LIVE UPDATES
Politike

"Hetojeni"/ Berisha i përgjigjet Gabriel Escobar: "Non grata" ime u bë që të ndihmohej politikisht Rama. Nxirrni prova!

Si bashkëpunëtore, numri një i selisë blu përmend edhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Dyshimet, për Berishën i përforcon mungesa e fakteve dhe e transparencës.

26 Tetor 2022, 19:18 Nga k.m.
"Hetojeni"/ Berisha i përgjigjet Gabriel Escobar: "Non
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka kthyer përgjigje deklaratës së fortë të Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar lidhur me shpalljen e tij "non grata", ku kërkoi edhe hetimin nga institucionet shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Berisha përsiti edhe njëherë se në momentin e parë që do të dilte një provë kundër tij, do të largohej nga politika. Por shtoi se nuk ka asnjë të tillë pasi vendimi ndaj tij, sipas Berishës, është marrë për të ndihmuar politikisht kryeministrin Edi Rama. Si bashkëpunëtore, numri një i selisë blu përmend edhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Dyshimet, për Berishën i përforcon mungesa e fakteve dhe e transparencës.

"Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën. Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë. Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre,"-shkruan Berisha ndër të tjera në postimin e tij.

Disa ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nuk ishte politik por institucional. Escobar u shpreh se SHBA ka partnerë të mirë në Partinë Demokratike, dhe do që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri.

“Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion”, tha Escobar.

Përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar

Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to. Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm. Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon: Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit. Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare. Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike. Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës. Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje! Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij! Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar! Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament! Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare. Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën. Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë. Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan. Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë. #sb

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet