LIVE UPDATES
Politike

Rama 'konspekton' lajmet e 'TopChannel' dhe 'News24', përgënjeshtron çdo kronike kritike: Kanale gjobaxhinjsh

Të dyja kronikat, kryeministri Rama i ka 'skanuar' dhe i konsideron ‘gjoba’. Për fermerët, ai shkruan se jo të gjithë presin frutorët, ndërsa për familjen që jeton në konteiner, Rama thotë se poi a ndërton bashkia shtëpinë.

1 Nëntor 2022, 19:47 Nga F.M
Rama 'konspekton' lajmet e 'TopChannel' dhe
Edi Rama, News24, TopChannel

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në një ‘redaktor’ të kronikave të TopChannel dhe të News24. Pas vizitës që zhvilloi në Korçë ku bisedoi me të rinjtë dhe bëri propagandë për bujqësinë, kreu i qeverisë është përballur me kritikat e një prej televizioneve kombëtare në vend. Dy ishin kronikat që kritikonin punët e kreut të qeverisë, më konkretisht, për tregtimin e mollëve dhe për strehimin e personave që u shembi tërmeti shtëpitë.

Në njërën prej tyre, vetë fermerët, me zë e me figurë flasin për News24 dhe hedhin poshtë deklaratat e Ramës që thotë se Shqipëria po eksporotn mollë, kur në fakt, frutoret në vendin tonë, po pritet. Ndërsa kronika tjetër flet për një familje që vijon të jetojë në konteiner, pasi tërmeti i shembi banesën. Të dyja kronikat, kryeministri Rama i ka 'skanuar' dhe i konsideron ‘gjoba’. Për fermerët, ai shkruan se jo të gjithë presin frutorët, ndërsa për familjen që jeton në konteiner, Rama thotë se poi a ndërton bashkia shtëpinë.

Kronika e News24:

Teksa kryeministri Rama bënte propagandë për arritjet e bujqësisë në një takim me fermerë në Dvoran të Korçës, në një fshat tjetër të qarkut, fermerët sharrojnë drurët e mollës. “Shteti po na mbyt”, thonë ata, duke shtuar se në kushtet e mungesës së tregut, s’iu mbetet veçse të braktisin kultivimin e këtij fruti për të cilin Korça është e njohur. “Bujqësia sot është si asnjë vit dhe asnjë ditë më parë deri më sot’”, tha Rama. Kjo deklaratë e kryeministrit Rama në takimin me fermerë të Korçës, bie ndesh me realitetin në zonën e Devollit, e njohur kryesisht për prodhimin e mollëve. “Ne po presim mole, se i shesim me 30 leke, shteti s’na ndihmon dhe ne kemi filluar t’i presim.. me këtë kohe qe erdhi s’ja vlen t’i mbajmë, nuk na del as mundi as djersa as shpenzimet.”, tha një fermer. Shefi i qeverisë foli për fonde të larta të mbështetjes ndaj fermerëve, por pjesa më e madhe e tyre ka parë si mbështetje vetëm subvencionimin e naftës. “Është e rëndësishme që të ndaj me ju, që bujqësia këtë vit është mbështetur me fondin më të lartë të mbështetur ndonjëherë, që është gati 50 milionë dollarë dhe 50% më shumë sesa fondi i miratuar në fillimit viti për shkak të, natyrisht, krizës dhe për shkak të nevojës për të mos i lënë fermerët vetëm, duke iu dhënë 8 milionë litra naftë pa taksa. Pra falas!”, tha Rama. Ndërkohë, një fermer tha se: “Vetëm subvencionin për naftën kemi marrë, asgjë tjetër”.  Ata që hedhin mollët, sipas kryeministrit janë fermerë që kanë dështuar në punën e tyre. “Ata fermerë të cilët dalin dhe hedhin mollët, që nuk i shesin nuk janë aktorë, janë njerëz realë, janë fermerë që e bëjnë përpjekjen e tyre, por që dështojnë, por kjo është njëra pjesë e të vërtetës”, pohoi Rama. Nga ana tjetër një grua tha se: “Shteti pooo shteti ndihme e madhe, shteti të mbyt, po i presim sa të blejmë drutë 80 leke.  Ndërkohë një tjetër shton se; “Mollët kemi filluar t’i presim, shpenzoj 3 mln lekë edhe nuk marr as 1 mln lekë. Njeri s’na pyet, as treg s’ka…”. Rama foli me shifra konkrete kur tha se synohet që brenda këtij viti të arrihen gjysmë miliardë lekë eksporte bujqësore shqiptare. Por fermerët thonë se nuk arrijnë t’i çojnë mollët as deri në Tiranë. “Imagjinoni, e kemi filluar këtë punë me 120 milionë euro eksporte, jemi sot duke i parë, eksportet bujqësore flas, jemi duke i parë javë pas jave sepse edhe mund t’i arrijmë që këtë vit, gjysmë miliardi. Gjysmë miliardi eksporte bujqësore Shqipëria, e cila deri dje i kishte lenë fermerët rrugëve, ju e dini shumë mirë.”, tha një fermer. “Në Tiranë gjen molle italiane. Po i futi mollët pa akcizë, tregtarët i marrin lirë andej dhe i sjellin këtu. Nafta u ngrit, lum ata që shesin motorseka, që po presin drutë”. “Këto janë shifrat, këto janë faktet, por ndërkohë këto nuk duan të thonë aspak që ne jemi të kënaqur, që bujqësia po lulëzon.”, pohoi Rama. “Rri tërë ditën me burrin në rruge të shesim ndonjë kile molle.”, tha fermerja. Ndërkohë që fermerët presin drurët frutore pasi nuk arrijnë të nxjerrin as mundimin e as shpenzimin, kryeministri paralajmëron vendosjen e një takse shumë të lartë nëse toka nuk punohet apo nuk jepet me qira.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!

Kronika e dytë e TopCahnnel:

“Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i shkatërroi banesën, që vijon të ketë ende statusin ‘e pabanueshme’ nga autoritetet. Për mëse dy vite e gjysmë, familja e saj me 5 anëtarë e ka kaluar jetën në çadër, ndërsa prej pak muajsh janë vendosur në një konteiner, në kushte tejet të vështira. Për mikrofonin e Top Channel, Dëshire Murati ka sot vetëm një dëshirë, që ajo e familja e saj të kenë një strehë ku të jetojnë, që fëmijët e saj të kenë kushte si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për të mësuar.  Kanë qenë dy vitet më të vështira të jetës sonë. Fëmijët nuk kishin ku të studionin, nuk kishin ku të laheshin, në akull borë e furtunë. Falenderoj atë që vuri dorën në zemër që na solli konteinerin, që të paktën nuk është si cadra”, tregon ajo për Top Channel, ndërsa thotë se bashkëshortin e ka të sëmurë, ndërsa vetë është astmatike. “Dua shtëpinë që fëmijët e mi të gëzohen një ditë, zemrën e kanë të copëtuar se nuk kanë ku të mësojnë, s’kanë ku të jetojnë. I bëj thirrje shtetit se dua shtëpinë time. Për shtëpinë e vjetër na kanë thënë për ta shembur. Jemi duke pritur, por ata heshtin, tokën e kemi e letra me të gjitha. Pse heshtin? Dua shtëpinë time, vetëm këtë kërkesë kam. Dua të drejtën time,” -shprehet ajo.

Statusi i dytë i Ramës::

Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!

edi rama top channel

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit