LIVE UPDATES
Politike

Trump përzgjodhi Grenell për misione të posaçme ndërkombëtare, analiza: Çfarë nënkupton për Kosovën?

Njohësit e çështjeve politike shprehin mendime të ndryshme sa i përket nivelit të përfshirjes së tij edhe në dialogun Kosovë- Serbi.

15 Dhjetor 2024, 21:17 Nga N.F
Trump përzgjodhi Grenell për misione të posaçme
Grenell

SHBA- Ish-përfaqësuesi i presidentit Donald Trump për dialogun dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar përfaqësues presidencial për misione të posaçme ndërkombëtare.


“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, pa dhënë më tej sqarime për përgjegjësitë e këtij pozicioni. Grenell ka thënë se për të është nder i madh që i është besuar ky post. Por një burim nga ekipi i transicionit i Trumpit tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu te tensionet në Ballkan. 

Njohësit e çështjeve politike shprehin mendime të ndryshme sa i përket nivelit të përfshirjes së tij edhe në dialogun Kosovë- Serbi.

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se nuk është pyetja se a do të përfshihet, por kur do të përfshihet, sepse për shkak të përvojës së tij nga mandati i kaluar mendoj se domosdoshmërisht që do të përfshihet, por orientimisht mendoj që do të jetë pas përfundimit të dy krizave globale: luftës në Gaza dhe asaj në Ukrainë – ku edhe fokusi amerikan do të mund të rikthehej drejt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, – ka deklaruar Artan Muhaxhiri.

Ndërsa Albinot Maloku ka deklaruar se Grenellin e sheh më të angazhuar në vatrat e luftës.

“Më shumë e shoh të angazhuar në ato pikat e nxehta, në vatra të nxehta të luftës sesa në Ballkan. Gjithsesi se do ta japë kontributin e tij nisur nga përvoja e tij në Ballkan, mirëpo nuk e shoh që do ta ketë angazhimin thelbësor në çështjet e Ballkanit duke i parë të gjitha këto vatra të nxehta lufte që janë duke ndodhur nëpër botë”, ka deklaruar Maloku.

E në rast të përfshirjes së tij të madhe në dialog, ata presin që ai ta reflektojë disponimin e administratës Trump.

“Nuk prezanton ambasadori Grenell kërcënim të pozicionit të Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, që është interesi ynë thelbësor, mirëpo do të jetë punonjës me eksperiencën e tij në administratën e re amerikane që angazhimin e tij do ta ketë për detyrë ta kryejë në vatrat e nxehta. Gjithsesi, këshillat e tij për Ballkanin Perëndimor do të jenë të mirëseardhura, politika e presidentit Trump do të jetë ajo me ndryshime gjithsesi – jo krejtësisht siç ka qenë dhe unë nuk e shoh në asnjë mënyrë kërcënim në mes të raporteve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës çfarëdo pozicioni, e lëre më këtë pozicion që republika e Kosovës, për Ballkanin nuk do ta ketë vendin kryesor”, ka theksuar ai, derisa Muhaxhiri u shpreh se administrata Trump “s’i pranojnpërgjigjet negative”.

“Gjithsesi që përfshirja e tij do të jetë në frymën e administratës Trump, pra një administratë e cila nuk i pranon përgjigjet negative, e cila kërkon një bashkëpunim, që mund të ketë shpërblime të mëdha, por edhe dëme të mëdha, pra e cila nuk ka një mes – është një administratë e cila ka një qasje krejtësisht ndryshe nga ajo e kaluara… Përfshirja e Grenellit në dialog do të kërkojë shumë më tepër efikasitet, pra nuk do të lejojë biseda të pafundme, nuk do të lejojë zvarritje të procesit, siç ka ndodhur gjatë administratës Biden, pra do të kërkojë një shpejtësi, një vendimmarrdhje dhe ato palë të cilat do ta pranojnë këtë qasje do të përfitojnë shumë, ndërsa palët të cilat do ta refuzojnë do të përballen me pasoja shumë të mëdha. Pra, nuk do të ketë hapësirë për manovrime tipike siç kanë ndodhur deri me tani”, ka thënë ai.

Qeveria “Kurti” 1 u rrëzua në kohën kur Grenell ishte përfaqësues i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi. E kryeministri Albin Kurti e akuzoi Grenellin se ndikoi tek LDK-ja për të dalë nga koalicioni. Administrata amerikane në kohën e Trumpit synonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë kundër së cilës ishte kryeministri Albin Kurti. Në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit që e kishte në bosht bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk është përmendur shumë pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael./ Marre nga Koha.net

grenell trump kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj