnë dhe të angazhohen.

"Nuk kemi ardhur për të ju kërkuar vota, por kemi ardhur për të ju falenderuar për të gjitha votat që na dhatë sepse ju e bëtë detyrën tuaj, ndërsa tani na takon ne që të bëjmë tonën që këtë investim në mbështetje të jua kthejmë në punë të mira dhe në mbarësi dhe mirësi për komunitetin tuaj. Shpeshherë shumëkush parapëlqen që t’i bjeri shkurt dhe të thotë se politika nuk ja vlen, por besoj se këtu në Mat, kush do që të kuptojë, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta vlen, politika dhe vota vlen sepse nuk janë të gjithë njësoj. Gjërat kanë ndryshuar dhe unë besoj se në këtë votë për PS, është edhe konfirmimi i ndryshimit, por edhe besoj se në këtë votë ka një pritshmëri të madhe prej nesh sepse tanimë, kjo pritshmëri, provë e faktit se ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë shpresën dhe t’i përgjigjemi shpresës së njerëzve me më shumë punë dhe angazhim dhe me më shumë rezultate sepse ndryshimet që kanë ndodhur janë të mjaftueshme për të parë se sa shumë kemi bërë.

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ende shumë akoma dhe në fund të fundit ju na keni votuar për atë që prisni prej nesh dhe për atë që ne duhet të bëjmë. Theksi që kësaj fitoreje i kanë dhënë votuesit e djathtë, ata që nuk kanë votuar kurrë për PS-në. Legjendare që Klosin e fitoi një grua që i ka shërbyer komunitetit për shumë vite, e cila është ndër më të spikaturat kur merr prej njerëzve atë që ata duan të thonë dhe kur i përgjigjet atyre me përkushtim dhe me një sens përkujdesje që e ka bërë Valbonën të jetë ndër njerëzit më të respektuar. Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës, e jashtëzakonshme ndryshimi. Edhe Bulqiza, edhe Klosi do të jenë në këto vite në pararaojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre. Falenderimi i duhet bërë të gjithë votuesve. Falenderoj edhe ata që nuk erdhën në votime, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin e një vote për “Bashkë Fitojmë” për “Like floririn”. Ju kanë hequr aq shumë vota atyre. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të gjithë Shqipërinë, atë përmbysje në harta ta kthejmë në përmbysje për të gjitha aspektet e jetës"- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora