LIVE UPDATES
Politike

Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim

Kurti implikoi Radoiçiçin dhe vetë shtetin e Serbisë në organizimin e tij, edhe pse udhëheqja serbe e mohoi çdo përgjegjësi.

15 Dhjetor 2024, 14:54 Nga r.ll
Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi,
millan radoiçiç

KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të sigurisë. Për më shumë se një vit, emri i tij lakohet si “kriminel”, “terrorist” e “kontrabandist” dhe përmendet në akuza, qofshin zyrtare apo verbale, për orkestrimin e sulmeve në Kosovë.

“Të gjitha këto sulme që kanë ndodhur, por edhe sulmet në të ardhmen që i planifikojnë, drastikisht bie gjasa që të realizohen, nëse u dorëzohet institucioneve të Kosovës, të policisë e të drejtësisë, Millan Radoiçiç”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai e bëri këtë deklaratë pas sulmit të 29 nëntorit në Ibër-Lepenc, kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit. Kurti implikoi Radoiçiçin dhe vetë shtetin e Serbisë në organizimin e tij, edhe pse udhëheqja serbe e mohoi çdo përgjegjësi.

Radoiçiç, përndryshe, ka një aktakuzë në Kosovë, për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, e cila, mes tjerash, e ngarkon me terrorizëm. Kundër tij ka edhe një fletarrestim.

Ajo që dihet është se ai gjendet në Serbi, së paku sipas autoriteteve atje. Ndaj, Kurti, pas sulmit në Ibër-Lepenc, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Beogradit për ta dorëzuar në Kosovë.

“Në Kosovë ka sundim të ligjit. Gjykatat janë pakrahasimisht më të mira se në Serbi. Këtë e thonë edhe raportet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të sigurojë ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës nëse ka marrë ndonjë garanci nga bashkësia ndërkombëtare. Ngjashëm, as Departamenti amerikan i Shtetit e as Bashkimi Evropian nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it se si do të procedojnë pas thirrjes së Kurtit.

Augustin Palokaj, gazetar që prej vitesh përcjell politikën evropiane, thotë se gjasat që Radoiçiq t’i dorëzohet Kosovës, janë joreale.

“Kjo kërkesë apo ky kusht nga kryeministri i Kosovës shihet si i logjikshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Serbia nuk është duke ndërmarrë ndonjë masë”.

“Mirëpo, Serbia nuk ekstradon askënd në asnjë vend tjetër, kështu që Bashkimi Evropian ka mirëkuptim për të gjitha vendet e rajonit, që nuk i ekstradojnë shtetasit e tyre në vendet e tjera - me përjashtim të strukturave gjyqësore ndërkombëtare”, thotë Palokaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, thotë se koha për t’i bërë presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të ndërmarrë masa kundër Radoiçiçit, është tani, përpara se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ta marrë detyrën në janar.

Vogel thotë se ky presion duhet të vijë nga BE-ja, sepse kthimi i Trumpit nuk pritet të sjellë ndonjë gjë pozitive për Ballkanin Perëndimor, sipas tij.

“Nëse do të kishte presion për ekstradimin e Radoiçiçit, është vështirë të thuhet, marrë parasysh marrëdhëniet e komplikuara mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është e pazakonshme për shtetet që të mos i ekstradojnë shtetasit e tyre. Por, administrata e presidentit aktual amerikan, Joe Biden, dhe BE-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiçit se është e patolerueshme që Radoiçiq të vazhdojë të jetë i lirë në Serbi”, thotë Vogel për Exposenë.

Serbia është duke zhvilluar po ashtu hetime kundër Radoiçiqit, i cili e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Një polic i Kosovës është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjen e armatosur që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha në fillim të këtij muaji se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiçit, do të merret në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiç dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Pas seancës dëgjimore në Beograd, në tetor të vitit 2023, ai u la i lirë, por iu kërkua të mos dilte nga Serbia dhe të paraqitej dy herë në muaj në stacionin policor kompetent.

Nga Gjykata e Lartë në Beograd konfirmuan se kjo masë i është zgjatur deri në janar të vitit 2025 dhe se Radoiçiç është “duke e respektuar”.

Se në cilin vend të Serbisë ndodhet ai, nuk është e qartë. Ministria e Brendshme serbe nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se në cilin stacion policor lajmërohet. Thirrjeve të REL-it nuk iu përgjigj as avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviç.

Një avokat tjetër serb, Bozho Prelleviç, thotë se vendimi i Prokurorisë së Lartë në Beograd mund të jetë të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiqit, ose të mos e ngrejë fare atë.

“Vendimi zakonisht merret pas analizimit të provave. Meqenëse ky rast është i mbyllur për publikun, ne nuk e dimë se çfarë provash ka prokurori dhe nuk e dimë se kush është dëgjuar”, thotë Prelleviç.

Prokuroria serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë kanë zbuluar hetimet dhe çfarë veprimesh janë ndërmarrë. Megjithatë, njoftimi i saj se do të dalë me një vendim, u bë në ditët kur BE-ja pritet të vendosë për zhbllokimin e mundshëm të negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Palokaj thotë se BE-ja do t’i lidhë këto dy çështje me njëra-tjetrën, por, sipas tij, pa ndonjë rezultat të prekshëm në praktikë - për këtë arsye:

“Ka shtete anëtare në BE [si Hungaria], por edhe në NATO që nuk janë të interesuara që të dëshmohet roli i Serbisë në Banjskë, sepse nëse BE-ja e ka cilësuar këtë sulm si terrorist, dhe nëse dëshmohet se Serbia mbështet veprime të tilla, atëherë Serbia do të duhej të trajtohej si një vend që sponsorizon terrorizmin”.

“E, për një gjë të tillë nuk janë të interesuara disa vende të BE-së dhe nuk janë të interesuara as Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Palokaj.

Palokaj shton se, jozyrtarisht, në BE pranojnë se e dinë saktë se kush janë përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se veprat e tyre tashmë janë dëshmuar.

Ai thotë se BE-ja, parimisht, pret që ata të arrestohen dhe të gjykohen në Serbi, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, nëse Serbia e sheh se nuk ka pasoja nga mosveprimi.

Kjo situatë padyshim se reflekton edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sepse Kurti e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në këtë proces me dorëzimin e Radoiçiçit.

“Druaj se rajoni është duke hyrë në një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe, kryesisht për shkak të administratës së ardhshme të Trumpit”, thotë Vogel.

“BE-ja duhet të veprojë dhe duhet të veprojë tani. Ndaj dialogut duhet pasur një qasje krejtësisht të re. Më duket se shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja e Zgjerimit, Marta Kos, janë të vetëdijshme për këtë”, shton ai.

Në një takim me Kallasin, më 3 dhjetor, Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga dorëzimi i Radoiçiçit si një nga kushtet për vazhdimin e dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një ditë më vonë, në takim me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, Kurti ka folur po ashtu për rëndësinë e arrestimit të Radoiçiçit, duke thënë se ai e ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Vuçiç, dhe të aparatit shtetëror atje.

Në një forum në fund të qershorit, O’Brien ka thënë se Serbia ka premtuar se Radoiçiç do të përballet me ligjin, në lidhje me sulmin në Banjskë.

Më herët, përmes misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, Serbia ka kërkuar informacione nga Kosova për Banjskën, por Kosova e ka refuzuar këtë kërkesë.

Në lidhje me këtë foli këtë javë edhe ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla:

“Janë dy gjëra të ndryshme kur thuhet që ne t’ia japim provat që i kemi Serbisë, e ajo të organizojë pastaj një maskaradë - kinse gjykim për Radoiçiçin - dhe është tjetër që Radoiçiç të na dorëzohet neve përmes EULEX-it”.

“Ne bashkëpunojmë ngushtë me EULEX-in dhe patjetër që do të ishim të vullnetshëm për ta shfrytëzuar atë mundësi që Radoiçiç të vihej para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, tha Sveçla.

Radoiçiç, prej vitesh, është nën sanksionet e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar. Në Kosovë, ai dyshohet edhe për disa vepra të tjera kriminale, përfshirë vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Zgjidhja përfundimtare, mesa duket, do të varet krejtësisht nga vullneti i palëve të përfshira për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në ndjekjen e drejtësisë dhe të stabilitetit. Por, deri te zgjidhja e tillë, që shpesh është në pëllëmbë të dorës, mund të duhen edhe vite kohë./REL

millan radoiçiç serbi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet