LIVE UPDATES
Politike

“Trajtim preferencial”, Belind Këlliçi prezanton programin për personat me aftësi të kufizuar

11 Maj 2023, 16:47 Nga DOSJA

“Trajtim preferencial”, Belind Këlliçi prezanton
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shpalosi programin e tij për personat me aftësi të kufizuar. Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave, Këlliçi premtoi më shumë vëmendje për këtë shtresë të shoqërisë, e cila deri më sot është lënë në harresë nga bashkia e Tiranës. Një ndër problemet kryesore për personat me aftësi të kufizuar, është mungesa e rampave në pallate, rrugë apo institucione, gjë për të cilën Këlliçi u angazhua se do të punojë që të zgjidhet pas 14 majit.

“Edhe pse ekziston që prej vitit 2008 rregullorja, dhe këtu më korigjoni nëse e kam gabim, zbatimi I rregullave për eleminimin e barrierave arkitektonike dhe banesat, hapësira dhe shërbimet publike, e cila përmban të gjitha detajimet teknike për realizimin e elementeve të përshtatmërisë në standardet e duhura, bashkia e Tiranës, sërish deri sot në vitin 2023 nuk I ka zbatuar këtë rregullore. Këto rregulla ju garantoj që do të zbatohen menjëherë në procesin e planifikimit dhe dhënien e lejeve të ndërtimit për të siguruar që të gjitha ndërtesat e reja të jeë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe perëndimore”-tha Këlliçi.
Autobusi falas do të jetë një lehtësim për këtë shtresë të shoqërisë, por Belind Këlliçi premtoi gjithashtu edhe modernizim të transportit publik, me autobus që ofrojnë rampa për ngjitjen e karrocave në këto mjete.

“Unë kam bërë një premtim për autobusin falas dhe sigurisht do ta mbaj pas 14 majit. Por mbi të gjitha ne do të modernizojmë linjën e autobusave dhe të gjitha stacionet edhe për personat me aftësi të kufizuara. Në pjesën e programit të modernizimit të flotës së autobusëve që do të jepen pa pagesë, sigurisht ka për të qenë dhe sigurimi I autobsuëve që janë të pajisur me rampa që e kanë një detyrim”-tha Këlliçi.

Një tjetër angazhim, është ai për rritjen e kuotave të punësimit të personave me aftësi të kufizuar në bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi.

“Kuoata e punësimit për personat me aftësi të kufizuar do të jetë një prioritet tjetër që bashkia e Tiranës do të vendos përmes sistemit të kuotave të punësimit të stafit të saj dhe të ndërmarrjeve publike në varësi të bashkisë së Tiranës. Një praktikë që zbatohet në shumë vende europiane. Për sa I përket integrimit të personave me aftësi të kufizuar, do të ndjekim këtu, modelin e Gjermanisë dhe të Luksenburgut, ku kjo përqindje do të jetë 5% e fuqisë punëtore në varësi të bashkisë Tiranë brenda mandatit të parë”, u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Belind Këlliçi premtoi më shumë vëmendje edhe në trajtimin financiar nëpërmjet programeve të ndryshme që janë në kompetencë të pushtetit lokal, duke veçuar këtu edhe politikat e strehimit.

“Do të ketë prioritet në financimet dhe mbështetjen sociale që ofrohet nga bashkia për personat me nevoja të veçanta do t`u jepet një bonus pikësh avantazhuese në çdo thirrje. Konkurs apo proces të aplikimit për mbështetje nga bashkia e Tiranës. Qytetarët me aftësi të kufizuar do të kenë një trajtim preferencial kur bëhet fjalë për politikat sociale të strehimit. Kjo në mënyrë të veçantë”-tha Këlliçi.

Për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, apo të moshuarit që nuk kanë kujdestarë, parashikohet ndërtimi i katër qendrave të shërbimit në banesë.

“Do të ndërtojmë katër qendra të shërbimit në banesë, nga një në çdo vit. Të shpërndara në katër zona të ndryshme për të mbuluar një shërbim sa më gjithëpërfshirës. Këto qendra do të huazohen nga praktikat më të mira perëndimore të kujdesit shoqëror që ofrohen në banesë dhe do ti dedikohen personave me nevoja të veçanta sikurse dhe të moshuarëve, për të cilët nuk është e mundur të marrin shërbime të përditshme sociale ose dhe rezidenciale, dhe të cilët nuk janë nq gjendje të kujdesen për veten apo të ndihmohen nga pjesëtarë të familjes apo një kujdestar personal”-u shpreh Belind Këlliçi.

Ndërkohë, përfaqësues dhe drejtues të shoqatave të personave më aftësi të kufizuar, treguan me shembuj se si bashkia e Tiranës i ka diskriminuar në trajtim këto shtresa të shoqërisë. Në disa raste, shoqatat e PAK, treguan agresionin e bashkisë deri në shembje të zyrave të tyre, për t`i hapur rrugë ndërtimit të pallateve, duke lënë pa ambiente pune shoqatat e aftësisë së kufizuar.

“Jemi katër vite që dera e bashkisë së Tiranës, e të gjithë dyert e bashkive në Shqipëri, janë të mbyllura. Bashkia e Tiranës tinëz, si hajdut, si shkatërrues, ka shkuar dhe ka shkatërruar natën pa asnjë njoftim shoqatën. Kemi pasur dhe një magazinë që na ka dhënë vetë lali Eri dhe ajo magazinë është shembur. Për sa I përket parkingjeve bashkia e Tiranës del mbi KEMP-in. Për të shkuar për të marrë një parkim për t`u futur nën tokë, duhet të shkosh të marrësh një letër te mjeku i lagjes. Absurde! Kemi një qendër kombëtare rehabilitimi të të verbërve, po dhe të gjithë personave me aftësi të kufizuar me 150 shtretër, ne mund ta riaktivizojmë atë qendër. Dhe për fat të keq që në atë vit dhe në vazhdim në asnjë bashki, qoftë bashkia e Tiranës qoftë bashki të tjera nuk ka ofruar asnjë lloj shërbimi të posaçëm për personat me aftësi të kufizuar”-u shprehën disa përfaqësues shoqatash.

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!